Bukuria është subjektive ; fyerja mungesë edukate !
Reis Mirdita
Ka kohë që pata vendosur të mos përzihem në çështjen e zgjedhjeve! Mbase edhe pas zgjedhjeve në të katër anët e Shqiptarisë !
Por ec e qëndro në heshtje!
Si thoni ju Kazanovat! Presidentja për ju, fatkeqësisht në rradaken që keni, nuk iu doli as pornostar as person që më shumë merret me thigh gap-in e vet se sa me punët e shtetit e të miletit të shkokëluar nga „bukuroshe“ e „bukuroshë“ të politikës suaj.
Sa për njohuri të tuajën, të them se bukuria është subjektive e fyerjet ndaj tjetrit janë pajisje me cilësi të degjeneruara. E para është zgjedhje e lindur kurse puna e fyerjes është edukatë e debilosur dhe e futur gugluç në trurin e hallakatur që nga hapat e para të edukimit.
Në mos përzierjen time në politikën e këtyre dy viteve të fundit po ndërhy pak e besa pa hezitim. Shpresoj se Vjosa do të punoj në rend dhe në harmoni me nevojat e shumta të Kosovës.
Zgjidhje ka dhe shpresoj se ajo do të jetë gjithmonë në nivel dhe e pa hile !
Urime Vjosa ! Votuesit të zgjodhën Zonja më mirë e Kosovës !
Comments