Figura e ndritur emblematike e Lugut të Drinit-Klinës


Perkujtohët shtatëdhjetë e dy vjetori i vdekjës së martirit Nue Jakaj nga Ranoci i Lugut të Drinit

Shkruan: Lekë Mrijaj

Nga burimet e hershme të kohës, dhe gojëdhënat e pleqëve ma me zë të njohur lugdrinas, dhe të disa studiuesve të kohëpaskohëshëm të cilët nder vite kanë reflektuar së shkruari për gjeneologjin e Jakajve nga Ranoci i Lugut të Drinit, lirisht mund të konstatojm dhe japim opinion të qëndrueshëm se familja Jakaj, gjeneologjikisht, ishte, është dhe mbetet një simbol me vlera për mbarë trevën: Lugun e Drinit dhe Dukagjinin, perfshirë në rrafshin familjar, miqësor në atë human kombëtar e njerëzor.

Kulla e tyre, për kohën ka qenë gjithmonë një Asamble dhe derë mikrpitëse e bujare për miqtë, farefisin dhe dashamirët si dhe të çetave tona çlirimtare, kombëtare nacionaliste shqiptare duke vequar çetën e heroit Ndue Perlleshi, e cila kullë dhe familje i’u dha mbeshtetje në ushqim, armë e logjistikë ushtarake e gjithëperfshirëse. Kështu që kontributi i familjes Jakaj, përherë reflektoi me një pozitivitet të shkelqyer e të jashtëzakonshëm, i frytshëm në tē gjitha sferat e pergjithshme kombëtare, fetare e njerëzore.