FJALIM PA ZË NE KISHEN E SKENDERBEUT NE KEPIN E RODONIT.


REXHEP SHAHU


Tungjatjeta qeveri!

Dy vjet më parë, me 28 tetor 2018, duke ligjerue në një kishë madhështore të historisë kombëtare të shqiptareve, une i kerkova ndjese Gjergj Kastriotit Skenderbeut qe nuk e kam vizituar kurre deri sot Kishen e Skenderbeut, ketu ne Kep te Rodonit, kete kishe ku me 29 tetor, 555 vjet me pare ai i shkroi leter Papes dhe nenshkroi aleancen e shqiptareve te sotem me perendimin.

A kupton qeveri se kur eshte nenshkruar aleanca e shqiptareve me Perendimin....

E falenderova mikun tim Alfred Duka, avokat i qyteterimit, qe u be nismetar dhe organizator i pelegrinazhit te sotem dhe e pashe kete kishe hyjnore te ciles nuk ia dime vleren kombetare.

Qeveri, jemi ne vitin e Skenderbeut dhe pervec ca fjaleve ne ere nuk ke bere asgje qe te mbahet mend prej teje per vitin e Skenderbeut. Asgje nuk ke bere per Skenderbeun qeveri e mjere.

Une kam bere me shume se ti, kam botuar nje reviste speciale 500 faqe me letersi te zgjedhur per Skenderbeun bashke me mikun tim , reviste qe ti qeveri e ke zili.

Ti qeveri qe hiqesh si njeri suprizash dhe sillesh si opozitar duke kritikuar PD sikur opozita qeveris e ti rruan veze, duhej minimumi te beje nje mbledhje qeverie ketu ne kete kishe ku une jam duke folur me mend me ty.

Te merrje vendime koti sic ben zakonisht ti qe merr vendime koti ne dobi te pakicave te pakicave zhvatese ndaj shumices se ketij vendi, mor qofte dhe per kultivimin me te madh te droges ne vend, por ta beje mbledhjen ne kete kishe madheshtore te harruar prej teje e te lincuar.

Do ta jepnin mbledhjen tende ne kete kishe edhe televizionet amerikane, afrikane e kineze. Ti vetem per reklame mendon 25 ne 24 ore por prape je i varfer ne ide me gjithe cfare ke rrotull.

Ti qeveriu ine i dashur qe ben shou e llogje pafund, gjej pak kohe e lyp mend dhe beje ndonje gje te bukur per Skenderbeun se nuk mjafton te shkosh ne ndarjen e cmimeve per librin me te mire.

Kur erdhi Papa ne Tirane ngordhe te dukeshe ti si Pape i yni.

Ja ku ke rast te marresh nga lavdia, fama e madheshtia e Skenderbeut, ik beje nje mbledhje qeverie a parlamenti ne Kishen e Skenderbeut.

Dhe ftoji njerzit ta vizitojne kete kishe. Beje rrugen rruge per kete kishe ndonese ti rruge nuk ben pa fituar gjysmen e fondeve rrugeberesit e tu me imzane tende.

Fola me Skenderbeun dhe me tha le te vije qeveriu yt se i jap nga madheshtia ime. Ik pa merak. Beje nje gje te mire se ke rast.

Merri gjithe televizionet e tua dhe jo vetem ERTV- Edi Rama Televizion. Merri dhe gjithe korrespondentet e huaj qe kerrejne per ty dhe beje nje mbledhje ne Kishen e Skenderbeut. Ndoshta do te marresh ndonje vendim te drejte aty ne ate kishe. Aty ne ate kishe nuk mund te genjesh as mashtrosh se Skenderbeu te sherr.

Shko beje nje mbledhje qeverie a parlamenti apo ndonje festival te Kisha e Skenderbeut ne Kep te Rodonit dhe fillo e permireso imazhin tend te rrenuar totalisht prej droges se ndoshta ngjallet ndonje gram besimi qytetar te shteti, te zyrtari se besimi ne ty e ne ju ka ra nen zero, na i ka marre muti shalet, shpresa ka marre malet dhe deshperimi po behet det.

Mos bej asgje nga keto qe them une, por bej dicka cfare te duash vec beje dicka ne kete vit te Skenderbeut te kjo kishe.

Ne mos, bej nje mut te madh sa ti ne zyre dhe ik ne harrim.



27 views

Shkrimet e fundit