FILOZOFIA,SIMBOLIKA DHE RASTESIA E NUMRIT TRE


Odise Çaçi

Filozofet mendonin, se shkaku themelor i krijimit të universit ka qënë: Sipas Talesit nga Mileti ishte uji dhe zjarri, sipas Pitagorës numrat, sipas Demokritit atomi, sipas Platonit ideja, sipas Aristotelit forma dhe lënda. Sipas Parimit te krijimit, shkruan dr. San Hun Li, “Qenia paresore është Zoti.Ai është realiteti absolut dhe bazohet në numërin Tre: Origjinë-Ndarje-Bashkim.Çdo krijesë duhet të rritet nëpërmes tre fazave që quhen absolutja, relativja dhe e sintetizuara (e bashkuara). Siç është shënuar në Parimin hyjnor, apo në Bibël, ka shumë shëmbuj te providencës së numurit Tre,si tre djemtë e Adamit dhe Noes, tri llojet e ofertave të Abrahamit, tri periudhat e mundimit të Jakovit, tre rrugët e Moisiut gjatë 40 viteve, tre tundimet e Krishtit. Këto shëmbuj të providencës së numurit tre shfaqen gjatë Rilindjes dhe Lëvizjes së Reformimit.Të dyja këto lëvizje kaluan nëpër një proçes zhvillimi prej tre fazash. Faza e parë e lëvizjes humaniste:Rilindja , faza e dytë Iluminizmi, dhe faza e tretë Lëvizja Komuniste, bazuar në mendimin materialist. Faza e parë e lëvizjes teologjike ishte reformimi religjoz, Martin Luteri dhe Xhon Kalvini; faza e dytë ishin lëvizjet e reja të reformimit fetar (Shek.17-18). Faza e tretë nuk është zhvilluar ende.Tre faza kanë dhe luftrat botërore, e para, e dyta,, ndërsa e treta s’ka ndodhur, po shënjat i paralajmëron nëpërmjet Luftës së Ftohtë, apo luftrave Lokale. Luftërat botërore janë luftëra mes fuqive të krahut të Abelit dhe fuqive të Krahut të Kainit.; ato ndodhin pashmangshmërisht në mënyrë që historisë së mëkatit t’i dalë fundi. Tri besime Kryesore abrahamike: a-Judizmi, b-Krishtërimi, c-Islami . Triniteti i shënjtë në doktrinën e krishterë është Zoti si një entitet i vetëm dhe si tre entitete:Ati-Biri-Shpirti. Jezui u ngrit nga të vdekurit ditën e tretë. Të urtët, që vizituan, i lanë tre dhurata. Një mysliman i devotshëm përpiqet të bëjë peliginazh në tre qytete të shënjta: Mekë, Medinë dhe Jeruzalem.Janë tre imazhet e botës së përtejme-Parajsa, Purgatori dhe ferri. Sipas Budës tre gjëra nuk mund të fshihen gjatë:dielli,hëna dhe e vërteta., që ne e shprehim me thënien:”Gënjshtra i ka këmbët të shkurtra” Platoni e ndau shpirtin në tre pjesë:Dëshirori, Shpirtërori dhe Racionali. Dialektika e Hegelit është formuluar në:Tezë-Antitezë-Sintezë. Teoria mesjetare e ndante shoqërinë në: a- Laboratores(fshatarët), b-Bellatores(fisnikët luftëtarë), c-Oratores(klerikët). U manifestuan Tri Botë:Bota e Parë , udhëhequr nga SHBA,Bota e Dytë , e udhëhequr nga BS, dhe Bota e Tretë, ose vëndet