top of page

FTESË PËR TË LEXUAR GAZMEND KAPLLANIN


Granit Zela

-Unë e dua Tersin, megjithatë, - vazhdoi Pandi i Krisur. E di pse e dua, Karl? Se nuk i ka bërë keq askujt. Vetëm vetes". (I keqi i vetes, fq. 149).

Sapo lexova "I keqi i vetes" i Gazmend Kapllanit. Romani i një shkrimtari të sprovuar me artin e fjalës, me teknikat e rrëfimit. Tematika e identitetit të shqiptarit në botën globale e përthyer te personazhe dhe fate tronditëse njerëzore, është gdhendur prej tij në letër mirëfilli si letërsi. Janë mbresëlënëse shumë episode nga grotesku shqiptar dhe marrëzia ballkanase por sidomos tonet filozofike dhe dilemat universale të personazhit të Karlit. Jeta e Karlit endet mes botës shtypëse të qytezës imagjinare të Tersit në Shqipëri, rravgimeve për t'u rikrijuar dhe rilindur nëpëmjet një dashurie të huaj në Athinë për të mbërritur në stacionin e fundit në Boston. Në të vërtetë, ky roman ka dy personazhe kryesorë, Karlin, ikanakun e përjetshëm me shpirt të trazuar dhe të vëllain, i cili me monologët e brendshme në fund të çdo kreu sikur këmbëngul të thotë fjalën e fundit.

Mezi po pres të lexoj "Faqja e fundit" që ka pak kohë që është botuar dhe "Ditar i shkurtër kufijsh" që unë e kam gjetur në gjuhën angleze, por është edhe në gjuhën shqipe. I përkthyer në dhjetë gjuhë, sepse është shkrimtar i shquar, Gazmend Kapllani meriton të ketë lexuesin e tij në Shqipëri. Kjo është ftesa ime e thjeshtë për LEXIM.

124 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page