(Koço Devoles në lamtumirjen e tij)
F. Terziu
Harro që s'ishe i lumtur
Harro që s'ishe zhytur në mjerimin tënd
Harro që ishe dashuruar
Harro që s'ishe përkulur me përulësi.
Harro që ishe i sinqertë
Harro që ke dëgjuar gënjeshtra
Harro që ke qarë
Harro që pyete „Pse?“.
Harro që su mashtrove vetëm një rast
Harro që ke aktruar
Harro që ke bërë për të qeshur
Harro që ke qenë atje për të duruar
Harro që të kanë pritur
Harro se s'ke qenë i paditur.
Harro që s'ke një testament
Harro që ishe i fkulluar
Harro që ishe Njeri i rrëndë
Harro që s'ke gabuar.
Harro që ishe i çuditshëm
Harro që kishe të drejtë
Harro që ke luftuar bindshëm.
Harro tani, ose përgjithmonë hesht
Sepse nuk do të harrohesh në asnjë ditë
Jo për veten, të paktën për Njeriun e thjeshtë
Se nuk do harrohesh si Artist!.
Kjo poezi liriko-meditative prej një olimpikëve të letrave shqipe, është kurorë e mrekullueshme mirënjohje e respekti të merituar për Koço Devolen, një ndër yjet shkëlqimtar në kostelacionin e artit tonë teatror.
Kozma Gjergji.