Fjalë zemre për poetin matjan


Fjalë zemre për poetin matjan që mbjell me vargun e tij shqiptarizmin në Londër

Nga Namik Selmani, Boston

Prej vitesh e kam përpirë me një etje të pashuar poezinë e Xhavit Gasës që është më matjan se matjanët kur kërkon që të ngrejë Urë kulturore

dhe shkronjore mes Matit të tij të dashur dhe komunitetit shqiptar të Anglisë kryesisht atij të Londrës.

Pasioni për fjalën e shkruar te Xhaviti bashkohen me ata ngjizje të fortë të shqiptarizmit. Ai i do të gjithë stinët matjane. I ka shijuar me gjithë dashurinë që ka si njeri, si poet, si bir, si baba, si gjysh e poezia e tij ika të gjithë këto portrete Poezia e tij të bën të krenohesh jo vetëm me atë vetë, po dhe me fëmijët që dinë të këndojnë shqip, të shkruajnë shqip.Dhe nuk është më ai Xhaviti i Burgajetit i Zenishtit ditëve të ara të kurbetit po asht më i pjekur si autor.

Librat e botuar ajo jetë aktive që ai bën krah të gjithë shqiptarëve të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e bën poezinë e tij një

Misionar modern të kombit. për të cilën ne kemi nevojë kaq shumë Poezia e tij ka pak nostalgji Thinjat që ia merr era mbi Tamiz i kujtoj jetën e vështirë po dhe atë që ai ka dhënë me jo pak sakrificë.Mund të shijonte Anglinë edhe me kafet e shumta që janë dhe traditë shqiptare. Mund të ecte me hap të ngadaltë në parqet natyrore.Mund të ndërronte vizitat në Muzetë e shumtë që ka atje po ai e do poezinë dhe me modesti bën atë

që mund të bëjë më mirë . Të mbjellë në shpirtërat e fëmijëve e prindërve shqiptarë gëzimin e shkronjës shqipe madje mjaft poezi të tij mund të jenë pjesë e librave shkollorë të mësohen dhe të recitohen në shkollat shqipe apo të bëhen këngë.Ai tani njeh kulturën angleze që dikur ka qenë dhe pjesë e kulturës shqiptareUrimi i zemrës është mirënjohja më e madhe që e meriton ai në cdo kohë.



Cikël poetik kushtuar fëmijëve të komunitetit Shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe


PRANVERAT SHQIPTARE


Ç’më zgjojnë ëndrrën e hershme naimjane,

këta fëmijë shqipen që aq ëmbël e folin,

më sjellin nga vendlindja të fresktat fllade,

më bëjnë të ndjehem shqiptar mes Londrës


Në skena e sheshe të Londrës mbretërore,

shpërthejnë hareshëm lulëkuqe vendlindje

stolis me lule bjeshke kostumet popullore

kapur për dore vallëzojnë valle Shqipërie!


Oh, ç’na sjellin Pagarushën e Vaçe Zelën,

këtu në Londrën e Durhamit dhe Bajronit,

drita e syve tyre mund trishtimin e kurbetit,

pranverat shqiptare shpërthejnë në Londër



LERMËNI


Lermëni ta shkruaj vargun mbi ballin e

njomë,

të marrë bukurinë shkruar me ngjyra ylberi,

vargu të bëhet si Ante, i rilindur, i pamposhtur,

me dritën e syve tuaj mund mjegullën e kurbetit!


Vargjet e mia të