
Frika e ndëshkimit
Astrit Lulushi
Pse i shmangemi të vërtetës?
Miti i famshëm mbi fëmijën, sopatën e tij, qershinë dhe të vërtetën ka kapur imagjinatën e brezave. Biografia; Jeta e Uashingtonit, u botua për herë të parë në vitin 1800. Sidoqoftë miti i pemës së qershisë nuk u shfaq deri në botimin e pestë, më 1806.
Kurrë Odisea i mençur nuk u mundua më shumë me Telemakun, sesa Washingtoni i vjetër me birin e tij George, për ta frymëzuar atë me një dashuri të hershme për të vërtetën.
“E vërteta, Xhorxh, është cilësia më e dashur e rinisë. Dhe sa bukur shfaqet një fëmijë i tillë në sytë e çdo prindi!
Por, Oh! sa i ndryshëm është Xhorxh, rasti me djalin që i jepet aq shumë gënjeshtrës, sa që askush nuk mund të besojë një fjalë që thotë! Ai shikohet me neveri kudo që të shkojë, dhe prindërit kanë frikë ta shohin atë të vijë midis fëmijëve të tyre....- Po unë, baba (tha George shumë seriozisht) a them ndonjëherë gënjeshtra? - Jo, Xhorxh, falënderoj Zotin që nuk e bën, biri im, dhe gëzohem me shpresën që nuk do ta bësh kurrë”.
Shumë prindër, me të vërtetë, madje i detyrojnë fëmijët e tyre në këtë praktikë të ndyrë, duke i rrahur në mënyrë barbare për çdo gabim të vogël; Prandaj, në veprën tjetër, fëmija i tmerruar rrëshqet në gënjeshtër, vetëm për t’i shpëtuar thuprës.
Kjo anekdodë është një rast tipik - shumë e vlefshme për t'u humbur, dhe shumë e vërtetë për t'u dyshuar.
“Baba, e kam prerë unë pemën me sopatën time”, tha Xhorxh të vërtetën - “Biri im, një veprim i tillë heroizmi vlen më shumë se një mijë pemë, megjithëse me lule argjendi dhe fruta ari të pastër.”
Nga frika e dënimit, njeriu sot i shmanget të vërtetës, dhe mbi gënjeshtra ngreh themelet e jetës, tigra prej letre, si mbi rërë kështjella, madhështia e të cilave merr fund sapo vjen vala tjetër - I abuzuar për një gabim të vogël në fëmijëri, kur merr pushtet abuzon mbi njerëzit që qeveris, dhe kjo bëhet traditë.
Comments