top of page

Fustanin tënd


Fustanin tënd

1 fustanin tënd nuk e ngrita unë📷atë e turfulloi era pullat tua nuk i këputa unë ato i shkëputi vrulli buzët tua nuk i skuqa unë atë e bëri afshi teshat nuk t’ i hoqa unë sytë e mi e bënë ti nuk ishe ajo ti nuk ishe më ti isha unë ai që tolloviste imazhin ti mbete vegim i pakapshëm me fustanin e mëndafshtë mbi qilim hedhur mbi këpucët take larta2 mbrëmë nuk mbylla sy u shfaqe përsëri lozonjare çapkëne e lazdruar krejt shkopsitur dhe fytyrë skuqur

të ngarenda pas por ti përhiheshe dhe treteshe në humbëtirë si njëpasnjëshmëri figurash dhe mbete frymë e puhizë dhe fanar deri në ag 3 të pata dëshiruar kur ishe gonxhe të dashurova kur u shtrive nën shelgun lotues e djersitur si trëndafili në vesë ika nga mëkati yt i madh dhe me fajin tënd nuk din kë donë më shumë më tha

4 mos dënes pëshpërita tjetri do të jetë më zemërgjerë se unë mos u zhgënje nga pikturat shiko para mos nxito ti përqafove të parin që të tha të dua dhe bëtë dashuri nën shelgun tonë lotues Nga përmbledhja me poezi  “Hijedritat e jetës”


Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page