top of page

FETË E JAPONISË


Shintoizmi dhe Budizmi janë dy fetë kryesore të Japonisë. Shintoizmi ishte lindur ndërkaq në Japoni, ndërsa Budizmi vajti atje në shekullin VI dhe u zhvillua në trajta specifike. Shintoizmi është feja më e hershme e Japonisë. Ai bashkon kultin e stërgjyshërve me nderimin e natyrës. Divinitetet e tij janë ca shpirtra të quajtur “kami”. Në shekullin VI Budizmi u përhap në shoqërinë e lartë japoneze. Megjithatë, perandorët vazhduan të praktikonin ritet shintoiste sepse nuk donin ta fyenin popullin, që u mbeti besnik besimeve tradicionale. Në shekullin XIX Shintoizmi u shpall fe kombëtare. Sot japonezët gërshetojnë disa praktika të të dyja feve. Shintoizmi Fjala “Shinto” do të thotë “udha e kami-ve”. Në zanafillë kami-t ishin shpirtrat e stërgjyshërve të vdekur, që gjetën strehë në natyrë (në katarakte, në valët e oqeanit ose në krateret e vullkaneve). Më vonë kami-t u cilësuan elementë që zotërojnë fuqi të jashtëzakonshme (dielli, hëna, drurët ose era). Ata janë dashamirës ose keqdashës. Disa legjenda të shekullit VIII flasin për krijimin e botës dhe lindjen e kami-ve e të vetë Japonisë. Kami-t kanë kasnecë: dhelpra është kasneci i Inari-t që mbron fatkeqët dhe sjell begati. Njerëzit këshillohen me kami-t në raste të ndryshëm: para se të ndërmarrin ndonjë udhëtim ose të japin provim, për të shëruar një të sëmurë, për të mallkuar një armik, për të dëbuar fatkeqësinë, për të pasur një fëmijë... Kulti dhe sanktuaret shintoiste Në shtëpi, përballë një altari kushtuar kami-t të familjes, vendosen hajmali. Këto shpesh herë janë shigjeta të drunjta ose copa letre që mbajnë emrin e një sanktuari të famshëm. Sanktuari është lokali i kami-ve në vendin përkatës. Besimtari që shkon të komunikojë me një shpirt, kalon së pari nëpër portën e madhe, “torii”, që shënon hyrjen në hapësirën e shënjtë. Pastaj pastrohet duke bërë gargarë dhe duke i larë duart në një pellg ose në një burim natyror që ndodhet afër sanktuarit. Më tej futet në sallën e kultit (“haiden”), por nuk ka të drejtë të hyjë në sallën kryesore (“honden”), pra në vendndodhjen e kami-t. Pasi hedh një monedhë në kutinë e dhuratave, besimtari tund këmbanën dhe e godet tri herë me duar që t’i verë në dijeni kami-t për praninë e tij. Përkulet dhe thotë lutjen.



19 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page