top of page

Fejzi Zenelak: ELEGJI PËR GRUAN 

ree

 

Biografi për Fejzi Zenelak: Fejzi Zenelak lindi më 29 shtator 1946, në fshatin Ponçarë të Devollit, një trevë e njohur për dashurinë ndaj dijes dhe traditave të forta shpirtërore. Që në vegjëli, ai shfaqi një pasion të thellë për letërsinë, por nxitjen më të madhe për t’u përkushtuar ndaj saj e mori në rrethana të vështira – në muret e errëta të qelisë, ku ndau ditët dhe netët me njerëz të ditur e intelektualë që ia hapën dritaret e kulturës dhe të leximit. Ai shpesh thotë se leximi ishte ushqimi i shpirtit të tij, dhe gjatë atyre viteve lexoi mbi 200 romane, duke zgjeruar horizontin mendor e shpirtëror dhe duke arritur një pjekuri të rrallë artistike.

Në rininë e hershme, i shtyrë nga vështirësitë e kohës dhe dëshira për liri, Fejziu kishte biseduar me disa shokë për t’u arratisur nga vendi. Megjithatë, duke menduar për pasojat që mund të binin mbi familjet e tyre, ata e braktisën këtë ide. Pavarësisht kësaj, Sigurimi i Shtetit mësoi për bisedat e tyre dhe e arrestoi. Vetëm 17 vjeç, Fejziu u dënua me 8 vite burg për tentativë arratisjeje. Ai vuajti dënimin në kampin e Laçit, në fabrikën e çimentos në Elbasan, dhe në Spaç – vende ku vuajtja, por edhe qëndresa njerëzore, u shndërruan për të në mësim jete dhe në burim frymëzimi. U lirua në vitin 1971, duke dalë prej ferrit të burgjeve me shpirtin e fortë dhe me dashurinë për librin edhe më të pashuar.

Më vonë, Fejzi Zenelak do të shndërrohej në autor të tre vëllimeve letrare, që përbëjnë një dëshmi të ndjeshme të jetës, kujtesës dhe shpirtit njerëzor:

1. Sa shpejt ikën vitet

2. Korçë, ora zero

3. Manarkua i vogël

Në veprat e tij ndihen përvoja, reflektimet dhe dhimbjet e një brezi që u përball me padrejtësinë, por që nuk humbi kurrë besimin te njeriu dhe te drita e dijes. Letërsia për Fejzi Zenelakun është kujtesë, shpërblim dhe mbijetesë shpirtërore — një mënyrë për të dëshmuar se edhe në errësirë, njeriu mund të mbetet dritë.

 

ELEGJI PËR GRUAN

 

(Elegji për gjysmën time që më la vetë )

 

Gjashtë muaj pa ty,

pa folur një fjalë,

Pa u parë në sy,

Pa i qarë hallet .

 

Si bëre kështu !?

Si s' të erdhi keq ?

Që më le si dru,

Si kalli të vetëm .

 

Po ngriu moj, ngriu !

Folë nonjë fjalë !

Ah ç' më bëre moj,

Si mi preve krahët ?!

 

Vi ne ty shpesh herë,

Me lule gjithmon,

Flas e qaj sa mëkem,

Po ti s' më dëgjon !!

 

Sa shumë mu dhimbe,

Sa nuk ta mer mëndja,

Një ditë do iknje,

Po jo me këmbët tënde !

 

Po folë moj, folë !

Ngriu, të të shoh!

Nuk ka ditë e orë,

Që mos të kujtoj !!

 

Shtëpitë si det,

Si njëra e njëra,

Kur i mbushe krejt,

I braktise tëra !!

 

Nuk ka javë as një,

Duke u vërtitur,

Që mos prek një gjë,

Që nuk e kam ditur !

 

Sa e deshe jetën!!

Më shumë nga mua,

Po nuk qe e thënë,

Ashtu ishte shkruar.

 

Na pa zoti zemër,

Në të njëjtën kohë,

Ty s' të la me dhimbje,

Mua po më ve në provë .

 

Moj e mira zonjë,

Moj e fismja grua,

Po qe se lejohet ?

Mbaj një vënd për mua !!

 

Që t'i qajmë hallet,

Ato sa një breg,

Copat e gëzimit,

Kujtimet ujem .

 

Me shpresë të ngrirë,

Të ndarë në mez,

Nuk bëmë dot mirë,

Po nuk bëmë as keq .

 

Pranuam të hymë,

Në varret e ftohtë,

E keq të mos bëmin,

Siç ishte në modë !

 

Kush tjetër veç neve,

E kishte në gen,

Që njerzve të tjerë,

Mos i hynte gjemb ?

 

Për ne kjo ish vlerë,

E bardhë si borë,

Të varfër ahere,

Ama dinjitozë !!

 

Ike me merak,

Me brengat si lumë,

Për vete më pak,

Për mua më shumë !

 

Ikën gjashtë muaj,

Sa për gjashtë shekuj,

I mbetur si dru,

I bërë si hekur !!

 

Më thuaj të lutem !

Si është ai kopsht ?

I blertë, oaz ?

A me lule plot ?

 

Ç' do natë më del,

Në ëndrën e parë,

Amvisë model,

Nikoqire e radhë .

 

Mezi po të pres,

Sido që të jetë,

Heja pra më mer !

Se nuk rrohet vetë .

 

Pse nguron moj shpirt ?

Mos heja në s'do,

Bëj si të duash,

Veç mos më haro !!

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page