
PËR NDER TË DITËS SË TË DAShURUARVE
Dy poezi nga, Kasam Shaqirvela
*
PËR ShËN VALENTININ
ShËN VALENTINI ron për ditën e dashurisë
Dhe dashuria e pastër le të jetë përgjithmon’
Nga degët tek rrënja e ushqen Lisin e njerëzisë
Ky nektar i shpirtit, ky lumë që, kurrë, nuk pushon!
**
FLIJUESIT E DAShURISË
Sonte nata, vetvetiu, merr ngjyrën e kuqe
Ngjyrë kjo që shpreh ngrotësinë e dashurisë
Sikurse zemrat që, n’gjak boj alle mbushen
Trëndafili i Kuq, simbol i besnikërisë
Dhe kjo natë e kuqe pa fund le të zgjasë
Sepse zemrat kanë nevojë të ritmojnë
ShËN VALENTINI, ky flijues i njerëzisë
Të dashuruarit s’ka sesi të mos e kujtojnë
Këtë sakrifikues sublim, këtë sinonim të dashurisë
Kjo është një ditë e veçantë për ata që dashurojnë
Zemrat e dashuruara Trëndafil të Kuq dhurojnë
Dhe Mimozat, këto lule të mrekullueshme, të ndjera
Janë dhuratë nga vetë natyra për nder të dashurisë
Shenja të para që, sërish, po ringjallet pranvera
Pra njerëzimi le të përkundet në krahët e lumturisë
Në këtë ditë edhe ShËN TRIPUNI iu dorëzua flijimit
Kjo sakrificë universale në mbrojtje të njrëzimit
Dhe zemrat e çiltëra udhëhiqen veç nga ndjesia
Ajo është Hyjnore, vjen nga perëndia si dhuratë
Vetëm se ajo nuk varet nga ngjyra apo gjeografia
As nga pozita klasore, rrjedha shoqërore, as me uratë
Njerzorja, në njerëz, rrënjët i ka thellë tek dashuria
Dhe jo thjeshtë tek një dëshirë e fishkur, e thatë.
Respekti dhe dashuria pse i mungon sot njerëzimit?!