Festa e Djathit më të mirë tek “Vila Ronel”


    Festa e Djathit më të mirë tek “Vila Ronel”

    “Feta Cheese”




    Nga data 4 Nëntor deri në datën 17 të këtij muaji, Restoranti i mirënjohur shqiptar, “Vila Ronel” me pronarë të mirënjohurit e komunitetit shqiptar në Britani të Madhe, biznesmenët e suksesshëm, Neritan dhe Valbona Çela organizojnë për herë të parë në MB “Festën e Djathit më të Mirë “Feta”” “Feta” sikurse dihet është pjesë e gastronomisë europiane dhe është nën një patentë tashmë të njohur ligjore. Është me logon e fikase të miratuar nga standartet europine të ushqimit.



    Tashmë dihet se asnjë vakt i ushqimit tradicional shqiptar dhe grek nuk është i plotë pa këtë djathë. Pavarësisht nëse është një pita, sallata e famshme Greke, apo edhe akullore, fetës i shtohet gjithçka. Kjo sasi që vjen është një produkt që vjen nga kompania me emër që prodhon rreth 30% të të gjitha fetave në Greqi, që është 30,000 ton në vit.

    Nëse jeni një tifoz i djathit fetës, ky festival jep shumë mundësi për të provuar lloje të ndryshme pasi jepen shumë mostra. Mijëra vendas dhe shqiptarë mendohet të vijnë tek Ronel në këtë festival djathi për këtë përvojë shumë rigoroze. Është një mundësi e përkryer më së shumti për ata që kanë ndarë jetën e tyre mes dy vendeve dhe tashmë janë në BM.

    Festa të tilla të djathit njihen në të gjithë Botën, sidomos në Itali, Francë, Gjermani, Japoni e gjetkë.



    45 views

    Shkrimet e fundit