
Ftohtë…
Në një çast të shthurur
melankolie,
Nën një ritëm të ri,
i endem mendimit… dhe
xhamin zhvesh të të prek.
Përqafuar trishtimit
me ritmin e zemrës dashuruar,
Endem larg…
Nëpër piktura tiparet e tua
Ndesh,
Dhe kohën tënde prek,
jetoj,
E ngjyrat zhduken…
Mermerosen të ftohta,
Nëpër Mikelanxhelo,
Dhe ngrijnë,
Humbin…
Për tu përplasur fort në një tjetër kohë,
Në një tjetër trup,
Diku larg…
Në një tjetër thellësi.
Sa ftohtë…
Comments