top of page

Festë të madhe kemi shqiptarë saherë ta kujtojmë emrin e tij


Arbana Xharra

Sot është ditëlindja e Gjergj Kastriotit, të mbiquajtur Skënderbeu (Lekë Sunduesi – atëbotë «begu» i marrë nga persishtja këtë kuptim kishte) nga armiqtë e tij. Ata që e morrën peng si fëmijë dhe që e luftuan deri në vdekjen e tij. Po të mos ishte ky edhe ne me sigurinë më të madhe sot nuk do të ishim, ashtu siç s’janë sot më mikenët, dakët dhe fqinjët tanë trakasit. Prandaj edhe sot Gjergj Kastrioti urrehet kaq shumë nga ata që mallkojnë ekzistencën e kulturës, gjuhës dhe identitetit tonë: ngase ai na shpëtoi vazhdimësinë në mesjetë me shpatë dhe pastaj e deri sot me kultin e tij të pazhbëshëm. Roje na rri në çdo vend të botës. Sa bukur që është; qoftë urrejtjen apo dashurinë ai e mbledh e bënë jetë për pasardhësit e tij. Festë të madhe kemi shqiptarë saherë ta kujtojmë emrin e tij.

1 Comment


mich.maska
May 08, 2021

Faleminderit Arbana per shkrimin, emocionues dhe vertetesi njerezore per te gjithe shqipetaret, urime, M. Maska.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page