Dita e parë e takimit me prof. Murat Gecaj në prani të Viron Konës Hije rëndë si Korabi, I qeshur si Valbona. Xhevahir fjala jote, I pavdekshëm në zemrat tona! Shkrimin tim po e hap me këtë foto të realizuar nga Profesor Murat Gecaj, të publikuar në medjat elektronike; Fjala e lirë, Revista “Dituria” etj. Profesor Murat Gecaj u largua fare papritur dhe ne miqtë e tij nuk mundëm t’i hedhim një dorë dhe. Kushtet e pandemisë na detyruan të qendrojmë larg fizikisht, kurse me shpirt e zemër e përjetuam me shumë dhimbje humbjen e mikut tonë të shtrenjtë dhe fjalë xhevahir, Profesor Murat Gecaj. Kur nisa të shkruaj këto radhë më erdhi në mendje takimi ynë i parë. Ishte viti 2007 dhe shkoja shpesh në redaksinë e Gazetës “Mësuesi”. Në ato vite në Gazetën “Mësuesi” punonte miku ynë nga Vlora, zoti Viron Kona. Ishe dashamirësia e mikut tonë Viron Kona që na miqësoi me shumë miq e shokë jo vetëm të atyre që banonin në territorin e Shqipëris, por dhe me miqtë e shokët në Kosovë dhe diasporë si, Fatmir Tereziu në Londër, Sokol Demaku në Suedi etj. Me Profesorin takoheshim shpesh për kafe dhe një ditë nuk e mbaj mend vitin Profesor Murati në shoqërin e Viron Konës më prezantoi me shkrimtarin nga Prishtina, zotin Xheladin Mjeku. Në një nga ditët që qëndroja në shoqërinë e mikut tim Viron Kona më thotë: “Bashkim e gjeta redaktorin e librit tënd që bënë fjalë për emigracionin. Ai është Profesori Murat Gecaj. Nuk kaluan shumë ditë dhe Vironi na organizojë një takim me Prof. Muratin për të cilin kam shkruar sesa i njerëzishëm u tregua me mua profesori që në takimin e parë dhe mbetëm miq të mirë dhe të sinqert me njëri-tjetrin. Profesori ishte mjeshtër i fjalës dhe publicitetit. Pas leximit të librit “Dobrusha 1700-2010, Profesor Murat Gecaj do e hapte shkrimin e tij kushtuar këtij libri me fjalët brilante; “Secili ka një vendlindje, në një fshat ose qytet qoftë. Mund të shkosh e jetosh edhe në qytetet e vendet më të bukura të botës, por asnjëherë nuk harrohet as nuk duhet të harrohet vatra e lindjes, siç thotë populli, “aty ku të ka rënë koka”. Profesor Murat Gecaj Tiranë, 17 shkurt 2011 Profesor Muarati në takimet tona na fliste shpesh për niprit e mbesat dhe kur botoj librin kushtuar mbesës së tij Dorelës fliste me aq pasion e dashamirësi për mbesën sa ne miqtë e tij me të marrë librin dhuratë nga Profesori jo vetëm e lexuam, por secili nga ne lexuesit shprehu mendimin e tij. Nëpërmjet librit tuaj ju u dhuroni fëmijëve një mesazh të gjallë që në të ardhmen të dinë se si të shkruajnë një esse mbi mbresat dhe përshtypjet që ju lënë vizitat në kopshtin zoologjik, në një park, shikimi i një teatri, filmi etj. Nëpërmjet librit Dorela ju përcillni mesazhin shumë të vyera; Ti duam dhe ti mbrojmë kafshët. Bota e fëmijëve është shumë e pasur dhe e çiltër. Që të përshkruash botën e tyre duhet një zgjuarsi dhe mençuri që jo gjithëkush e gëzon këtë veti si ju prof. Murati që keni mundur të penetroni në botën e brendshme të mbesës suaj dhe nëpërmjet saj në botën e brendshme të fëmijëve të gjithë botës. Fëmijët janë njësoj në të gjithë botën. Ata janë ëngjëj që i kanë shumë për zemër gjyshrit dhe gjyshe, ashtu sikundër ndodhe dhe me gjyshrit dhe gjyshet në të gjithë botën se për niprit dhe nbesat sakrifikojnë dhe veten. Librin Dorela kush do ta lexojë nga fëmijët do gjejë vetveten. Brenda librit fshihet bota e brendshme e Dorelës dhe nëpërmjet personazhit të saj mistere që i mësoni vetëm po të keni mirësin të shfletoni librin e prof. Muratit që ju do aq shumë. Nuk më mbetet gjë tjetër veç ta urojë prof. Muratin jetë të gjatë dhe na dhurofsh sa më shumë vepra. Ju urojë jetë të gjatë dhe udhëtim të mbar në Suedin e Vikingëve. Dalshi faqebardhë dhe përcillu miqve në Suedi urimet më të mira nga miku juaj Bashkim Saliasi. Tiranë, më 29.3.2012 Nëpërmjet përshëndetjes së prof. Muratit ju përshëndes dhe ju miqtë im Fatmir Tereziu dhe Sokol Demaku. Ju z Sokol do kini fatin e mirë se do keni midis jush dy miqtë më të mirë të mijët dhe tuajët që janë simboli i dashamirësisë dhe mirëkuptimit. Ju përshëndes dhe ju urojë gjithë të mirat. Miku juaj Bashkim SALIASI Faleminderit miqtë e mi shkrimtarë! 3 Maji 2019! Ditë të këndshme me freski dhe reshje që po na falë natyra. Ngado syri të mrekullohet. Gjelbërim dhe kënaqësi, që ardhja e pranverës i falë popullit shqiptar. Një vend me katër stinë, që falë mrekulli ngado që hedh sytë. Populli pret të shijoj frutat e para të pranverës si qershitë, kajsitë dhe të tjera që rrisin jetëgjatësinë dhe shtojnë bukurinë e viseve shqiptare. Edhe Biblioteka e shkollës 9- vjeçare “Vëllazërimi” po mbledh mirësi nga dhuratat që falin shkrimtarët human. Ajo çdo të hënë fut në gjirin e saj mirësi nga të gjithë trevat e Shqipërisë, Kosovës dhe Diasporës. Data shënoi 2 maji. Një telefonat e Profesorit të nderuar Profesor Murat Gecaj, mikut tim dhe shkollës tonë më zgjojë nga gjumi i pasdites. Profesori e nuhati që më zgjoi nga gjumi dhe pasi më kërkoi ndjesë më tregoi se të nesërmen dëshironte të pinim një kafe në lokalin Galanxy. Me kënaqësi iu përgjigja nuk do mungoj dhe do jem korrekt në orën e takimit. -Po dëgjo, Bashkim, - më thotë,- kam për të dhënë disa libra, janë shumë dhe po mendoj sesi do i marrësh se e di që ty nuk të lodhin librat, po kam merak se janë shumë... -Rri i qetë Profesor Murat, se do e gjej një zgjidhje, ju vetëm më tregoni se sa janë… -Janë shumë, 50-60 libra dhe nuk ma do mendja se i ngre dot. -Të falënderoj profesor i nderuar dhe gëzoj të keni shëndet të mirë, pa do e zgjidhim problemin, o me djalin tim ose me kolegët e mi. Të nesërmen mora autobusin dhe në orën e caktuar prita profesorin që erdhi me një grusht karamelesh, disa biskota dhe një shishkë të vogël me raki. I telefonuam Sejdo, por ai u gjend i zënë me shkrimtarin Bardhyl Xhama dhe për arsye moshe të shkrimtarit Xhama nuk mundën të vinin te ish stacioni trenit. -Po dëgjo,- më thotë Sejdo,- edhe Bardhyli të ka përgatitur një dhuratë dhe kur të takohemi herë tjetër do e marrësh. E falënderoj Sejdon, si dhe shkrimtarin dhe mikun tim Bardhyl Xhama dhe iu uroj atyre jetë të mirë dhe të gëzojnë shëndet të plotë. Në një moment, Profesori më thotë: -Bashkim, po nuk i telefonuam Vironit të vinte edhe ai të pinim kafe bashkë. Vironi sot ish i zënë Profesor dhe më kërkoi ndjesë që nuk mund ta linte takimin që kish planifikuar një ditë më parë, sepse nuk kish dijeni për takimin tonë. Me profesor Muratin zhvilluam një bisedë tepër interesante. Ai më tregoi se si rrugëtimin e tij në shkollë e kish nisur me shkollën skënderbegas, por fati e deshi që të mos bëhej ushtarak, por të vazhdoj shkollën e lartë në ish Bashkimin Sovjetik për letërsi. Biseda ishte aq e këndshme sa ne të dy nuk e morëm vesh se si kaloi një orë e tridhjetë minuta. -Librat i kam në shtëpi dhe do shkojmë t`i marrim bashkë, më thotë profesori. -Mos u shqetëso profesor Murat, se do e zgjidhim shumë shpejtë problemin. I telefonova drejtores Merita Prenga dhe i tregova për dhuratën e profesor Muratit. U gëzua shumë e falënderojë prof. Muratin dhe tha se, për të marrë librat do të dërgonte mësuesin e edukimit fizik, Saimir Kabili. Nuk vonoi dhe të dy mësuesit e edukimit fizik, që atë orë kishin qëlluar pushim, erdhën dhe na ndihmuan të dyve si mua dhe profesorin duke i zbritur librat nga kati katërtë. I dorëzova librat në drejtori dhe së bashku me drejtore Meritën i numëruam dhe realizuam foton e çastit për këtë dhuratë të mrekullueshme që na bëri profesor Murat Gecaj. Drejtore Merita shkroi në faqen zyrtare të shkollës në Facebok: Merita Prenga në Facebook shkruan: Shkolla 9-vjeçare "Vëllazërimi" - Kaq shumë libra, në kaq pak kohë... ...Miqësia u ngjan librave të vjetër, që koha u jep atyre më shumë vlerë... Një libër i mirë, një kafe e mirë, me shokë të mirë... - Plot 106 libra artistik,historik, metodik iu shtuan sot bibliotekës së shkollës sonë dhuruar nga studiuesi, shkrimtari, publicisti, profesor i nderuar z. Murat Gecaj. Faleminderit miku ynë profesor Murat Gecaj për dhuratën mjaft të çmuar që i bëre shkollës " Vëllazërimi!" - Faleminderit z/ drejtor Bashkim Saliasi , që me miqtë tuaj shkrimtarë, po pasuron bibliotekën e shkollës sonë! Faleminderit miq, që na dhuroni vlera të të gjitha fushave për zhvillimin e aftësive të nxënësve! Profesor Murati Gecaj publikoi në faqen e tij të Facebokut: Murat Gecaj: Ishte kënaqësi e përsëritur, që sot kafen e mëngjesit e piva bashkë me kolegun e mikun e kahershëm, Bashkaim Saliasi, publicist dhe autor i librave: "Dobrusha 1700-20110", "Kater krisma të mallkuara" e "Ne ishim pesë shokë", si dhe të librit më të ri, me tregime e skica, "Po gjyshi, përse i lexon librat e mi?"(Tirane, 2018). Një nismë e lavdërueshme e tij është se po punon me ngulm, që ta pasurojë bibliotekën e shkollës 9-vjeçare "Vëllazërimi" të kryeqytetit, ku ai është zv. drejtor. Pikërisht kjo ishte dhe arsyeja kryesore, se pse u takuam. ... Në vazhdim të disa librave, të dhuruar me parë për atë bibliotekë shkollore, sot i dhashë atij disa të tjerë, për të cilët më falënderoi përzemërsisht.. Është ky një shembull i mirë për t'u ndjekur edhe nga drejtues të tjerë të shkollave tona, sepse ai ka dhe mbështetjen kryesore nga vetë drejtoresha e shkollës 9-vjeçare "Vëllazërimi", Merita Prenga.... Urojmë arritje gjithnjë e më të mira, në procesin mësimor-edukativ, për kolektivin mësues-nxënës të kësaj shkolle, si dhe në veprimtaritë e ndryshme! (Tirane, 3 maj 2019) Falënderova Profesorin e nderuar, mikun e shkollës tonë Murat Gecaj për këtë mrekulli që i fali Bibliotekës tonë në faqen e facebookut: Bashkim Saliasi: 3 Maj. Një takim brilant më Profesorin e nderuar dhe respektuar z. Murat Gecaj. Një kafe sa e ëmbël dhe aq frytdhënëse. Profesori më telefonoi dhe më thotë:-E di që librat nuk të lodhin, por janë shumë. Do e gjej një mundësi i nderuar profesor, por të pimë një herë kafen. Biseda jonë që shumë e ngrohtë, si midis dy miqsh të vjetër. Në mbarim të bisedës tonë në ndihmë më erdhën dy kolegët e mi Saimir Kabili dhe Emirjan Cubaj. Në Bibliotekën e shkollës “Vëllazërimi” hynë sot jo pak, por 106 libra, dhuratë nga profesori nderuar, miku im dhe shkollës tonë Murat Gecaj. Faleminderit profesor Murat! Paç shëndet dhe mbarësi në familjen tuaj! Një faleminderit vjen nga drejtore Merita Pranga. RESPEKTE! ME MIKUN TIM VIRON KONA Të nesërmen u takuam që në mëngjes me mikun tim Viron Kona. U gëzua shumë për këtë dhuratë kaq të bukur të Profesor Murat Gecaj dhe më porositi: -Vazhdoje Bashkim, mos e lerë në mes siç bëhet nga hera kur fillon një nisëm dhe lihet në mes të udhës. -Jo miku im Viron, nuk do e lë në mes sesa të kem miq të mirë si ju që falni mirësi, nesër e kam lënë për t`u takuar me disa miq të tjerë tuajit dhe të mitë, që i duam dhe na duanë. Biseda jonë u vërtit rreth librit që kemi përgatitur për botim dhe çfarë kemi në duar në këto ditë të bukura maji. -Kam punuar sot, nga ora dy e natës deri në shtatë kur më mora ti në telefon dhe nuk ndihem i lodhur”, - më thotë miku im Viron Kona. -Bëj kujdes miku im me sytë se nuk duhet t`i lodhësh shumë, e porosisë. U ndamë me mikun tim Viron Kona për t`u takuar së afërmi duke i uruar njëri-tjetrit suksese, shëndet e mbarësi në familjet tona. LIDHJA E SHKRIMTARVE MBIJETON! -Do ishte sebep gazeta “Mësuesi”, - sikundër thonë nga anët tona dhe miqtë tanë të saj Viron Kona, Andon Andoni dhe Vjollca Spaho, - që do na njihnin me shumë njerëz të shkrimeve nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Lezha, Kosova, Greqia, Italia dhe deri në Anglinë e Suedinë e largët e në diasporë, Amerikë, Kanada e tjerë. Lidhja e shkrimtarëve mbijeton, pavarësisht se ajo ka vite që nuk funksionon, por zjarri është i ndezur dhe prushi e ruan flakën që ndizet dhe merr udhë ndër shkrimtarë dhe artistë. 5 Maji, Ditë përkujtimore e dëshmorëve. Ne miqtë e gazetës përkujtuam festën me nderim dhe, rreth tavolinës së rrumbullakët u mblodhëm një e nga një si dallëndyshet që vinë gjithë gazë në pranverë për të ndërtuar foletë e tyre në vendin tonë të mrekullive. I pari erdhi miku im nga Fieri, poeti Petrit Malushi dhe pasi u takuam më tregoi se pas pak do vij edhe studiuesi dhe shkrimtari Nuri Dragoi. -Kënaqësi, - i them Petritit,- që takohem me shkrimtarin dhe studiuesin z Nuri Dragoi. Pa u ulur mirë në tavolinë mbërriti miku im i vjetër, me të cilin kishim kohë pa u takuar, poeti dhe kritiku Çelik Petriti, i cili ka redaktuar novelën time “Katër krisma të mallkuara”. Po surprizat nuk kanë të mbaruar për miqtë e mi dhe, në derë hyri kolegu im, poeti nga Librazhdi Caush Kullafi, ish nxënës i Çelik Petriti. -Çfarë surprize të këndshme që më bëre Bashkim! Kisha kohë që nuk isha takuar me Caushin, të cilin e kam ndihmuar pa pasur asnjë lloj interesi kur punoja në qytetin e Librazhdit. Bile një radhë më ishte ngarkuar mua të vija në një simpozium për fjalën e rrallë në ato vite dhe unë nuk erdha vet, por dërgova Caushin. Kisha besim në përfaqësimin dinjitoz nga ky, por edhe profesor Androkliu e kish trajtuar mjaftë mirë. -Po, është e vërtetë Profesor, Çeliku kështu ka qenë, bile kur më nise më ke dhënë pardesynë tënde, se nuk kishim mor burrë. Dhe më e forta, që thoni ju, kur u ktheva nga Tiranë që qëndrova shtatë ditë e lava, e hekurosa pardesynë dhe ia çova profesorit. -Jo, më thotë pardesynë ta kam falur, ajo tani është jotja, ta gëzosh! Të tre miqtë e mi treguan mbresa dhe kujtime nga vitet e punës dhe ,në fund Çeliku më thotë: -Bashkim, të kam sjell dy libra për bibliotekën e shkollës dhe nga një kopje po ua dhuroj juve. Kurse për ty Caush do takohemi një herë tjetër të jap botimet e mia. Të më falësh Bashkim, por unë i kam shpërndarë librat e mi dhe nuk kisha kopje të tjera. E falënderova Çelikun për gjestin human që edhe ai u bë pjesë e bibliotekës së shkollës sonë “Vëllazërimi” me dy librat e tij, “14 udhëtime” dhe “Vasil Kamani, drejtori im”. -Edhe unë për ty kam një dhuratë,- i them Çelikut. - Vironi më tregoi se nuk e ke marrë kopjen e Revistës “Mësuesi”, të muajit shkurt 2017, ku edhe ti ke një shkrim për leksikografin dhe shkrimtarin Sajdulla Zendeli - Daja “Ju dua më shumë se veten!” -Të falënderoj shumë Bashkim, që paske ruajtur një kopje për mua! Me Petrit Malushin shkëmbyem librat tanë. Unë i dhurova librin “Pse gjyshi lexon librat e mi?” dhe ai botimin e tij të fundit me poezi “Gjurmë jete” me mbishkrimin: Respekte për mikun tim, kolegun dhe njeriun e këndshëm dhe të mirë. Autori. U ndamë përzemërsisht me miqtë e mi të mirë, që i kam lexuar dhe i lexoj vazhdimisht në botimet e reja dhe botimet e tyre në shtypin periodik apo medien elektronike. Faleminderit miqtë e mi, tashmë ju jeni miqtë e ngushtë të shkollës sonë me emrin kuptimplotë “Vëllazërimi”! Bashkim Saliasi Faleminderit Profesor Murati. Ndihem me fat që ju kam njohur, lexuar dhe dëgjuar. Respekte për ju dhe familjen tuaj. Respekte TAKIM BREZASH Midis miqsh ndihesh krenar kur të mirëkuptojnë dhe kontribuojnë me mirësitë e tyre duke dhuruar mirësi. Takimi radhës i takoi miqve të hershëm me të cilët na bashkojë gazeta “Mësuesi”, organ i MAS, të asaj kohe. Meritë e veçantë, që na njohu me shkrimtarët dhe artistë, si brenda Tiranës, anë e kënd Shqipërisë, Kosovës dhe deri në Diasporë, i takon shkrimtarit, mikut tonë më të mirë të jetës që kemi njohur, Viron Kona. Ky nuk është vetëm mendimi im, por edhe i miqve të mi Kadri Tarelli, Delo Isufi, Ndue Dragusha, Fran Gjoka, Andon Andoni e plotë e plotë të tjerë që në bisedat tona shprehen me konsideratë të lartë për figurën dhe vlerat artistike të krijimtarisë së shkrimtarit V. Kona që është ndër shkrimtarët modernë të kohës. Gazeta “Mësuesi” na mundësoi që jo vetëm të njiheshim me njëri-tjetrin, por edhe të shkëmbenim mendime gjithmonë në të mirë të arsimit dhe kulturës. Mbyllja e gazetës na ligështoi, por nuk na ndau. Takimet e herëpashershme më shkrimtarët me banim në Tiranë, Durrës, Lezhë, Kosovë, e deri në Suedinë e largët, shtuan më shumë rrethin e miqve dhe shokëve dashamirës të letërsisë dhe të artit. “Mësuesi”, si të thuash, u bë jo vetëm një tribunë e zërit të mësuesve dhe njerëzve të arsimit në përgjithësi, por edhe një mjedis lidhjesh kolegësh, miqsh dhe artistësh me njëri - tjetrin. Në mjediset e asaj gazete hidheshin mendime dhe ide, përhapej përvoja e përparuar e shkollës sonë, skaliteshin portrete mësuesish dhe drejtuesish të arsimit... Nejse, kohë tjetër, “meseleja” të tjera, thotë Andon Andoni, njëri nga kryeredaktorët e asaj gazete emër - bukur. Dhurimi librave është në fakt një nisëm e ZAK-Kamëz e pasuar nga shkolla 9-vjeçare “Vëllazërimi” e ku, unë, autori i këtij artikulli, kam nderin të jem njëri nga zëvendësdrejtorët. E, në vijim të nismës në fjalë, ne shkëmbejmë libra, pasurojmë pareshtur bibliotekën tonë të shkollës që drejton prej vitesh suksesshëm Merita Penga, e cila me pasionin dhe këmbënguljen e saj synon ta arrijë që çdo klasë e shkollës të ketë bibliotekën e saj. Prandaj sot, cilido që do të vizitonte shkollën tonë, do të shohë në çdo kat të saj nga një mini-bibliotekë, që mban brenda saj jo më pak se 50-60 libra. Çdo javë me ardhjen e pranverës dhe lidhjen e frutave edhe biblioteka jonë pasurohet me vlera dhe super vlera nga krijimtaria e miqve dhe shokëve që njohim dhe respektojmë njëri-tjetrin pa kurrfarë shpërblimi. Të premte pasdite fola me të gjithë miqtë e mi Viron Kona, Prof. Murat Gecaj, Përparim Hysi, Sejdo Harka e Bardhyl Xhama. Përparimi Hysi më premtoj se do më takoj javën që vjen, kurse Bardhyli nuk pati mundësi të vij, por Sejdo më premtoj se Ai do të dhuroj disa kopje dhe ka letërsi shumë të mirë për fëmijë. Lezetin tavolinës së rrumbullakët ia shtoi Dhimitër Xhonga nga Përmeti që banon në Tiranë prej 72 vjetësh, që nga viti 1948, por ndodhet në Toronto të Kanadasë. -Tani, o Dhimitër ti je tiranas, ç’na flet për Përmetin?!-e ngacmon dikush nga ne. -Jo mor djalë, unë kam lindur në Përmet dhe do vdes Përmetar, pavarësisht që u shkollova, jetova dhe shëtita çdo rrugicë të Tiranës. Një bisedë e përzemërt, midis krijuesish. Ajo që mua më ka mbetur në mendje dhe dua ta shpreh është se kam që nga viti 2007 e deri më sot midis nesh nuk dëgjon asnjë muhabet tjetër, por vetëm për gazetarinë, letërsinë dhe artin flitet pothuaj gjatë gjithë kohës. Prof. Murati edhe pse i sëmurë erdhi i ngarkuar me librat e tij dhe gjithë dashamirësi m`u drejtua: -Bashkim, të përgëzojë për këtë punë të shkëlqyer që po bënë për pasurimin e bibliotekës së shkollës. E falënderova Profesorin jo vetëm në emrin tim, por edhe të drejtores Merita Prenga. -Para se të porosisim kafen, dua të bëjmë një foto kujtim me ju miqtë e mi, - u propozova dhe ata u treguan të gatshëm në momentin që po më tregonin librat në tavolinë në lokalin Galanxy. Dhuratë për shkollën “Vëllazërimi” të botimeve të tyre dhe miqve. Respekte për ju dhe penën tuaj. Faleminderit dhe në emër të drejtoresha së shkollës “Vëllazërimi” znj. Merita Prenga. Respekte -Kush ishte i pari që të dhuroj libra për shkollën tuaj,- pyeti Profesor Murati?! -Që të jem i sinqertë prof. Murati, i pari dhe deri më sot sa herë që takohemi miku ynë i mirë nga Vlora, jo vetëm fal mirësi nga librat e tij, por sa herë që takohemi me miq e shokë si sot, përsëri sjell nga 10 libra se aq ka mundësi të mbaj... Vironi buzëqesh dhe me atë zërin e ëmbël dhe dashamirësin e tij hidhet e thotë: -Prapë do të sjell libra Bashkim! -Ja siç e shikon edhe sot nuk kam ardhur duarbosh, por si nga hera marrë aq sa kam mundësi të ngre. -Ju falënderoj miqtë e mi dhe ndihem krenar që ju kam njohur, lexuar dhe dëgjuar gjatë gjithë këtyre viteve njohje së bashku. Sejdo erdhi pak me vonesë, na takojë dhe, ashtu i qetë dhe pa zhurmë, ndiqte bisedat tona dhe kur e pa se mbaruam tregoj dhe ai librat e tij që kishte sjell në këtë takim mbresëlënës për të gjithë.. Në një moment pauze e pyes Sejdon nëse vazhdon të punojë? -Jo, Bashkim nuk mundem më. Në vijim të bisedës më thotë se të kam sjell botimin tim dhe disa botime të shkrimtarit të paharruar Skënder Hasko. -Të falënderoj shumë Sejdo dhe do të mundohem që librat e Skënder Haskos t`i ekspozoj në një kënd sa më të dukshëm të bibliotekës së shkollës. Kam pasur rastin të takoheshim në një lokal afër MAS në 2010 ku u zhvillua takimi me shkrimtarët nga Kosova me banim në Suedi Sokol Demaku dhe Batir Latifi, një takim i organizuar nga Viron Kona. Poeti Skënder Hasko i sëmur aso kohe erdhi nga Vlora në takim. I kam lexuar dhe librat e tij i kam në bibliotekën time, por këto libra që më ke sjell ti Sejdo dhuratë për shkollën e zbukurojnë më shumë bibliotekën e shkollës “Vëllazërimi”. Takimi jonë zgjati rreth një orë e gjysmë dhe në fund kur u ndamë, kur në fakt na u duke se kaluam vetëm pesë minuta së bashku. Bashkim Saliasi Në faqen e facebookut, përshëndeta miqtë e mi. · Përshëndetje miqtë e mi artistë, shkrimtarë, publicistë dashamirësit e letërsisë dhe të kulturës! Ju falënderoj shumë për vullnetin e mirë që po tregoni në dhurimin e veprave tuaja në pasurimin e Bibliotekës së shkollës “Vëllazërimi” Babrru-Fushë Tiranë. Sot radha i takoj prof. Murat Gecaj botues, gazetarë, publicist dhe shkrimtar i suksesshëm. Prof. Murati solli botimet e tij dhe të mikut nga Kosova dhe diaspora. Respekte dhe faleminderit Profesor Murati. Miku im Viron Kona është e treta herë që fal libra nga krijimtaria e tij dhe miqve nga Shqipëria dhe diaspora. Miku nga Përmeti Sejdo Harka më dhuroi veprën e tij dhe disa libra të shkrimtarit Skënder Hasko. Ju faleminderit shumë miqtë e mi. Ndihem krenar që ju kam njohur dhe rri me ju. NJË TAKIM BRILANTË ME ISH GAZETARËT E GAZETËS “MËSUESI” Kështu e quajta të udhës ta emërtoj takimin tonë midis dy miqve të mi Viron Kona, Andon Andoni dhe unë. Takim brazash, se sikundër shkrova më lartë ne na bashkoi dhe na afrojë më shumë gazeta “Mësuesi” dhe, së bashku kemi qëndruar shpesh herë gjatë këtyre viteve. , Viron Kona dhe Andon Andoni Nuk kishte ditë të mërkurë mos kthehesha nga puna nga shkolla e Valiasit në redaksinë e gazetës “Mësuesi” dhe takoja dy miqtë e mi me të cilët rrallë herë ndaheshim pa pirë kafe dhe diskutuar për problemet e gazetës. Vironi ka disa vite që ka dal në pension, unë po sivjet e mbyll, kështu që Andoni do edhe disa vite punë, e quajta të udhës me të drejtë “takim brezash”. Pasi u ndamë me miqtë te lokali Galanxy, së bashku me Vironin rendëm për te lagja “21 Dhjetori”, afër kishës katolike, ku u takuam me Andon Andonin. Në një letër të bardhë mbante një pako ku kishte tre thesare që me sapo u ulëm në tavolinë, ai, me të folurën e tij karakteristike të dialektit korçar, tha: -Ja edhe libri im i dhjetë… E morëm në dorë dhe filluam ta përkëdhelim librin tamam si atë fëmijën e vogël kur lind. -Të lumtë Andon, suksese në botime të tjera! -e uruam me një gojë së bashku me Vironin. -Bashkim, - më drejtohet, - sot nuk solla libra të tjerë se nuk kisha makinë, por herën tjetër do të dhuroj disa nga librat e mi për shkollën tuaj. -Kur dhe sa të kesh mundësi Andon, - them me dashamirësi miku tim Andon Andoni, të cilin e dua fortë sepse atë që ka, guxon dhe e thotë troç pa doreza. Biseda jonë rrodhi shumë e ëmbël. Të dy miqtë e mi kishin se çfarë të kujtonin. Në një moment Andonin e mori në telefon babai, Nashua, të cilin e njihte mirë edhe Vironi, pasi i kishte qenë vizitë në shtëpi, atje në fshatin Zicist të Devollit. Në një moment Andoni u shpreh: -Pres një lajm të mirë, më duket se libri im për Çerkezin është vlerësuar me çmim nga revista Iliryja në Një-Jork dhe do zhvillohet një takim te Muzeu ditën e shtunë ku dhe ju jeni të ftuar. -Pa tjetër që do jemi prezentë Andon, -folëm të dy me një gojë. Ora midis miqsh kalon shpejtë. -Kam një takim me Bujar Karoshin, - më tregon Andoni,- prandaj s’ndenjëm gjatë se ne kemi se çfarë të tregojmë. Unë vijova rrugën me thesare nëpër duar, kurse Andoni zbriti te stacioni “Selvia” Në faqen e facebookut shkrova: Kujtim i pa harruar me miqtë e mi që na njohu gazeta “Mësuesit”. Me Andon Andonin dhe Viron Kona. Respekt për dy miqtë e mi që më njohën me shumë miq e dashamirës të letërsisë dhe artit. Respekt Në vijim kam kënaqësinë të bashkojë në këtë reportazh edhe artikullin që shkroi me shumë dashuri për takimin tonë ”Shkëmbejmë libra”, prof. Murat Gecaj. Ky artikull u botua te “Fjala e Lirë” Londër, në faqen e Facebokut, te portali “Zemra shqiptare” dhe shumë portale të tjerë elektronikë. LIBRA, DHURATË PËR SHKOLLËN 9-VJEÇARE “VAËLLAZËRIMI”… Nga: Murat Gecaj Nuk është hera e parë, që krijuesi dhe autor botimesh, Bashkim Saliasi, zv.drejtor i shkollës 9-vjeçare “Vëllazërimi” të kryeqytetit kërkon të takojë kolegë e miq të tij, shkrimtarë, poetë e studiues. Kështu ndodhi edhe të shtunën, kur ai na bashkoi në lokalin “Galaxy”, aty ky fillon Bulevardi i Ri të Kryeqytetit, për të pirë kafe së bashku. Po, në këto takime të bukura e mbresëlënëse, Bashkimi dëshiron që dhe të kërkojë ndihmën e bashkëpunimin e miqëve të tij botues. Synimi është që bibliotekën e shkollës së tyre ta kenë me sa më shumë botime, nga autorë të ndryshëm dhe nga fusha të ndryshme të diturisë. Sepse, kështu, nxënësit, por dhe mësuesit, gjejnë aty libra më vlerë, të cilët u shërbejnë në procesin mësimor-edukativ, por dhe për veprimtari të ndryshme ose lexime të lira, pra në kohën e pushimit. Unë e miku V.Kona, ca kohë më parë, kemi patur rastin ta vizitojmë këtë shkollë. Jemi njohur me drejtues, mësues e nxënës të zellshëm e miq të librit dhe kemi marrë pjesë në një veprimtari kulturore, që ishte organizuar mjaft bukur. Sigurisht, ajo nuk ka qenë një rast i shkëputur, sepse veprimtari të tilla, kulturore-artistike, recensione për librat e rinj etj. janë organizuar shpesh herë, duke patur interesimin e posaçëm jo vetëm të Bahkimit, por dhe të vetë drejtoreshës së tanishme, Merita Prenga. U zgjata paksa, për të treguar që, në takimin e mësipërm, ne dhuruam disa botime tonat, por dhe ndonjë revistë, kolektivit mësues-nxënës të shkollës 9-vjeçare “Vëllazërimi”. Ndër to, ishin dhe botime të shkrimtarit të paharruar, Skënder Hasko.“Do t’i vendosim në një një dollap të posaçëm, ku duken mirë, librat tuaj”-tha Bashkimi, duke buzëqeshur e duke e shprehur kënaqësinë e vetë, me atë buzëqeshjen karakteristike. Ndërkaq, ne e dinim që edhe Bashkimi shkruan. Bile, më kujtohet që i kam lexuar në dorëshkrim librin me titullin “Ne ishim pesë shokë” (Tiranë ). Kështu edhe kësaj here ai na u përgjigj me dashamirësi, duke na bërë një suprizë të bukur. Pra, secilit nga ne në takim, por dhe për ndonjë mik tjetër, i cili nuk erdhi dot, na dhuroi librin e ri të tij, sigurisht me kushtim, që përmban skica dhe tregime për fëmijët, “Po, gjyshi përse i lexon librat e mi?! ”(Tiranë, 2018). Ndërsa më parë ai kishte botuar librat: “Dobrusha, 1700-2010” e “Katër krisma të mallkuara”. …Minutat në këtë takim kaluan shpejt dhe bisedat tona nuk kishin të mbaruar. Ato ishin, sidomos, për krijimtarinë dhe botimet, jo vetëm tonat, por dhe të kolegëve e miqëve tanë. Me këtë rast, e përshëndetëm nismën e ndërmarrë, për pasurimin e bibliotekës së shkollës 9-vjeçare të kryeqytetit, “Vëllazërimi”, me kujdesin e posaçëm të mikut tonë të përbashkët, Bashkim Saliasi. Por edhe ne u ndjemë mirë, që po jepnim sadopak ndihmesën tonë në përmbushjen e kësaj detyre kaq të vlefshme e të bukur. Me siguri, mësuesit e nxënësit e kësaj shkolle e vlerësojnë dhe e çmojnë dhuratën-libra, që u dërgojnë atyre autorë tanë të ndryshëm. -Urime dhe të keni një bibliotekë model, e cila të ziejë nga lexuesit e shumtë dhe nga veprimtaritë e larmishme, që do të organizohen aty! Tiranë, 13 prill 2019 Po e mbyll këtë reportazh me falënderimin e drejtores së shkollës ‘Vëllazërimi znj. Merita Prenga Të falënderoj koleg, për vlerësimin dhe shkrimin! Të lumtë! Me punë çdo gjë arrihet! Ju nuk i numëroni vitet që keni mbi kurriz, por gjithmonë veproni si ai studenti i ri që kërkon vazhdimisht risi...Faleminderit miqve tuaj për dhuratën e bukur që i bëjnë shkollës sonë! Mirënjohje dhe respekt për ta! Respekte! Tiranë, 17.04.2019 Në përfundim të bisedës erdhi në tavolinë profesori i nderuar Murat Gecaj dhe, më pas, Sejdo Harka. Bisedë e ëmbël dhe gjithë nektar nga miqtë e mi, të cilët i lashë që të tregojnë dhe të shprehin mendimet e tyre si për mbylljen e gazetës “Mësuesi” dhe botimet e reja që kanë në dorë këta miq të nderuar dhe respektuar. -Po, hë, - e ngacmoi profesor Murati,- çfarë i ke sjell sot Bashkimit, o Papi?! Papi me atë modestinë e tij prej skraparlliu, që nuk di të mburret thotë me të qeshur: -Mora aq sa munda Murat, po më duket se janë nja dyzetë a pesëdhjetë libra. E falënderuam që të tre me një gojë njeriun human, që me çiltërsinë dhe dashamirësinë e tij vijoi: - Nuk kam botime të miat, por mblodha librat e miqve dhe shokëve të mi që tua bëjë dhuratë shkollës ku punon Bashkimi. -Kam unë disa botime të tuat,- u hodh e tha Profesor Murati, -nëse më jep leje kam dëshirë t`ia dhurojë Bashkimit që biblioteka e shkollës “Vëllazërimi” ti ketë dhe botimet tuaja. -Me shumë dëshirë dhe, ndiej kënaqësi që libri vete në vendin e duhur, sepse që ta dish Ti Profesor Murat, kur dola në pension në moshën pesëdhjetë e pesë vjeç, unë në bibliotekën time kisha rreth 3000 libra. Gjithë natën vrava mendjen se kujt do t`ia falë këta libra dhe në mëngjes më erdhi ashtu vetvetiu: 2000 libra ia fala një shkolle në Rroskovecë të Fierit, 300 ia dhashë mbesës, 300 ia dhashë vajzës që kam të martuar në Shkodër dhe, kur shkova në Amerikë 300 copë i mora me vete, se në atë kohë të lejonin, nuk kish doganë për librat. Kur u ktheva pas dymbëdhjetë vjetësh, nuk i mora, librat mbetën te djali në Amerikë. Por, tani kam libra, të cilat nuk gjej vend ku t`i vendosë dhe jam në hall, por ja që ka ndonjë dashamirës si puna e Bashkimit, që nuk na lë që libri të humbas vlerat. Se, që thua ti profesor, unë kam qenë i çmendur pas librit, kur dola në punë me rrogën e parë nuk bleva pak, por 15 libra se aq kushtonin nga 20 apo 30 lekë dhe nga viti në vit u bënë 3000 libra... Të dy me Sejdon ndiqnim bisedën e tyre dhe ndiheshim krenarë, që edhe pse të dy i kanë kaluar të 75 vjetët, janë tepër energjik në të menduar dhe në të shkruar, po thuajse çdo ditë hedhin në mediet elektronike shkrimet e tyre. Kur shkoj ora dhjetë, që mua mu duke se nuk kishin kaluar 10 minuta, por në fakt kish kaluar një orë, Përparimi kërkoj leje për t`u ngritur. -Prit Përparim, se do realizojmë disa shkrepje që të jenë kujtim për takimin shumë të bukur që realizuam sot,- them. -Me kënaqësi, -tha Përparimi dhe i pari qe i gatshëm profesor Murati, i cili thirri kamerierin i cili tani është dhe miku ynë, realizoj shkrepjet në celularët tanë dhe me aparatin e prof. Muratit. E falënderova mikun tim Përparim Hysi për dhuratën kaq të vyer që më solli sot, edhe në emër të drejtores së shkollës “Vëllazërimi” Merita Prenga që është shumë dashamirëse për shkrimtarët dhe artistët. Qëndruam edhe pak kohë me profesor Muratin dhe Sejdon, e ku, midis të tjerash Sejdo më përgëzoj për punën e mirë që po bëja për pasurimin e Bibliotekës së shkollës, por kam një merak më thotë:- Si do i marrësh gjithë ato libra mor Bashkim?! Me shaka i them Sejdos, libri nuk më lodh, përkundrazi më bën të ndihem më i ri dhe më mbushë me dashamirësi, pra më bënë që të ndihem krenar që biblioteka e shkollës “Vëllazërimi” po mbushet me zëra nga gjithë trevat shqiptare. Do takohemi përsëri më thotë Sejdo, se edhe shkrimtari Bardhyl Xhama ka shprehur dëshirën që të dhurojë libra. Po, edhe unë do të sjell disa të tjera,- thotë prof. Murati. Hera e fundit që komunikova në telefon nga shtëpia ishte mesi i muajit prill. U përgjigj e shoqja, Katerina dhe pas përshëndetjes së zakonshme ia kaloi telefonin Profesorit Murat Gecaj. Ja fjalët e fundit të tij që edhe sot që po shkruaj këto rreshta më tingllojnë në vesh të freskëta. “Bashkim si je! A i ke mirë nga shtëpia? Unë nuk jam mirë. I kam lënë të gjitha , shkrimin, kompjuterin dhe nuk ngrihem dot nga shtrati të bëj një shkrim”... I solla në kujtesë të lexuesit shkrimet e mia kushtuar Profesorit të nderuar dhe respektuar, fjalë xhevahir, të ndierit Murat Gecaj, i cili u nda nga jeta fizikisht, por ai në mendjen dhe zemrat tona është “i gjallë” midis nesh. I pa harruar qoftë jeta dhe vepra e tij në jetë të jetëve. Tiranë, më 26.07.2020
top of page
bottom of page
留言