
Fjalët!
I dashur!
Ne të dy gjithmonë mes fjalëve jemi ndodhur
Edhe kur ti më kishe në krahët e tua me mall
Edhe kur më vure unazën në gisht si mishi thuan
Edhe kur ikëm nga fjalët e shumta na ndoqën më pas!
Në mes fjalëve u dashuruam edhe më shumë
Kur zërat i kthyem në heshtje e tymosjen në erë
Kur çdo gjë e kemi lënë me rrënjë e me ndjenjë
Sikur s’ekzistuam në atë kohë por të tjerët të zënë!
Ti i dashur më ke besuar deri në thellësinë e mendimit
Që jam për ty dhe këtë as topi s’e luan
Edhe pse të dua me kaq shumë zemër e shpirt
Ti asnjëherë nuk i ke besuar fjalët si vetëtima!
Ngaqë ne i kemi larguar me injorim të tjerët
Të tjerët që na vodhën, na mohuan, na mashtruan
Që nga pasuritë që i kishim me meritë e djersë
E që nga fjalët që thonin se pse ishin të paformuar!
Dhe ti fare mirë e di dhe e vlerëson
Sinqeritetin tim që kur të thash të dua
Edhe pse larg ikëm nga njerëzit tanë përgjithmonë
Ata sërrish kërkonin nga ne ndonjë hua!
Por ti dhe unë i dashur bërëm marrëveshje
Se kurrë nuk do kthejmë sytë nga e kaluara
Ata, Ato veç zjarrin ndezin nën dyshime për ne
Dhe vet po digjen nga këmbët si gjurmë të shuara!
Ndaj nuk hesht derisa të vdes
Për pafajsinë tonë e të bekuar
Se të tjerët ishin Ata, Ato
që donin të na ndanin
Se me pahir për dashurinë në zemër
Që kaq vite si hajmali e ruaj!
I dashur , ti vet më ke thënë
Se bota zjen nga fjalët e parafjalë
Si dhe me fjalë vepra kanë ndërtuar
Por ne të dy jemi me faktin se duhemi
Edhe nga shkëmbi të na hedhin
Ne kurrë s’kemi për t’u gjunjëzuar!
Fjalët i merr era e era i përcjell në boshllëk
Si në boshllëk janë thënë e kur faktin e shohin
Se unë e ti nuk merremi me asnjë
Nga të mjerët që vetëm fjalë kanë e jetën e harrojnë!
E gjyqet ndaj janë vënë në ligj
Për shejtanin, imoralin e të ligj
Pasi vetëm me ligj janë faktet shtruar
E pas fjalëve askush nuk është dënuar!
Opinionin e djallosin në vesh të djallit
E nderin e çnderojnë në vesh të imoralit
E sinqeritetin e përdhosin për hir të mashtruesit
E virgjërinë po bëjnë si leckë për këpucët!
Teuta Osmani
Amerikë.2022
Comments