top of page

FJALA HISTORIKE E ISMAIL QEMALIT NË DITËN E SHPALLJES SË PAVARSISË MË 28 NËNTOR 1912 NË VLORË!



FLAMURI KOMBTAR!

FJALA HISTORIKE E ISMAIL QEMALI NË DITËN E SHPALLJES

SË PAVARSISË MË 28 NËNTOR 1912 NË VLORË!


KY MATERJAL HISTORIK ËSHTË MARRË NGA ARKIVI I MUZEUT TË ISMAIL QEMALI NË VLORË PARA DISA VITESH!!!






Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur. PloSËSË PAVARSISËt me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, tuke lajmëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua kryesin’ e qeveris së përkohshme të Shqipërisë së lirë. Porsi ëndër më duket ky ndryshim i madh i vendit t’onë, që hoqi e voi të zezat e të lirit pesëqind vjet me radhë ndënë sundimin turk, por që tani në kohët e fundit, ishte gati të jepte shpirtin përgjithënjë, të shuhej e të çfarrosej krejtësisht nga faqia e dheut, këjo Shqipëri, që, dikur, shkëlqente nga trimërija e pashoqe e bijve të saj; kjo Shqipëri, që kur i kërcënohej rreziku Europës nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e pavdekur të saj, Skënderbejnë, u bë porta e hekurtë kundra sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më t’egër që ka pas Turqija. Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të Shqipëtarëvet, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të PAVARUR dhe MËVEHTE, prandaj: qeshni e gëzoni! T’ia arrijtur kësaj dite të bardhë e të madhe, na ka ndihmuar gjaku i dëshmorëvet dhe puna e vlefshme e patriotëve t’anë dhe e të gjithë shokëve që muarrnë pjesë në këtë mbledhje dhe e të gjithë juve, që tani po ju gufon zemëra nga gazi i madh që ndieni; mirëpo mbledhja si më plak që jam, m’a ngarkoi mua

Ngritjen e shënjtë të shënjës t’onë Kombëtare, të flamurit t’onë të ëndërruar e të dashur (nxjerr Flamurin, të cilin e ka të vendosur në një shtizë hekuri, natyrisht të vogël, dhe të pshehur nën pallto dhe passi e mba një sekondë në dorë e ngul në shtyllat e ballkonit.

Shqiptarët, posa e shohin Flamurin thërrasin me gëzim e me zë të lartë:Rroftë Flamuri, Rroftë Shqipërija e Lirë). Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mest. Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të Lirë. Tuke përfunduar, s’më mbetet gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i Lirë. Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lir!!! Rroftë Flamuri! Rroftë Shqipërija!


TË GJITHA RRUGËT SHKOJNË NË VLORË

Tfilluam këtij rrugëtimi kaq mundimshëm, Të çmallemi për mote me vllaun, Në legjendën e gjakut në zemër Prekazi, Ndezëm flakadanët e lirisë, Për t’ia ndriçuar rrugën Shekullit të mëvetësisë. Sa shumë kish lënguar Çamëria, Sot plagëve po ua kërkojmë burimin, Vumë Flamurin në Gurin e Prevezës, Filati, Konica, Janina e Arta Na shtruan sofrën e bujarisë, Përqafimi mbetet peng për një shekull. Nga Manastiri, Shkupi, Tetova…

Me tingujt e gjurasë Grykës së Radikës, Sa legjendat u tjerrën për nagantin e krismave, Parakaluam triumfalisht faqeve të lavdisë Dhe ia vulosëm kohës qëndresën, Tek sa po zbret buzë Vardarit një rreze drite, Hasan Prishtina përqafon burrërisht historinë, Gonxhen, Kryetrimin, Epopenë e lavdisë. Mbushur aromë jete rrugëtojmë tutje, Një fresk i Mollës së kuqe na mbështjell plot jetë, Gjithkah po frynte jugu furishëm, Shpaloseshin rrënjët e kujtesës si petale lulevere Mbi Testamentin e kohës së trisht Me pika gjaku qëndis.

Nisëm rrugë drejt Majave të Boletinit, Se atje valviten vitet e historisë, Dhe fjala amanet brezave: “Kur është mirë Shqipëria, Edhe unë jam mirë”. Dy nagantë shkruajnë epitafin e pavdeksisë,

Flamur ndër shekuj na vjen mes Kuvendit Isa Boletini. E nisëm shekullin për udhë, Shtigjet e lirisë na premtoi, Pritëm gjatë një kumt Dhe shkurti na mbushi zemrat gëzim, Prishtina po festonte agimin, Çlirimtarët ia shtruan vendçe.

Nga Kullë e Bushatëllinjëve, Dëgjohet kushtrim i maleve: Po vjen Ali Pashë Gucia! Osoja në Vraninë Paska shtruar drekën e festës, Barot e zemër qeliku. Një flamur e shoh prej një shekulli, Dedë Gjo Luli ma lëkund plisin dhe shkund tytën e maliherit, Në emër të atdheut, Në emër të lirisë. Në Lezhë çmallem një çast, Kryetrimit ia puth rrezet në ballë, Turravrap ngarend fushave të bleruara Deri në krahërorin e shkëmbit në Krujë, Ku pikon për shekuj gjaku i lirisë E rrezaton një dritë jete.

Vlora vlon nga valvitja e flamujve të lirisë, Krahshqiponjë hap horizontin plot rreze, Shekullit ia fshijmë mjegullën e durimit, Deri në bashkimin e ëndrrës së pambarim Dhe e përgëzojmë Kuvendin e burrërisë, Me gjuhën e zemrës dhe dashurisë. Të gjitha rrugët kanë mësyrë të arrijnë Në logun e burrave dhe besës, Tok me Plakun* të ngremë gotat, Në Kullën e mëvetësisë.

Por nga Prekazi deri në Vlorë, Kemi edhe pak rrugë për të bërë, Kemi edhe një mall për t’ia shuar Nënë Shqipërisë. -----------------


28 NËNTOR 1912 NË VLORË

FJALA HISTORIKE E ISMAIL QEMALI NË DITËN E SHPALLJES

SË PAVARSISË MË 28 NËNTOR 1912 NE VLORË!!!




Oh! Sa të lumtur që e ndiej vehten sot, që shoh, këtu në Vlorë, kaqë burra Shqipëtarë të mbledhur tok, tuke pritur me kureshti e padurim përfundimin e kësaj mbledhjeje historike, për fatin e Atdheut tonë të dashur. PloSËSË PAVARSISËt me gaz e me lot ndër sy, nga mallëngjimi, pra, po dal këtu para jush që t’ju gëzoj me sihariqin e madh, se sot, edhe këtë minutë, Kongresi çpalli mëvehtësinë e Shqipërisë, tuke lajmëruar gjithë botën mbarë për këtë punë e duke më ngarkuar mua kryesin’ e qeveris së përkohshme të Shqipërisë së lirë. Porsi ëndër më duket ky ndryshim i madh i vendit t’onë, që hoqi e voi të zezat e të lirit pesëqind vjet me radhë ndënë sundimin turk, por që tani në kohët e fundit, ishte gati të jepte shpirtin përgjithënjë, të shuhej e të çfarrosej krejtësisht nga faqia e dheut, këjo Shqipëri, që, dikur, shkëlqente nga trimërija e pashoqe e bijve të saj; kjo Shqipëri, që kur i kërcënohej rreziku Europës nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e pavdekur të saj, Skënderbejnë, u bë porta e hekurtë kundra sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më t’egër që ka pas Turqija. Mirëpo, desh Zoti, që me punën, me trimërinë dhe guximin e pashoq të Shqipëtarëvet, sot e tutje të marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’onë, sepse, këtu e kështu, jemi të LIRË të PAVARUR dhe MËVEHTE, prandaj: qeshni e gëzoni! t’ia arrijtur kësaj dite të bardhë e të madhe, na ka ndihmuar gjaku i dëshmorëvet dhe puna e vlefshme e patriotëve t’anë dhe e të gjithë shokëve që muarrnë pjesë në këtë mbledhje dhe e të gjithë juve, që tani po ju gufon zemëra nga gazi i madh që ndieni; mirëpo mbledhja si më plak që jam, m’a ngarkoi mua Ngritjen e shënjtë të shënjës t’onë Kombëtare, të flamurit t’onë të ëndërruar e të dashur (nxjerr Flamurin, të cilin e ka të vendosur në një shtizë hekuri, natyrisht të vogël, dhe të pshehur nën pallto dhe passi e mba një sekondë në dorë e ngul në shtyllat e ballkonit.

Shqiptarët, posa e shohin Flamurin thërrasin me gëzim e me zë të lartë:Rroftë Flamuri, Rroftë Shqipërija e Lirë). Ja, pra, ky është Flamuri Ynë i kuq e me shqiponjën dykrenare të zezë në mest. Dhe tani, të gjithë bashkë, si një trup i tërë dhe i pandarë, le të punojmë për t’a mburuar, për t’a përparuar e për t’a qytetëruar si i ka hije Atdhenë t’onë të Lirë. Tuke përfunduar, s’më mbetet gjë, veçse t’i drejtoj një lutje Zotit të Madh, që, bashkë me bekimet e Tij që i lipij të na japë për të qenë të denjë të kësaj dite, të pranojë që këtej e tutje të jem unë dëshmori më i parë i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin që të jem i pari ta puth e ta bëj të valvitet i Lirë. Flamuri i ynë, n’atdhenë t’onë të lir!!! Rroftë Flamuri! Rroftë Shqipërija!


TË GJITHA RRUGËT SHKOJNË NË VLORË

Tfilluam këtij rrugëtimi kaq mundimshëm, Të çmallemi për mote me vllaun, Në legjendën e gjakut në zemër Prekazi, Ndezëm flakadanët e lirisë, Për t’ia ndriçuar rrugën Shekullit të mëvetësisë. Sa shumë kish lënguar Çamëria, Sot plagëve po ua kërkojmë burimin, Vumë Flamurin në Gurin e Prevezës, Filati, Konica, Janina e Arta Na shtruan sofrën e bujarisë, Përqafimi mbetet peng për një shekull. Nga Manastiri, Shkupi, Tetova…

Me tingujt e gjurasë Grykës së Radikës, Sa legjendat u tjerrën për nagantin e krismave, Parakaluam triumfalisht faqeve të lavdisë Dhe ia vulosëm kohës qëndresën, Tek sa po zbret buzë Vardarit një rreze drite, Hasan Prishtina përqafon burrërisht historinë, Gonxhen, Kryetrimin, Epopenë e lavdisë. Mbushur aromë jete rrugëtojmë tutje, Një fresk i Mollës së kuqe na mbështjell plot jetë, Gjithkah po frynte jugu furishëm, Shpaloseshin rrënjët e kujtesës si petale lulevere Mbi Testamentin e kohës së trisht Me pika gjaku qëndis.

Nisëm rrugë drejt Majave të Boletinit, Se atje valviten vitet e historisë, Dhe fjala amanet brezave: “Kur është mirë Shqipëria, Edhe unë jam mirë”. Dy nagantë shkruajnë epitafin e pavdeksisë,

Flamur ndër shekuj na vjen mes Kuvendit Isa Boletini. E nisëm shekullin për udhë, Shtigjet e lirisë na premtoi, Pritëm gjatë një kumt Dhe shkurti na mbushi zemrat gëzim, Prishtina po festonte agimin, Çlirimtarët ia shtruan vendçe.

Nga Kullë e Bushatëllinjëve, Dëgjohet kushtrim i maleve: Po vjen Ali Pashë Gucia! Osoja në Vraninë Paska shtruar drekën e festës, Barot e zemër qeliku. Një flamur e shoh prej një shekulli, Dedë Gjo Luli ma lëkund plisin dhe shkund tytën e maliherit, Në emër të atdheut, Në emër të lirisë. Në Lezhë çmallem një çast, Kryetrimit ia puth rrezet në ballë, Turravrap ngarend fushave të bleruara Deri në krahërorin e shkëmbit në Krujë, Ku pikon për shekuj gjaku i lirisë E rrezaton një dritë jete.

Vlora vlon nga valvitja e flamujve të lirisë, Krahshqiponjë hap horizontin plot rreze, Shekullit ia fshijmë mjegullën e durimit, Deri në bashkimin e ëndrrës së pambarim Dhe e përgëzojmë Kuvendin e burrërisë, Me gjuhën e zemrës dhe dashurisë. Të gjitha rrugët kanë mësyrë të arrijnë Në logun e burrave dhe besës, Tok me Plakun* të ngremë gotat, Në Kullën e mëvetësisë.

Por nga Prekazi deri në Vlorë, Kemi edhe pak rrugë për të bërë, Kemi edhe një mall për t’ia shuar Nënë Shqipërisë. -----------------

Dergoi Arqile V Gjata

44 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page