Ftohtësi
Astrit Lulushi
Dje fusha ishte vetëm gri
Nga dëbora e shpërndarë,
Ku tani fijet e reja të barit
E kanë vështirë të zgjaten;
Megjithatë, gjurmët e thella
Shënojnë kufirin e borës që iku
Për t’u fshehur në pyllin pranë
Nga ku e shkuara s’mund të shihet
Pasi shalli i bardhë i mjegullës
Mbështillet rreth pemëve
Rrëzë kodrës së zbardhur
Nën qiellin e heshtur rozë;
Por pret me padurim, e ftohtë,
Për të sjellë psherëtimën e ngrirë,
Kur duhet t’a dijë se e pret
Vetëm më e afërta e saj,
Lamtumira e pashmangshme.
Kodra duket më e pjerrët tani,
Mbi dëborë ecet më ngadaltë;
Pse e shkuara shpreson të kthehet
Kur, veç ftohtësisë, tjetër
Nuk ka asgjë çfarë të sjellë?
Comments