top of page

FRYJNË ERËRAT.


FRYJNË ERËRAT. Nga Mentor Serjani Fryn era e më bie fjalët e gjetheve, Fjalët e kallinjve të grurit. Fjalët e erës së shpejtë të detit, M'i bien belbëzimet e perdeve. Fjalët e lumenjve,burimeve,ujëvarave, M'i bien shpatet e maleve. Eh,ç'gjuhë e këndshme, E këndshme, sado e dhëmbshme, Por... e tillë,vetëm për poetët. Jam duke pirë verë, Verë shafran,me të lashtin Dionis, Ai vjen me Menadat* e tij të bukura, Embël e buzagazë më rrethojnë, E na futin në shpirt dashurinë, Me lugën e buzëqeshjeve, Bukurinë dhe madhështinë e verërave, E na pëshpëritin me përkundje freskinë e erërave. *Menadat:-Kështu quhen në mitologjinë greke gratë që ishin të caktuara për të shoqëruar perëndine DIONIS.

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page