"Ferra e vogël" fsheh "lepur të madh"



Libri i THOMA GOGËS "Me bodec në dorë"

(ese)


Nga Përparim Hysi


Kam kohë që nuk jam parë me THOMA GOGËN. Se na ka ndarë pandemia. Është një nga humoristët që bën humor"të thatë", pa bërë bujë. Unë që e njoh humorin e tij,"vrasjen me pambuk" që bën përmjet humorit,kam të drejtë që të them atë që prej kohësh e ka thënë GIORGO DE CHIRICO:" Forca e intelektit të një njeriu matet nga doza e humorit që di të përciellë".