top of page

Flutura në rebus


Nehas Sopaj

13. Flutura në rebus



Ajo flutur ishte konkrete! Ajo flutur tash u bë abs­tra­k­­­­te! Posa u ab­stragua, nisi të rikonkre­tizohet përmes ka­tar­sës-vegu­lli­së si­me: si përhe­rë, më së pari ia dëgjova zë­rin.

Zëri i saj, ah! Gurgullimë e një currili? Britmë e shpi­­­­­­­­­­­­r­­­­­tit tim? Lutje nga planeti tjetër?

Pastaj ia vizatova sy­rin, syrin që më vështroi mua, ve­­­­tëm mua. Me të bardh­të e bebëza­ve.

Pastaj gjuhën. Pastaj ia vizatova vdek­jen në ajër, at­je ku e kisha gjetur. Pastaj mishin prej dheut dhe një qer­shi që as hahet e as pihet, një qershi prej të cilës të zënë mor­ni­cat, të zënë eth­et, të zë rryma.

Pastaj, ti më s’je ti!

Ajo është konkrete, po kur nisi e u abstragua, prej pro­­­­filit të saj-qershi, ajo në vetvete u shumëzua në katrorë e në kube, kurse prej shumës së pro­fi­leve u ngjall me një natyrë të vdekur me gjel­bë­rim të bujshëm.

Shiko: ja një pyll i zi. Një livadh i ver­dhë. Një pë­rro­­c­­­kë e kuqe dhe qindra zana që nga­da­l­thi nisin së rënkuari me zë­­­ra që thërrasin fillimisht qetë e pastaj thekshëm, zë­ra të pikëllue­shëm, zëra piskëllues, zëra që fonemë pas fo­ne­me, e krijojnë emrin tim!

(A e shqiptoi këtë gjë goja e saj, apo po përdëllohet shpirti im?) Në mes nesh është ferri i ndarjes sonë të përgjithmonshme!

Zotynë, ajo është konkrete. Pastaj u bë abstrakte. U shu­­­­­­­­mëzua me të gjitha operacio­net e mundshme ma­­­­te­­matikore.

Një qershi, pastaj një bilion qershizash! Një gojë, pa­s­taj një bilion gojëzash - nisën ta shqiptojnë emrin tim! Ho­ri­zon­ta­lisht. Vertikalisht.

O Ti, po pse vallë po ma rrjep kështu shpirtin mu siç rrjepet një dosë, mu siç rrjepet një qengj? A është ky mallkimi-ur­dh­ër i saj apo prej saj po vjen përrocka e kuqe që hedh fla­kë me shpër­­thi­me flakash me emrin tim në gojë?

Pse vallë, a s’po e ndjen këtë lumë të kuq që po der­dh­et me vrushkuj, me shpërthime suvalash, këtë vullkan që s’ësh­­­­­­të tjetër pos shpirti im?

Në këtë seancë spiritiste, megjithatë, unë s’jam unë! Në vend të gojës sime, ja një mi gjirizi që po cicëron amshu­eshëm si zog këtu mbi varrin tim!

Ooo, ajo është krejt konkrete! Ajo është krejt abstrakte!

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page