top of page

Fitimtarët


Fitimtarët

Astrit Lulushi


Shumica e gjetjeve arkeologjike të imazheve tregojnë gra të përshkruara si perëndesha. Kjo ka bërë që studiuesit të pranojnë konkluzionet e Sir Arthur Evans se ekziston një kult i perëndeshës, veçanërisht një perëndeshë-hënë, që eklipson diellin, dhe shfaqet shpesh në mitologji. Robert Graves, historian, thotë se “imazhet e rrëmbimit të Evropës janë të përsëritura për shumë breza dhe në shumë kultura. Është imazhi i Zeusit që rrëmbeu Europën ndërsa kjo ishte duke u larë në det. Ishte Deti Jon.

Disa mite të kulturave të tjera tregojnë se ishte Zeusi që ra viktimë e Europës - ashtu si Asterius ishte viktimë e Ariadnës.

Dikur, në fillim, shoqëritë sundoheshin nga gra. Por - si në pasqyrë - pamjet ndryshojnë dhe e djathta duket e majtë.

Arkeologia Marija Gimbutas preferoi t'i përkufizonte shoqëritë, ku gratë ishin në krye, si ‘matricë’ dhe jo ‘matriarki’, që të mos dukeshin si ‘patriarkë’ në pasqyrë. Sundimi politik i grave përkufizohet më tej si Gjinarki ose Gjinekokraci.

Kreta pellazge (parahelene) nga viti 1700 deri në 1450 pes, nuk ofron dëshmi të qarta arkeologjike të një monarkie. Në artin, artefaktet dhe eshtrat e gjetura, numri i grave është më i madh sesa i burrave. Shumica e gjetjeve nga ajo epokë sugjerojnë se Kreta vetëqeverisej nga një kolegjium priftëreshash. Pas kërkimeve të shoqërive matrike në historinë e lashtë, Gimbutas i publikoi gjetjet e saj. Por u mënjanua, kolegët nuk i flisnin më, dhe u pushua nga puna - nga komuniteti akademik dhe shkencor mashkullor.

Në historinë që mësohet në shkolla, theksi më i madh vihet në Egjiptin faraonik, Hanët në Kinën, Inkat në Peru, Aztekët në Meksikë, në Romën Perandorake dhe Greqinë e Lashtë.

Të gjitha shoqëritë tkurren, bëhen të ngurta, nuk reagojnë, kur qeverisen me mashtrim e diktat; ku nënshtrimi e dhuna është normë. Qeveritë autoritare dominojnë narrativën. Fituesit me dhunët bëjnë historinë zyrtare.

Tani këtu është lajmi i mirë: Njerëzimi e tregon historinë e vet, një histori që është më e madhe se ajo e shkruar nga akademikë e historianë; të cilët dihet se kanë qenë titullarë e përkrahës të rregjimit të kaluar. Historia e vërtetë, jo ajo zyrtare, tregohet përmes artit, artifakteve, dosjeve dhe eshtrave - të vjetra e të reja - të zbuluara nga e shkuara e pabesë, e cila vetëm bëri sikur iku.

10 views0 comments

Comments

Couldn’t Load Comments
It looks like there was a technical problem. Try reconnecting or refreshing the page.

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page