Flamandët mbi liqen
-Shpendët e bukur
Vendi i paqtë….
Që në agim
me ngjyrën rozë të krahëve të tyre
Flamandët elegantë
si një poezi postorale në natyrë
ngrihen e ulen si mbretërorë
hapin krahët e mëdhenj mbi ujë…
Aty buzë bregut
Flamandët hapin krahët
në një lojë të bukur
që japin trallisje të madhe
si një mozaik të vjetër në breg…
E sillen rrotull si hënëz e bukur mbi valët
Flamandët e mëdhenj
që fluturojnë mbi liqen
imazh i mrekullueshëm
plot ngjyra të ndezura
në liqenin me ujin e kthjellët si Kristal !....
Mbrëmjeve me hënë në liqen
Vajzat presin yjet mbi valë
të kthjellta,të bukura si mëngjezet
ëndrrat kthejnë në tinguj kënge !....
Tutje në qiell
mes udhësh dashurie
oshëtin ende kënga e thellësive të shpirtit :
-“ Sa shumë koha kalon
Ah, kjo kohë ëndrrash
Kur flija mbi trëndafila !....”
Commentaires