FUSHA MREKULLIBËRËSE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 26, 2019
- 1 min read

FUSHA MREKULLIBËRËSE
Nga Çerkin Bytyçi
Është diku mrekullibërëse një fushë por ku vallë nuk e din dot kush.
N’te mbillen ëndërra si çokollata që rriten të mëdha si në p‘rralla.
Ato janë vetëm për fëmijët e mirë dhe ata që janë si këta të tillë.
Pesëshe mbijnë në te përplot për t‘i vjelur ata që s‘lodhen dot.
Dhe këtë fushë që nuk ka kufi mund t‘a gjejmë ai, unë dhe ti.
Edhe ju, ne dhe ata pa dallim që gjumi, padashur, na zë në lexim. (RW, 25.10.19)
Comments