
Filozofia e re burrë e grua
Nga Fatmir Terziu
E dashur a nuk ngjajmë si të huaj,
s’flasim, s’qeshim, s’ngucim me duar.
E dashur të lutem tani më thuaj,
ky “dualitet” vallë ka ndryshuar?
I ndërruam kuptimin dhe heshtjes,
i vodhëm modulet edhe zhurmës,
i ngjitëm puzlla enigme mendjes,
duke pritur “stazhionimin e tufës”.
Pak ditë të tilla na kanë fryrë,
këmbët, barkun, madje dhe sytë,
nuk shihemi dot më në pasqyrë,
leshrat na bëhen pyll përditë.
Në vetëm pak metra katrorë,
e kthyem lirinë si formalitet,
“padashje” e bëmë një sorrë,
të bëjë firon nëpër planet.
Bën xhirro e firo nën një mantel,
e mistershme në lirinë e vetë
askush përpara tashmë nuk i del
ajo e ka emrin Covid-19-të.
Në ekran me të bëhet aritmetikë,
trupat mbetën numra dhe enigmë,
të hapim televizorin kemi frikë,
por dhe pa lajm më dot nuk rimë.
E dashur ne të dy jemi një frymë,
jemi sikurse thuhet moti mish e thua,
e kemi lënë pasazh këtë enigmë,
për filozofinë e re burrë e grua?!
E dashur pse duhet të ngjajmë si të huaj,
le të flasim, qeshim, të luajmë me duar,
e tashmë nuk ka arsye të më thuash,
Filozofinë e re vetë e kemi “gatuar”…
Hiqmet Mehmetaj: Sa bukur eshtë shprehur ky realitet i hidhur ! Heshtje dhe panik i çuditshëm ...Respekte profesor Terziu !
Vanka Kruti: Wow e bukur dhe prekëse njëkohësisht!
Artur Shemaj: Tunjtjeta profesor
Nje poezi me temen e perditsherise se soçme ,e bukur dhe vertet interesnte trajtimi i nje Big Bratherin botnor ,ne mardheniet e ndersjellta ne çift bukur ,bukur ka ardhur dhe poetikisht ,te uroj suksese te metejshme
Diana Lika Halili: Shumë e bukur,domëthënëse, përshkrim gjenial I ditëve që po jetojmë,faleminderit që I ndan me ne krijimet e tua respekte pafund👏👏
Ismail Lila: Bravo, Fatmir Terziu. Komplimente.