
S'ka pak ditë që TVSH-ja ritransmetoi Komdinë e Koço Devoles "Milioneri" që nuk është vetëm e Koço Devoles po e qindra-mijëra "milionerëve" të rinjë të ngritur befas nga asgjëja! Shumë bukur! E qëlluar!Për të thënë se rruga e ndershme e pasurimit në sistemin e ri shoqëror është vetem puna e ndershme dhe talenti i njeriut. E jo ajo e mashtrimit të ronxho-bonxhëve që mbinë papritur! Si këtu, në këtë komedi fshikulluese që vërrehet çdo ditë e netë në realitetin shqiptarë, si fenomen tronditës, kur papritur e papandyer mund të gdhihesh edhe milionerë!Përmes një satire që, le ta themi fshaçe, "të shpëton shurra"kur e shehë, nga mbingarkesa e një humori të gjallë e të ngjeshur, me gjetje e detaje të njëpasnjëshme, me forcën goditëse të satirës, shumë më të madhe nga shkrimet e gazetave, fjalimeve të zyrtarëve e të pushtetarëve të të dyja krahëve, kundër korrupsionit, Po edhe të atyre qindra-mijëra dosjeve që "flejnë akoma!" dhe që ende priten të shqyrtohen nga Drejtësia..... E interpretuar nga dy aktorë të njohur e fortë të talentuar, si Koço Devole e Bujar Asqeriu, i pari në rolin e personazhit që kërkon të hipotekoj pronën e tij dhe, i dyti, në rolin e hipekuesit,- të një personazhi që nuk ka kurfar gjëje në pronësi, përveç një zyre në Komitetin e shpërndrjes e të legalzimit të pronave, si edhe një biçikletë rrangallë për të vajtur në këtë "punë të shkëlqyer"që mezi e ka rregulluar me miqë e shokë! Po edhe nga dy aktor të këndshëm si Xhemal Myftiu e Sokol Angjeli e nga dy vajza të reja që "ushqejnë" televizionin me proçka të tilla të hatashme! Subjekti i komedisë (i shkruar nga Komediografi Devole), është fare i thjeshtë: Hallexhiu zotron në planimetri truallin dhe vjen ta ligjërojë pronën tek Zyrtari i "kësaj pune", i cili është duke dhënë një intervistë televizive për lehtësirat që (kinse), u janë krijuar pronarëve, duke e përfshirë edhe hallexhiun që vjen përpara "ujqërve të stërvitur", në entusiazmin televiziv të kohrave te reja, kur befas " është kapur peshku!" e të vjen në derë "Milioneri"! E lind vetiu flluckimi i milionerit të arrdhshëm, përqafimet e përzëmërta qafë më qafë, premtimet për ta zgjidhur brënda pak ditësh, derisa merr zarfin e parë, më vonë të dytin e më pastajë të tretin...Deri në raskapitjen e pronarit të ligjshëm, pas edhe një "Odiseje" të njëllojtë dhjetë vjeçare, para se të vinte deri ketu, penguar edhe nga "Çirçja " tek dera, një qerata i përkryer i luajtur nga Kaçja, që s'ia bënte të bardhë hyrjen pa i'a "krruar xhepin", të cilit nuk i ka mbetur më asgjë përveç "xhepave të boshatisura" dhe n jë çadre të prishur që i ka ngelur në dorë, që as hapet e as mbyllet!...Derisa zyrtari, si e ka vjelur mirë njeriun e "kthyer në Derr"!, nuk ka më dëshire të flas me të e as e pranon më tek dera , bile duke i zënë kokën me derë "gjynahqarit"! Ndërkohë që, tanimë, zyrtari nuk do të vijë më në pune me biçikletën e tij rrangallë, po me një makinë të përdorur fillimisht e në vijim , me një "Land Rover" fringo!. Dhe fundi i komedisë: Drejtori i Hipotekës transferohet në një detyrë më të lartë, pas një dreke të pasur në nje restaurant Luksoz me pasarrdhësin, -një marifetçi edhe më elastikë se i pari ,-lozur prej Sokol Angjelit,i cili e nis "proçesin" nga e para, duke fërkuar gëzueshm duart, po me një intervistë televizive, ku shprehet e njejta gjë, me të njëjtat fjalë, se është vendosur aty që "të zgjidhë hallet e popullit",,, se "nuk e zë gjumi natën" për këtë,,,e broçkulla të tjera të ketij rangu shpërfillës! Dhe që "i ziu njeri " duhet të kalojë përsëri e përsëri nga "Çirçja", tek dera poshtë, me dorën në xhep, në një "rrjepje së gjalli" e të pafundme! Ndërkohë që, të ashtuquajturit "milioner", nuk i mjaftojnë qindarkat për të blerë edhe një shishe uji të shuaj etjen! Regjisori Ilir Bega , e shpreh natyrshën lëndën satirizuese të Devoles, me nje puls jetësor, shoqëruar me "ethet e pasurimit" nga të dyja krahët dhe me aktorë të mëvetshëm që i dinë "hiletë" burimit të së qeshurës, si mjeshtëri. Me një vërtetësi të jashtëzakonshme. Nga njera anë, me varavingon e lodhshme të të ashtuquajturit "milioner i ri", si i "eturi i shkretëtirës" , i cili vjen këtu duke kënduar arjen e një opere komike dhe përfundon në Varrezat e Sharës dhe , nga ana tjetër, me etjen e babëzitur të "bythëgrisurit" që kërkon të bëhet milioner mbi kusuremëdhenjtë që presin tek dera , me vite e dekada! Zylyfi,-që interpretohet nga Koçoja,- ndjesë pastë,-si gjithmonë ëndërrues në rolin e tij, i gatshëm të jap edhe jetën për atë çikë pronë, me portretin e një varfanjaku që "të këputë shpirtin", duke shtrënguar në gjoks çadrën që as hapet e as mbyllet, si edhe me bëlbëzimet e lodhëshme, për të marrë firmën që se merr dot kurrë! Dhe Kryetari i Bujar Asqeriut, me atë tip zyrtari Dallkauk, Megalloman, që duket sikur ka zbritur nga planetet që nuk janë zbuluar akoma, me maninë e pazakontë të një zhvatësi "të kulturuar" që të "lanë e të lyen", pa të zgjidhur asgjë, në mënyrë që të fitojë sa të mundet më shumë! Ndërkohe që "komedia" përsëritet me vite, dekada dhe dosjet për Drejtësinë shtohen e shtohen pambarimisht....Nga 5 ditë, deri në 25 vite,-thuajse aq sa ka "filluar" historia e ndarjes së pronës,-një nga gangrenat më të tmerrshme të të gjithë periudhës së tranzicionit! Sikur të fshiheshin në ato dosje," minierat e arit"... I ndjeri KOÇO DEVOLE, një talent i rrallë për ne, pa shkollë të lartë aktrimi, regjie e dramaturgjie, e ka "qarë" këtë komedi 25 minutshe, si për ironi të fatit të tij," të mbrapsht", duke i dhënë asaj, jo vetëm komicitetin, po edhe vërtetësin therrëse, me mesazh aktual qytetar e politikë, me interpretimin e tij viruoz... Ja që, ARTI GODET, zbulon ngjarje e fenomene, të cilat "ulërijnë" ende..Me nje ritmike e ekspresivitet të pazakontë, personazhi i tij me "urinë" që ka me të drejtë, për të marrë hakun e vet që i jep ligji dhe tjetri, personazhi i Bujarit , me "urinë " që i shkakton fjala "milioner " , të cilën , përse ta ketë ky "Zarbo" dhe jo ai?! E, regjisori BEGA, e bënë që aktori Asqeri, të ketë edhe një "Lojë Teatrale", kinse me fatkeqin. Bëhet një tallje, sa e madhe , e zhurmshme, qesharake, aq edhe e neveritshme...Loja, rengu, mospërfillja dhe situata e tanishme me "kthimin e timonit", përbëjnë së bashku, karakterin dramatik të fenomenit, thelbin e veprimit të komedise, e cila jep shanse për një vepër komike skenike edhe më te madhe e gjithpërfshirëse...Ky njësim e kjo "gjetje"i japin vlerë e besueshmëri gjithë komedisë për të pandyer se ishte thjeshte një shaka, po ama një "shaka e vërtetë"! Këtu qëndron pra, forca e artit, rezatimi i tij mbi politikën e zyrtarëve që nuk kanë mundur ta zgjidhin dot përfundimisht këtë "mesele" po e kanë lënë "varur në qiell", si të ishin "mëlçitë e qëngjit",-pre e ujqërve real! Shkruar e interpretuar që në vitin 2005, parë me qindra herë edhe nga "hajdutët e pronës" e përsëri mbetet aktuale, bile me alarmin e lemerishm që jep tani edhe Vetingu e SPAKU! Mirepo ky talent i jashtzakonshëm, njëherësh dramaturg, regjisor e aktor, nuk është më. Po mbetet gjithmonë i pranishm me veprat që ka realizuar me shumë sukses...Bile, edhe aty ku kemi vuajtur më shumë, në gjininë e komedisë, e cila e vlen të shihet, sa herë që jemi të raskapitur nga "COVIDET", po edhe nga hallet e mëdha të rimëkëmbjes. "Me të qeshurën,-thoshte Bernard Shou,-mposhtet e keqja pa inat dhe mund të shprehësh përzëmërsi pa u spërdredhur!"...Të qeshësh pak, është si një lehtësim i madh , për mos të thënë si "shtim jete", po si kënaqësi shpirtërore. Dhe jo vetëm kaq..Satira e humori përbëjne "Katharsin e njeriut" , shërimin e tij nga "viruset" e tjera. Sa qe gjalle ky artist poliedrikë , kjo komedi 25 minutshe, e cila tallet me ata që thonë se "zgjidhja e këtij problemi, mund të shkojë deri në 25 vite(!)", është dhënë nga Kanalet tona televizive, jo pak herë dhe e plotë,,,Si, e plotë? Askush nuk e ka çensuruar, redaktuar e shkurtuar me "gërshëre", si tani që i është hequr asaj "kripa e fundit" , mesazhi dhe "ajka", ai pesë minutshi trondites i raskapitjes përfundimtare të personazhit, alivanosja, e cili e shpie personazhin drejt vdekjes, pa arritur të marrë pronën e tij e të bëhet vertetë, pse jo, edhe milionerë!...Po milionerë do të bëhet realisht Dallkauku, me "qethjen e pronave të të tjerëve", Ai, kryetari i regjistrimit të pronave që sjellë një kurorë në varrimin e tij, duke thënë batutën asgjësuese të hipokrizisë, se "iku i shkreti pa e marr pronën, që sapo i doli nga kadastra"(!?!)..Këtij njeriu që jep shpirt diku, ne Pazarin e ri, tek i bëhen komb në fyt qoftet e zgarës, mollët e dardh t e "Rahmet pastë", rrëzohet mbi thasët e fasuleve, që as i bleu e as i hëngri dot!.. Komedia bën punën e vet, me hiperbolën dhe groteskun, me atë zmadhim që i takon gjinisë së artit ..E, derisa është letërsi, vepër arti, komedi, pra edhe një lojë, askush muk ka të drejtën ta shkurtojë me gërshërë a t'i bjerrë me sopatë "kokës së komedisë", sikur t'i binte të ndjerit , atje ku ndodhet tani! Le t'i ndjejë Perëndia këta "redaktorë!", kasapë të tmerrshëm të artit!...Servantesi e shkroi veprën e vet gjeniale komike "DON KISHOTI" në kohën më të errët të Spanjës, po askush nuk guxoi ta prekë veprën e tij Unikale"! Po kush e mori kurajën t'i bjere me "sopatë " komediografit tonë të ndjerë, që sapo e qamë dhe e përcollëm?! Që nga koha e diktaturës nuk kishim dëgjuar më veprime të tilla çensuruese!Përse vallë , duhet "redaktuar ", a "therrur", ky Koço Devolia, me këtë Komedi 25 minutshe dhe tepër konçize, pa u hequr ende nga shtyllat e rrugës, letrat e vdekjes së tij, atje ku shkoi e ku i mjaftojnë, si të gjithëve ne, vetëm dy metra vënd?!
Shkruar në javën e parë të marsit 2021, në Athinë, në rrethana "LOCK DOWN"!
Comments