Fjalët kufitare
Prof Dr Fatmir Terziu
Pas Hasan Mustafa Shahinaj..., Pas Mehmet Zylfi Hasanaj, pas Ibrahim Mehmet Alla, pas Dail Halilaj zëra insinues, qëllime të mira dhe të këputura nga dygjuhësia e të mjaltëruara në gjuhën e bukur shqipe, entuziazëm dhe zili reciproke e shëndoshë.
Nëntokë? Të gjitha kristalet që vetëtijnë ende, të gjitha të korrat e bukura, kërkonin dhe ende kërkojnë atë që në ndërgjegje, e kam besuar të frytshme dhe jo thjesht të rastësishme.
Një manifest. Jetë plotë frytdhënëse, me shpresë oportune. Por heshtje dhe dritëhije. a) Për shkak të mungesës absolute të ngritjes intelektuale të shumicës mendimtare të territorit më punëtor dhe më mjeshtëror të burrit dhe gruas estete, në të cilin mbizotëron cilësia dhe volumi i madh i punës, mjeshtërisë së gurit e të drurit, dhe jo vetëm për vete.
Karakteri universal. Klasifikuar nga emra dhe figura të ndritura historike me emrin adekuat, real, jetik e që mbetet mes nesh, thjesht si një djepe e përkundur në memorje të zhytura thellë në harresë të përditshme. I tillë është realiteti. Ai që është në fakt mbetet dhe është. Është mes nesh, profesor, akademik, avokat, poet, intelektual, Njeri. b) Sepse puna kolektive e bashkëvendasve të rinj është ende e mëdyshur, më shumë nga talentet më të mira janë me torba krahu, në lëvizjen e ashpër demografike dhe demokratike, të tjerët janë në harresë të injorancës së plotë.
Dhe janë nga e njëjta rrënjë që i bekoi. I edukoi. Janë të të njëjtit Art të cilit i përkushtohen. Janë nga bankat e shkollës së Mustafa Shahinajt, që me zgjuarsinë e tij, me koleografinë e tij i bëri të mençurohen e të estetohen në rrjeshtat e shkrimit të gjuhës së bukur shqipe. Apo dhe të tjerë, Mehmet Çadri, Agim Shahinaj, Hilmi Sadiku, Fidan Marku, Halil Hoxha, Nazif Hoxha, Xhevahir Çadri, Ferit Ademi, Hyqmet Piraj, Osman Sinani, Ajet Sadiku, Kadri Ajazi, e të tjerë e të tjerë pa harruar 'djaloshin' fisnik mësuesin e talentuar Mustafa Sinani c) Sepse shpallja e vetvetes, talentit dhe ecjes, siç proklamohej nga mësuesit e thjeshtë Ismail Nuredin Sinani, Sefedin e Zylfi Hasani në udhën e të parëve, një estetikë akratike, imponimi i një modeli, ose një kodi ndryshe nga të parët e tyre nuk do të nënkuptonte një kontradiktë, por do të zgjonte një udhë të mençur. Sot nuk duhet ngatërruar!
Nuk ka një letërsi "zonale" - siç është shprehur një autoritet mjeshtëror - që të shënojë rrjedhën e të tjerëve: letërsinë „zonale“.
Është e tëra në tërësinë e saj. Lokale, zonale, kombëtare, globale. E gjitha është një pikë orientale. Sa është funksionale?! Sa romane, skica, tregime, shkrime, poezi dhe… krijimtari ngelën pa emër? Edhe pse kishin emra konkretë… Por harrohej dhe harroheshin… Kushdo që ndjek me skllavëri gjurmët e strukura në damarët e talentit, do të synojë të mos humbasë thesarin e tij personal dhe, me përskuqje në faqe, apo ri çliruar në avangardë, nuk do të mund të fshehë intelektin, personalitetin, talentin, apo konkurencën.
Uagner, Augusta Holmés, i tha një ditë dishepullit të tij: "Gjëja e parë, mos imitoni askënd, dhe mbi të gjitha, mos më ngjani as mua". Thënie e madhe. Kam gjetur një të thënë, në masën e brishtë të rinisë sime, antifonet e mia, sekuencat e mia, prozë tipologjike profane.
Kohë e pakohë, lodhje e vetëm lodhje, lodhje shpirti dhe zemre.
Kanë qenë të nevojshme për një udhë. Në një udhë që ecën vetëm një murg artizanal i mirë, për t'i bërë shkronjat e arta të gjuhës shqipe të denja për çdo faqe të rjetës, që i thurren jetës.
Përmes kësaj udhe, nga zjarret hyjnore të xhamave të njomur ndjej aromën e strukur të shkrimit dhe nuk zemërohem, por qesh me erën që fryn jashtë, me të keqen që ndodh ende, se vetëm me punë dhe buzëqeshje e flak urrejtjen, mëdyshjen, injorancën, fshehjen.
Dhe dëgjoj ende këmbanën e Kishës së Vërnicës, dhe me timbrin e saj luaj çdo ditë, duke më thirrur në festën e panjohur të ditëve të fëmijërisë, ku sytë e zjarrit ende shkëlqejnë dhe trëndafilat rrjedhin kënaqësi unike. Ndjej zgjatjen e përthyer të minareve në të tre lagjet e bekuara të Trebishtit. Dhe zemra zgjon muzikalitetin e respektit dhe përkujdesjes për Saliun e mirë, Hoxhën që zgjonte kujtesën dhe memorjen e të ikurve fshehurazi në shtëpitë besimtare.
Timbri im është një klaviçel i vjetër i një guri të gdhendur pompadour, në melodinë e të cilit kërcenin gjyshërit e gëzuar, dhe aty ndjej gjyshen që dorovit me duart e lyera me këna, nënën time të dashur që shërben kafenë, e aty është parfumi i gjoksit tënd, aty është parfumi im, temjanika e përjetshme e mishit.
Grua e pavdekshme, lulja e brinjës sime, unë jam gurra, a ka në gjakun tim ndonjë pikë gjaku nga skutat e errëta, apo nga thellësia e mistershme e zbrazëtisë? Enigma po shestohet, nuk më shqetson vetëm ajo që ka shkuar, por edhe edhe ajo që mund të jetë, dhe ndaj shpresoj vetëm tek e mira, pavarësisht nga duart e mia të lodhura mbi laps, penë, tastierë e libra.
Ndaj këtu shihni në vargjet e mia mjeshtra, mësues, duar të arta femërore, vizione të vendeve të pastëra, ose të pamundura të perceptohen ndryshe: pra ishte, mbetet dhe do të jetë në fjalët kufitare, ajo çfarë ju doni! E dashuroj jetën dhe kritikoj 'mirësisht' kohën në të cilën kam lindur. Dhe unë nuk do të mund të përshëndes një kohë të krisur me një gjuhë lajkatare!, oborrin e së cilës dikur të parët e mi e kishin shtruar me ar, mëndafsh, mermer… eh, e kujtoj në ëndërr...
Nëse ka poezi në Gollobordën tonë, ajo është në gjërat unike, të reja, ideale, tipologjike. Në penën e Besnik Q. Ramës, Danail Sulkut, në poezinë e Zeqir Hysa, dhe në mjaft emra të tjerë të kohës reale.
Pjesa tjetër është e jotja, nxënës model, student shembullor, intelektual, punëtor, duarartë… art me shijen dhe ndjenjën më të lartë, që nga koha e të madhit Nexhmedin Zajmi… Dhe nesër!
Gjyshi me mjekër të bardhë më tregon një sërë portretesh të shquar: "Ky, më thotë ai, është ngritësi dhe mbrojtësi i kufirit shqiptar, ky është Njeri i lindur për të qenë gjithnjë i madh.
Pastaj, kur u përshëndeta: „Gjysh, është e nevojshme të të them, se gruaja ime është nga toka ime, e dashura ime, është nga toka ime krenare...” Dhe pyetja metrike? Dhe ritmi? Si çdo fjalë ka një shpirt, në çdo varg, përveç harmonisë verbale, ka edhe një melodi ideale. Muzika nuk është vetëm nga ideja, shumë herë bariton tek burimi i saj. Bërtitja dhe britma nuk do të të pengojnë mesazhin tënd simpatik, për aq kohë sa zëri yt si bilbil ende është në veshët e mi, do të jetë në veshët që do të pasojnë...
Gëzohu me zërin tënd. Kur ai nuk është aty për t'ju dëgjuar, mbyllni sytë dhe luani për njerëzit e zemrës suaj. Thjesht kështu e ka jeta. Muzika dhe letërsia, sikurse arti burojnë nga brenda.
O popull i kodrave të zhveshura, i dheut flori, i perëndeshave të dashura! Një trëndafil të bie në këmbë, një trëndafil tjetër ngrihet në buzët e tua të njomura me dashuri, një tjetër trëndafil lind dhe të puth në ballin tënd me rudha!
Dhe ligji i parë, krijues: krijo. Zgjohu dhe bëhu vetvetja. Trashëgohu. Fol me krenari për Gollobordën. Shkruaj me pastërti për këtë perlë të madhe të Njeriut të mirë, duarartë dhe mjeshtër. Hidhe në letër! Kur një muzë të jep një djalë, le të jenë shtatëzënë tridhjetë e tetë të tjerët.
****
Ndihen bukur, oh sa bukur…
…Sytë kuptojnë!
Ata janë gjithashtu shkrimtarë, poetë dhe ëndërrimtarë. Ata janë romantikë, si unë.
“Kurrë mos ndaloni së ëndërruari me shikim të egër”, thanë ata.
Kjo ishte gjithçka që më duhej të dëgjoja.
Njerëzit nuk kuptojnë. Edhe më të afërmit. Është një zjarr që digjet brenda. Ëndrrat e mia të egra. Ata nuk kuptojnë. Më dekurajojnë. Ata thonë se nuk mundem. "Si do...?", "Tashmë është vonë", "Gjeni diçka tjetër për të bërë".
Por dëgjoj një fjalë: Frikë.
Tani unë e di. Ata thjesht kanë frikë prej tyre. Nga ëndrrat e mia të pafundme.
“E egra tremb ata që kanë dashur vetëm të zbuturin”, tha dritëhija dhe më largoi trishtimin.
Ngjyrat vërshuan përsëri në trupin tim.
Unë nuk jam më gri.
Shpirti im shumëngjyrësh tani mund të fluturojë lart! Lart mbi qiell!
Çfarë lehtësimi!
Flaka ime po kullonte. Kisha frikë se do të ishte zhdukur përgjithmonë.
Por harrova. Unë kam lindur me këtë shkëndijë që do të mbajë gjithmonë të ndezur zjarrin tim. Kjo nuk do të lejojë kurrë që ngjyrat e mia të zbehen përgjithmonë.
Kjo shkëndijë është kërkimi im për çdo gjë që do të shkëlqejë kabinetin tim prej druri, ku mbaj të gjitha krijimet magjike të mendjes sime.
Ju mund t'i shihni me të vërtetë vetëm nëse do të kishit sy magjik si tanët, ose nëse do të na lejonit t'ju jepnim një palë syze shumëngjyrëshe.
Unë flas për magji dhe ju mendoni se jam thjesht një ëndërrimtar.
Por nuk është gjë tjetër veçse aftësia për të parë horizontin e pafund të gjërave për të cilat duhet të jeni në gjendje.
Është vetëm kaq.
Pra, kur nuk jeni duke ëndërruar, mbani mend... janë frikërat tuaja.
Por unë nuk kam frikë. Jam i lirë.
Pra, mos u përpiqni të hiqni erën nga velat e mia, dhe kur nuk ju duhen në detin e ëndrrave.
Por, ti, ti dritëhija ime:
Thjesht më lëndove dhe më ngadalëson ende...
Unë: ju fal.
Ju fal. Nuk i keni parë kurrë këto ngjyra. Një shumëllojshmëri e tillë, një shkëlqim i tillë, një thellësi e tillë, çfarë krijimtarie!
Të gjitha së bashku në një harmoni të përsosur.
e kuptoj.
Unë e kuptoj, prandaj dhe ju fal.
Por „sa keq“, kur mendoj.
Sa turp. Turp, që dikush nuk i njeh kurrë aftësitë e një trupi të vetëm.
Thjesht ishin dhe mbetën ata.
Por si mund ta dinin ata? Ata as nuk përpiqen.
Dhe si mund të provonin, kur ata ende nuk ëndërrojnë?
Fuqia e nxitjes.
Tani e dini se çfarë dua të them.
Një sintezë e historisë dhe shpirtit shqiptar. Ndonëse bëhet flalë enkas për Gollobordën, secili atje sheh edhe veten, njerzit e tij, personazhet e thjeshtë e të shquar të vendlindjes, krahinës e mbarë kombit. Ata njerëz dhe peizazhin natyror si plotësim e zbukurim të njëri-tjetrit, pena mjaft e talentuar dhe e mençur e Fatmir Terziut na i bënë tejet të dashur, të krenohemi e frymëzohemi. Faleminderit i shumërespektuari Profesor! / K.Gj./
Ju lumtë, i dashur dhe i nderuar Profesor i Rrallë nga “Trebishti Ujbardhës”, për artin letrar që shpreh esencën e filozofisë së Shqiptarisë përmbi dogma e teorira pëçarëse dhe madhështisë së personaliteteve të dalë nga Goloborda dhe nga Trebishti, sikurse Kolegu, Miku Im i Madh AGIM ÇADRI, i palodhur si gjeolg dhe në Shqiptari, autor i librit Goloborda apo UjëBardha.
Me konsideratë.
Vedat Shehu
(Studiues i Pavarur)