Fletëza jete
Sejdi BERISHA:
POPULLI IM, KE ARSYE POR NUK KE MOSHË PËR T’U DËSHPËRUAR...! (Fragment i shkurtër nga eseja me të njëjtin titull)
...Dhe, me këtë sertëllak, kishte shkruar edhe vargjet:”Varrin e Gjyshit shkova për ta vizituar/Përmendoren si e ka/Sa mrrolshëm ai më shikoi/Nuk vjen askush për të më parë/M’u ka mbushur varri me therra...”! Kafshova buzën dhe me hidhërim, por pa zë thash: -Po, qenka mirë sipër varrit për t’ia hedhur edhe ndonjë therrë!... Dhe, duke kujtuar për rrjedhat dhe fenomenet e njeriut tim, gjatë këtij shkrimi sikur m’u imponua edhe diçka që më mundon e më therë në zemër, si idhca që tajit me hidhërim: -Populli im, ke arsye, por nuk ke moshë për t'u dëshpëruar...! Por, çfarë do të thotë kjo?! Më tregoni edhe Ju se çfarë mendoni. Por, kur të përplaseni, nëse përplaseni me këtë mendim, ta keni parasysh se sa rrugë të gjatë kemi kaluar, e sa pak kemi hapëruar! Dikush, ndoshta do të na akuzonte se ndoshta jemi me sindromën e gjeneratave të fjetura!... (©S. B.)
Comments