Nga Ferit Manreka
-----------------------------
Eh.. Ty, Diber, o famëmadhe !
Kudo vene e kudo shkojne,
Jam dibrane, me plote gojen te thone.
Kudo shkova, e kedo takova,
Historine tende, veç degjova
Diku e pash, shkruar ne mur,
Diku ishte, gdhendur ne gure.
Ne nje pllake, me shkronja te arta.
Ne beton, ngule,
Kurre, mos me u shkule.
Ne kuvendet ku, ty, shkove,
Si nje llambë, atje ndriçove.
Mendja jote, plot urtesi,
Ka zene vend ne histori.
Kudo shkova e takova,
Per dibranin, fjale te mira degjova.
Mendje ndritur e urtesi.
Si ne kuvend e ne shoqeri.
Vendin tend, se zë njeri.
Kur e kujton, per trimerin,
Me pushke ne dore, nena e ka lindë.
Ne zjarr te luftes, ty, je rrit,
Trima te rralle e strateg,
T' kane prire, si ortek.
Ne lufte me turq, e ne lufte me serb,
Kush s' shkeli, ate krahine.
E kur te thirri, historia,
Te ka nderu, e tere Shqiperia.
Skenderbeun, ty e shoqerove,
Ty e prite dhe e percolle.
Ne kuvend, ju betove,
E kembe turku, atje s'lejove.
Kala mbrojtje, per Shqiperi,
Atje ngele ne perjetesi.
Asnje armik, s'te mposhti ty,
E krenare, buze Drinit rri.
Ty trondite nje perendori,
I lave ne gjak, e i mbyte ne Dri.
Serbe e shkaj, pushken u vune,
E nga vatra i perzune.
Mendja kurre, me mos me u shku,
Qe me ty, me u provu.
Ku shkrepte pushke e ndizej zjarri,
Ty dibrane, ishe i pari.
Ne çdo cep te Shqiperise, Dallendyshe e lirise.
Kurre s'u lodhe, e kurre s'u mplake,
Ty fortese, ndertu me gjak.
Mendja jote, me shume ndriçon,
E trimeria, ne piedestal rron.
Nga do te veshë, e nga do te shkosh,
Veç nderime, do te shijosh.
Comments