top of page

Fuat Memelli: E zë së largu nuk dëgjoj


SA HERË…..


Sa herë kompjuterin kam hapur,

Dhe s’kam gjetur ndonjë mesazh,

Më duket vetja i braktisur,

I mbetur vetëm fillikat.


Dhe telefoni kur nuk bie,

E zë së largu nuk dëgjoj,

Merakun vetes prapë ia shtie,

Më duket vetja sikur s’jetoj.


Ky shqetësim prap më pushton,

E kur portieri nuk sjell letër,

Te kutia ime nuk qëndron,

Po ik më tej, te kutia tjetër.


E kur s’troket njeri në derë,

Prap mërzitja më pushton.

Më duket vetja i pavlerë,

Në këtë Botë që më rrethon.


Nga sa tregova në këto rradhë,

Një mësim do rikujtuar:

Njëri- tjetrin mos harrojmë

Se do mbetemi të harruar…

13 views0 comments

Kommentare


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page