top of page

Festivitet model në 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës


Festivitet model në 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës



Festivitetet që organizojnë identitetet, kulturat dhe traditat e komuniteteve të ndryshme minoritare, etnike, të diasporës janë fenomene të rëndësishme kulturore dhe sociale. Ata gjithashtu mund të kontribuojnë në ekonominë e vendasve, për shembull nëpërmjet rritjes së të ardhurave nga shkëmbimet kulturore, të ardhurave vullnetare dhe mjaft arsyeve të tjera organizative. Për më tepër, festivitetet e komunitetit të diasporës mund të kontribuojnë në pasurimin e zhvillimit të imazheve të vendeve dhe temave të marketingut të destinacioneve që synojnë të pasqyrojnë diversitetin dhe të promovojnë një imazh 'të globalizuar' të popullsisë së vendit (zakonisht qytetit) ku zhvillohen aktivitete të tilla festive, në kontaktin parësor në Londër, kryeqytetin britanik, metropolin e dëgjuar për efektin dhe efikasitetin multikulturor. Si pasojë, 'simbolika e festivitetit' ka hyrë në gjuhën e studimeve kulturologjike, e përcaktuar si "një fenomen në të cilin njerëz nga gjerësia e një komuniteti ndjejnë festivitetit dhe traditën festive në trashëgimini të brezave". Ky artikull kontribuon në studimet e festivitetit të komunitetit shqiptar duke eksploruar festivitetin e shoqatës „Ardhmëria“ të drejtuar nga ish-mësuesi i Bio-Kimisë në Atdhe, Drejtuesi i shkollave shqipe të Arsimit Plotësues shqip, drejtues i Komunitetit shqiptar ndër vite dhe biznesmeni, Lutfi Vata në MB dhe rëndësinë e tyre në zhvillim si atraksione kulturore, ura bashkëveprimi dhe arsye të tjera të mbajtjes gjallë të gjuhës, kulturës dhe traditave. Hulumtimi në këtë fushë shqyrton potencialin e tij për ndërtimin e urave midis komuniteteve dhe kulturave.

E këtij qëllimi ishte dhe festivja e datës 13 Shkurt 2022, në sallën e madhe të evenimenteve, në shkollën St Augustine's CE High School, Kilburn, në bashkëpunim me disa shoqata shqiptare, ku spikasin „Ardhmëria“ e drejtuar nga z. Lutfi Vata dhe „Mother Tereza-Albanian Union që drejtohet nga Dr Zamira Ruspi. Me moton „Ne jemi një, jemi të gjithë shqiptarë” evenimenti për 14 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ishte pikërisht ai që i dha timbrin dhe vetë kontektit të mirëkuptimit të terminologjisë diasporë, me efektin e saj kulturologjik në tërësinë e evenimentit festiv. Fjala 'diaspora' ka një prejardhje të pasur historike, që rrjedh nga folja greke speiro (të mbjell) dhe nga parafjala dia (mbi). Fillimisht u aplikua për njerëzit që ishin detyruar të largoheshin nga territoret e tyre kombëtare pas persekutimit dhe dëbimit. Studiues të shumtë të këtyre pikave komunitare sugjerojnë se koncepti i diasporës është lidhur më së shpeshti me mërgimin e popullit hebre nga atdheu i tyre historik dhe vendbanimi në mbarë botën. Të tjerë e kanë zhvilluar konceptin e diasporës bazuar në migrimet e detyruara të afrikanëve dhe irlandezëve.

Megjithatë gradualisht, edhe komuniteti shqiptar, edhe pse i brishtë, dhe përkitazi i pranishëm në dekadat e fundit me arsyen e Luftës së Kosovës, po hyn tek ky përkufizim tradicional i diasporës që është pasuruar me një kuptim më të madh, pasi migrimi ndërkombëtar është diversifikuar në kauzë dhe në vendndodhjen e Festiviteteve të Komunitetit të Diasporës që ka nisur të bëhet realitet më i prekshëm që nga koha kur Lutfi Vata dhe ekipi i tij organizuan atë miting madhështor në Trafalgar Square fill pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës katërmbëdhjetë vjet më parë. Ky etiketim i tillë në rangun ko,unitar në MB ka marë vrull aty nga mesi i viteve 1960. Tashmë kur migrimi vullnetar është bërë një fenomen më i zakonshëm, ndonëse ende i nënshtrohet kufizimeve dhe legjislacionit koncepti i diasporës nuk ka më intimacione ekskluzive të traumës dhe për më tepër, një kontrast me modelin e migrimit që ka ndodhur zakonisht para mesit të viteve 1998-99, i karakterizuar nga lëvizje të përhershme, të njëanshme dhe të njëhershme nga një vend në tjetrin, tani nënkupton lëvizshmëri më të rrjedhshme dhe komplekse hapësinore, me vendndodhje fleksibël, shumë-lëvizja e drejtimit dhe përkohshmëritë komplekse që vijnë nga dekadat kur hqiptarët lëvizën dhe krijuan dokumentacionin e tyre në vende të ndryshme si në Itali, Greqi etj dhe erdhën duke shtuar numrin e shqiptarëve në MB.

Tashmë fjala diasporë përdoret ndonjëherë edhe si 'një emërtim metaforik' për të përshkruar kategori të ndryshme njerëzish dhe identitete të komunitetit: “Refugjatët politikë, banorët e huaj, punëtorët mysafirë, emigrantët, të dëbuarit, pakicat etnike dhe racore dhe komunitetet jashtë shtetit”. Tipari i përbashkët i këtyre grupeve të ndryshme njerëzish është përvoja e tyre e të jetuarit përmes dallimeve kulturore por që bëhen njësh në aktivitetet e tilla që organizon Lutfi Vata. Të gjitha diasporat jetojnë në etikat kulturore dhe ndajnë përvojat hapësinore me 'kufijtë poroz' të traditës së vet që trashëgohet nga brezat. Ndaj, organizimi i shoqatës Ardhmëria në bashkëpunim me shkollën shqipe “ Ardhmëria”, grupin e valleve “ Vajzat e Ardhmërisë”, shoqatën Mother Teresa Albanian Union, DJ Kastrati dhe këngëtarët e ftuar: Përparim Brati, Musa Dauti, Marlen Qelia, Agron Hoxha, Agron Sopaj, Kujdesi Muçmata, Tani Zeqaj në pasditen e 12 shkurtit 2022 nukishte thjesht një festivitet, por një model për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Kjo shihet qartë në një tërësi festive, ku prezenca, kuadratura dhe programimi janë me një zanafillje të ekzekutimit të Himnit Kombëtar të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe më pas me fjalën nga drejtori i kësaj shoqate Z. Lutfi Vata, që mbetet një simbolikë për të pranishmit në sallë me atë që ai përcjell në vite. E gjitha pasohet nga prezenca dhe fjala që pikëtakon Ambasadorin e Shqipërisë në Londër, SH. T. Qirjako Qirko, përfaqësuesen e trupit diplomatik të Kosovës në Londër Znj. Arrita Gjakova, Kryetaren e Bashkisë, Barnet, Znj. Alison Cornelius, drejtuesen tjetër të komunitetit shqiptar, Dr Zamira Përfundi Ruspi e mjaft e mjaft të tjerë. Dhe më së shumti mbetet tek modeli tashmë i bukur ajo që bënë vajzat të cilat prezantuan programin, të mrekullueshmet dhe të talentuarat Ranja Dede dhe Jurgesa Bregu, që i dhanë freskinë rinore shqiptare skenës angleze në Londër.

Sipas të gjitha informacioneve në pjesën e parë e morën mikrofonin filizat e shkollës shqipe, nxënësit, që mësojnë shqip çdo të shtunë. Niveli i parë u paraqit me kolazhin dedikuar figurës më të nderuar shqiptare në të gjithë botën. E kush më shumë se Nënë Tereza do të kishte qënë për ta shëmbulli më i mirë. Ata shpalosën në skenë shprehje të sajat që vazhdojnë të jenë busull jete për të gjithë ne! Pas tyre vazhduan programin fëmijët e nivelit të dytë dhe të tretë. Ata u krenuan me viset e Kosovës, treguan në prozë dhe poezi sa e bukur është toka Dardane. Shqiponjat valltare tundën skenën, herë lozonjare si shtojzavalle dhe herë me patos si trimëreshat kosovare. Kolektivi mësimëdhënës i kësaj shkolle përpiqet gjithmonë të përcjellë në skenë gjëra të reja. Pa dyshim edhe kësaj here u realizua një bashkëpunimin e shkëlqyer mësues, nxënës, prindër. Në pjesën e dytë, sikurse është bërë traditë dhe më parë, ku janë nderuar figura të respektuara si Agron Lozha, poeti Xhavit Gasa e mjaft të tjerë, u nderuan me çertifikatë mirënjohje figura të nderuara të komunitetit shqiptar për punën e vyer ndër vite sikurse është Z. Abedin Bajraktari. Atmosfera u bë akoma më e bukur nga të ftuarit e muzikës popullore. Nuk u ndal gëzimi deri vonë pasdite, gëzuar Kosovë.

Duke parë madhështinë, traditën dhe vlerën në rritje të festivitetit të këij organizimi, duhet thënë se një çështje kyçe është nëse të gjithë anëtarët e komunitetit janë pak a shumë të përfshirë në mënyrë aktive në jetën e shoqërive pritëse (që, natyrisht, mund të përfshijë angazhimin me komunitetet e tjera të diasporës si dhe me popullatën vendase) në vend të fokusimit të jetës së tyre shoqërore brenda tyre dhe vetë komunitetit shqiptar nga Shqipëria, Kosova, dhe viset e trojet etnike shqiptare që kanë migruar në MB.

Shkalla në të cilën ekziston një ndjenjë kolektive e nostalgjisë për "shtëpinë" - një "gjeografi dhe histori imagjinative" ose një "komunitet i organizuar" është gjithashtu me vend të kërkojë më shumë intelektualë në salla të tilla, më shumë nxënës në shkollat e arsimit plotësues, më shumë prindër e vullnetarë angazhues. Realiteti i festimit madhështor të katërmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës sugjeron se ka nivele të ndërveprimit midis të gjithë shqiptarëve përtej origjinës dhe situatës pritëse në lidhje me lëvizshmërinë, arsimin, aktivitetin politik dhe kulturën dhe se këto luajnë një rol të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ndërkomunale. Tashmë mund të themi fare mirë se aktivitete të tilla flasin se është koha institucionale, dhe se institucioni tashmë ka ngritur bërthamën e vet komunitare falë z. Lutfi Vata, Dr Zamira Ruspit dhe disa të tjerëve.



49 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif