NJË SINTEZË ANALITIKE E SOCIOLOGJIKE PËR ROLIN E MEDIAS DHE INTELEKTUALIT
Deshira per t'u mane me kete teme ka gene e kahershme. Jane te shumta arsyet, por me kryesor eshte fakti, qe tani me shume se kure intelektualet shqiptare duhet ta kuptojne se per ta eshte detyre e madhe, pergiegjesi obligative ge me shume sesa te merren me histori sociale,dubet te angazhohen me traftimin dhe getjen e mugeve te zgjidhjes se problemeve te shumta aktuale, problemeve kruciale te jetés shogerore. Ata kane mision te sjellin gartesi ndaj këtij kaosi social dhe remuje te ngjarjeve qe zhvillohen ne shogeri, né boten reale dhe zhvillimeve tipikisht konfuze ge evidentohen dukshem ne shogerine shgiptare bashkekohore. Realisht ndodhemi para ne situate disi paradoksale, e cila te krijon idene dhe ne fakt duket sikur ka nje terhegje tê intelektualit nga ky mision social. Sidomos eshte fjala per ata intelektuale ge me punën e tyre kane knjuar emer publik, qe me kontributet dhe amtjet personale ne fusha te ndryshme, kané lenê gume evidente ne jeten intelektuale, shkencore, sociale te shogerise ne vite.
Libri i fundit (i 23 nga rradha) “Intelektuali, Media dhe Shoqëria”, i sociologut Gëzim Tushi, “Mjeshtër i Madh” dhe “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut” është një kontribut i shtuar, me vlerë studimore e sociale. Libri ka dy pjesë: pjesa e parë është fokusuar tek intelektualët dhe raportet e tyre të reja me politikën, kulturën, jetën sociale dhe botën mediatike. Ndërsa pjesa e dytë e librit i kushtohet analizave të gjëra të “botës mediatike”, lidhjeve të saj me jetën sociale.
Në mënyrë sintetike, autori këtë “shtresë të shoqërisë” e ka vlerësuar mbështetur në konceptin e gjerë, modern të përcaktimit të intelektualit, rolit dhe misionit të tij në shoqëri, duke e parë dhe vlerësuar atë përtej kufijve të konceptit tradicional e semplist, që të tillë konsideron shkrimtarët, artistët, sociologët, filozofët etj., apo akoma më saktë, autori është kundër shpërdorimit dhe barazimit të intelektualit me çdo njeri që ka një diplomë universitare. Ai mendon se në shoqëri duhen vlerësuar më mirë raportet e intelektualit me problemet e sotme të shoqërisë dhe të politikës. Ky është një nga meraqet kryesore të sociologut Gëzim Tushi, i cili përmes librit synon dhe e realizon evidentimin e një problemi shumë serioz, që ka të bëjë me ridimensionimin e përgjegjësisë së veçantë të intelektualit në jetën shoqërore e politike.
Sipas autorit, jetojmë në kohë moderne, e cila kërkon ndryshime në “ekzistencën sociale” dhe “ndërgjegjen individuale” të intelektualëve tanë. Ai evidenton disa patologji që shfaqen në botën intelektuale, që shpesh ata duke mos të tërhequr ose të maskuar me maskën e gabuar të “modestisë”. Në pjësën “Intelektual steril” apo misionar me “shpirt publik”, Gëzim Tushi evidenton faktin e rëndësishëm se koha e “intelektualit steril”, si qytetar vëzhgues dhe indiferent social ka kaluar. Shoqëria shqiptare, mendon autori, ka nevojë për intelektualin e angazhuar.
Padyshim, raportet e tyre me politikën shqiptare, ndoshta për faj të kësaj të fundit, janë bërë delikate dhe faktor ngurues për shfaqjen e “intelektualit të angazhuar”.
Natyrisht, ekziston edhe një mendim elitar, sipas të cilit angazhimi në politikë të ngushton spektrin e afishimit intelektual. Padyshim, në këto tre dekada të jetës demokratike, është shfaqur një patologji specifike shqiptare dhe ballkanike, që ka ndikuar në shfaqjen e “efektit ndarës” dhe patologjisë së politizimit të intelektualëve në të majtë apo të djathtë të shoqërisë.
Ne jetojmë në kohë moderne, e cila nuk është aq adekuate për tipologjinë e “intelektualit total”, që merret dhe angazhohet për gjithçka e për çdo gjë. Ama një gjë është urgjente për të ndryshuar dhe reflektuar, që nuk është krejtësisht në dorë të intelektualëve, të cilët në këtë rast nuk janë shkaku, por pasojë e vlerësimit social dhe politik. Në këtë situatë, mendon autori, duhet të ndalim relativizimin e rolit të intelektualëve, duke ndihmuar dhe mbështetur me çdo kusht forcimin e rolit social dhe autoritetit të tyre publik.
Autori është angazhuar në pjesën e dytë të librit me një studim dhe analizë sociologjike të gjerë për problemet mediatike, me bindjen se është koha e duhur kur studimet për median dhe efektet sociale të saj duhen zgjeruar, duhen bërë polivalente, sepse jemi në momentet kur zhvillimet e kanë bërë atë “polimorfe (Shtypi, televizioni, mediat sociale, etj.).
Libri e përfshin në panoptikonin e vet të tërë peshën estetike, sociale e politike të medias në tre aspektet themelore të saj: si mjet zbavitjeje, instrument inormimi dhe “fabrikë edukimi”. Me këto objektiva dhe detyra, media jo vetëm duhet të pasqyrojë më mirë shoqërinë dhe problematikat e saj, por dhe duhet të bëhet forcë e pavarur dhe influente për përmirësimin e tyre. Jetojmë në kohë të reja postmoderne, kohë në të cilën media jo vetëm pasqyron shoqërinë, evidenton problemet endemike të saj, por ka forcë ndikuese edhe për përmirësimin e tyre.
Si intelektual dhe ndjekës dhe pjesëtarë aktiv në median e shkruar dhe atë televizive, ai evidenton nevojën e ngutshme, jo vetëm atë të rinovimit moral dhe qytetar të informacionit mediatik, por mbi të gjitha atë të rrezatimit kulturor në shoqëri. Ky, thotë autori, duhet bërë “instikt i medias”, në kushtet kur rritja e pushtetit të medias po shoqërohet me dukurinë sociale të “mediatizimit të shoqërisë”.
Rëndësia në rritje e medias në të gjithë gamën dhe tipologjinë e diversifikuar të saj, janë burim parësor për informimin e qytetarëve. Kjo është arsye madhore pse është bërë kërkesë imperative që media, gazetarët, menaxherët dhe operatorët e saj të udhëhiqen nga principe e kritere të shëndosha deontologjike, duke përballuar me dinjitet luftën për pushtet mbi to, politik apo ekonomik qoftë, e shoqëruar kjo në jo pak raste me kërcënime për të cënuar “lirinë e informacionit”. Të gjitha këto problematika janë të sintetizuara në libër në temat “Politika pragmatiste dhe mëkatet e medias”, “Politika, media dhe mendimi publik” etj.
Librit dhe gjykimeve të sociologut Tushi nuk mund t’i shpëtontë shfaqja e dukshme e një patologjie sociale sinkretike me natyrë individuale e mediatike. Është fjala për fenomenin e intelektualit të sforcuar, i cili, edhe pse “nuk ka gjë për të thënë”, bën çmos të jetë i evidentuar në media për të qënë i dukshëm apo njeri publik. Kjo është arsyeja pse është bërë fenomen në zgjerim ndienja e “ekzibicionit narcizist”.
Padyshim, bota e gazetarëve është bërë tejet e ndërlikuar, duke u shfaqur si një aliazh problematik midis profesionit, aftësive profesionale të kërkuara dhe raporteve me orientimet e pronarëve dhe drejtueve mediatikë. Kjo situatë e koklavitur interesash të përziera me joshje, por edhe kërcënime, diktim dhe instrumentalizim, janë fenomene endemike që nuk mund t’i shpëtonin autorit pa e trajtuar në librin e tij. Doemos, nuk mund të mohohet situata kur media dhe gazetarët përballen me ndërhyrje politike, e cila në jo pak raste i “jep ngjyrë” medias dhe detyron gazetarët të konformohen politikisht, përtej deontologjisë së profesionit të gazetarëve.
Autori, si sociologu, analizon në të njëjtën kohë gjërat e dukshme, por edhe ato që nuk duken apo janë të fshehura brenda kornizës së “industrisë mediatike. Fjala vjen, ai kritikon prirjen e zgjeruar mediatike të “kronikës së zezë”, e shoqëruar kjo me analiza të cekta e të dëmshme, në emër të shpejtësisë dhe sasisë së ndjekësve dhe audiencës mediatike, të konsideruara si meritë dhe krenari profesionale.
Sociologu Tushi mendon se nganjëherë, në emër të “audimetrit”, shpejtësisë, cektësisë pse jo edhe të mëndjelehtësisë, ndodh që informimi të jetë i dëmshëm dhe me pasoja sociale. Sikurse thotë ai, jemi në kushtet kur “ilaçi i medias bëhet më i keq se sëmundjet sociale që pasqyron ajo”. Këtë problem, autori e trajton në kapitullin e dytë të librit, në temën “Përgjegjësia e medias” dhe “shëndeti i shoqërisë” apo “Media, shoqëria dhe ndërgjegjja kritike e qytetarit”, “Hiperrealiteti ekraneve” si psikovampir dhe jeta e vërtetë”, “Politika, media dhe mendimi publik”.
Në libër ka trajtesa të gjëra, që kanë të bëjnë me interpretimin e pushtetit të medias dhe rolin e gazetarëve, të cilët janë, në shumë raste, me peshë e dominancë sociale. E njëjta gjë, sipas autorit, është edhe për rolin e analistëve, opinionistëve dhe përgjithësisht të “intelektualëve mediatikë”, roli i të cilëve ka një rritje substanciale në sferat e jetës politike, sociale e mediatike. Autori e trajton në gjerësi këtë temë komplekse në pjesë të zgjeruara të librit, duke i përfshirë idetë e tij në tema të tilla, si “Komunikimi politik dhe shoqëria mediatike”, “Politika pragmatiste dhe mëkatet e medias”, “Politika, mediatizimi dhe qytetari kritik”, “Politika, media dhe mendimi publik”, etj.
Doemos nuk mund t’i shpëtonte vëzhgimeve të autorit bota e re dhe tejet e ndërlikuar e “medias sociale”, e efekteve pozitive dhe kundërefekteve negative të saj në jetën e përgjithshme të shoqërisë. Sidomos efektet e krijimit të vartësisë elektronike dhe përhapjes së fenomenit të “drogës dixhitale” tek njerëzit tanë, sidomos tek fëmijët dhe të rinjtë. Autori është treguar i ekuilibruar në analizën dhe gjykimin e këtyre “dy anëve të medaljes”.
Duke parë në mënyrë sinkretike aspektin teknologjik të lidhur me atë kulturor, edukativ e social, ai godet në të dy krahët, kur analizon efektet e teknologjisë dixhitale, shfaqjet e indiferencës sociale që po zgjerohet dhe nënshtrimin ndaj patologjisë në zgjerim të vartësisë së njeriut nga teknologjia. Gëzim Tushi e vlerëson këtë kur flet për “Internetin, të rinjtë dhe diktatura dixhitale”, “Qytetar apo homo celularis”.
Janë interesante idetë e autorit për qëndrimin e matur e dialektik përballë këtij dualiteti mediatiko-social, që sipas tij ka sjellë një dilemë sociale të refuzimit apo mbivlerësimit të rolit social, kulturor dhe edukativ. Autori shtron problemin: “Shoqëria është në dilemë përballë alternativës: “Teknofobi apo teknoprofeci”. Ndërkaq ai sjell një lëndë të bollshme edukative për përdorimin e teknologjisë, i bindur që në anomalitë e sotme sociale nuk e ka fajin teknologjia, e cila përbën një arritje të madhe për komunikimin dhe informacionin njerëzor. Fajin e ka kultura e gabuar e përdorimit gati si “drogë” të internetit, celularit, rrjeteve sociale.
Libri “Intelektuali, Media dhe Shoqëria”, i sociologut Gëzim Tushi, është jo vetëm dëshmi e punës serioze, por edhe kontribut i aktivitetit të vazhduar intelektual e sociologjik të autorit. Ai është një material që mund të përdoret jo vetëm nga intelektualët dhe profesionistët e medias, por edhe nga nxënësit, studentët e qytetarët e interesuar për problemet që autori i ka sintetizuar në librin e tij.
Comments