Bardhë e zi
(Flas me fëmijërinë në Poliçan)
Fatmir Terziu
Ata janë katër. Mjeshtra të Uzinës për armë
luajnë domino
“ZP”-Ja poshtë duarve me kallo mbi divan
lexohet vetëm: “Bota zien kazan”.
Flas me fëmijërinë
bardhë e zi në Poliçan.
Është viti 1969-të
ende pa hyrë në klasë të parë,
“Traktat në Varshavë,
çjerrje maskash në Tiranë”,
e ku i kuptoja vallë?!
Ndjej veshin të skuqet
një zë i qetë më vjen fill nga larg
ndjej babanë.
Më flet me fjalë të athta:
“Asnjë prej tyre nuk mbeti gjallë,
edhe dominotë humbën tek balta!”
Lexoj fëmijërinë në Poliçan
herë tek fotografia, herë tek fjala
mendja arratiset, goja s’bëzan...
... kjo ishte e ardhmja...
Comments