FEJA, SHQIPTARËT, GJUHA E PREDIKIMEVE DHE DËSHMORËT E GJUHËS. Nga Mentor Serjani Fetë më të përhapura në Shqipëri janë,feja Islame dhe ajo e Krishterë,me të gjitha nëndegët e tyre.Krishtërimi u përhap në Iliri, qysh në shekullin e parë të Erës se Re.Apostulli PAVËL, rreth vitit 57-të , shkruan:"Kështu prej Jeruzalemit e deri në Iliri, kam kryer shërbimin e ringjalljes së Krishtit, duke u përpjekur të ungjillizoi, atje ku nuk ishte i njohur Krishti " Kështu që në vitet 70-të dhe 98-të, kemi shënjtorët e parë në Iliri, përkatësisht Shën Qesari dhe Shën Asti. Iliria e përqafoi krishtërimin nder të parat vende, sepse ishte një rrugëkalim i pashmangshëm midis Lindjes dhe Perëndimit, por që hoqi në kurriz plagë të shumta, që i shkaktuan ushtritë ndërluftuese. Iliria, fillimisht varej nga Roma e më pas nga Konstandinopoja. Lufta e Partiarkanave, për të bërë pjesë të tyre Ilirine, shtuan orekset e fqinjëve për të bërë pjesë të tyre, vise të Ilirisë. Këto vise apo teritore shqiptare i bënë pjesë të tyre, duke ndryshuar besimin,i joshën me prona e favore të tjera elementë e vise të ndryshme, për ti përçarë, asimiluar e më pas përndjekur e shfarrosur shtresa të ndryshme të popullsisë, atje ku hallkat e besimit ishin më të dobëta. Pas vdekjes së Skenderbeut, filloi islamizimi, privilegjet dhe taksa e gjakut. Nga osmanët kemi trashëguar përcaktimin dallues, sipas te cilit, myslimanët quheshin <>, ndërsa të krishterët <>. Pra mohohej kombësia e trashëguar dhe imponohej një kombësi tjetër, ose e thënë ndryshe, shkombëtarizim. Vetëm katolikët ruajtën me fanatizëm gjuhën shqipe dhe Papati kurrë nuk ua mohoi atë, as edhe nuk ua ndaloi, dhe nuk bënë ashtu sic bënë turqit dhe grekët. Fan Noli përktheu literaturën e domosdoshme shqiptare, si:Libri i Shërbesave të Shenjta; Lutësorja, etj, Libri i të Kremteve të mëdha; Triadhi i Vogel në vitet 1908-1914. Islami erdhi në Kontinentin Plak në shekullin e IX-te dhe te X-te, ne Spanjë. Në Shqipëri, në shekullin e XIII-të dhe te XIV-të. Në shekullin e XV-të dhe te XVI-të filluan të ngriheshin xhamitë. Me 1923, bashkësia sunite u nda nga Kalifati i Stambollit, u ndalua poligamia dhe u perkthye KURANI në gjuhën shqipe. Bektashizmi fillon që nga shekulli i XI-të dhe XII-të , si dhe është shpallur i pavarur me 1921. Kryeqëndra e tij botërore është Shqipëria. ...Me gjithë që shqiptarët i ruajtën të tria besimet, në anketimin e bere nga "Gallup-i" Shqipëria bën pjesë në Katërmbëdhjetë vendet Më JOFETARE ne Botë. Në 39% të shqiptarëve, feja ka një rol në jetën e tyre, ndërsa në 71%, nuk ndjekin apo nuk interesohen për ndonjë besim. Gallup Global Report vëren se shqiptarët kanë një tolerancë fetare unike. Ata ndjekin ritualin romano-perëndimor dhe atë bizantino-lindor, sipas parimit të vijës së THEODHOSIT, që kalon midis lumenjve Shkumbin dhe Mat. Shqiptarët përqafuan besimin islam, për të shpëtuar nga asimilimi i shovinizmit sllav dhe grek, në fund të shekujve XVIII dhe XIX-të. Ata asnjëherë nuk derdhen gjak për shkak të fese, prandaj me të drejtë AT GJERGJ FISHTA, shkruan: : Vërtet ne kemi Bajram e Pashkë,por shqiptarinë e kemi bashkë." Përkthimi i KURANIT nga të Krishterët, vizitat e ndërsjellta midis të Krishterëve e muslimanëve për festat, nuk janë fjalë boshe, por janë realitete të prekshme në ditët tona, që janë shndërruar në TRADITË dhe kjo, do të vazhdojë e pandalshme. Festat fetare në Shqipëri, ruajnë gjurmë të periudhës politeiste-mitologjike. Ato kanë kulte për zjarrin, gurin,ujin, bukën, udhën, tokën, qiellin etj. CENSUSI i vitit 2011,ne Shqiperi, jep kete perberje: Myslimanë,56,70%; katolikë,10,03%; ortodoksë, 6,75%; bektashinj, 2,09%; të krishterë të tjerë, 0,14%; besimtarë të pacilësuar, 5,49%; të padeklaruar, 13,79%; Ateistë, 2,5%. Njohuri për fenë kanë 76% e tyre. Dominon tradita kombëtare mbi ato fetare, në 83%, respektimi i ndërsjelltë për fetë dhe liritë e individit (sektarizmi) ne masën 83,1%. ATEIZMI i trashëguar nga periudha komuniste, 67,6%, shkruan në studimin e saj, organizata UNDP e OKB-së.Serbët dhe grekët u mbështeten tek nacionalizmi, duke ofruar fenë. Edhe nga shqiptarët pati tentativa. Naimi u përpoq që shqiptarët të përqafonin sektin bektashian duke shkruar poemën <> për ta shndërruar në mit, por nuk pati sukses. Kthimi i fesë nuk është bërë me dhunë-shkruan Aristidh Kolja, në veprën e tij "Arvanitet". Koloneli anglez pranë oborrit të Ali Pashë Tepelenës, në librin e tij <> thote se <>. V.M.Lik, vijon duke thënë: <. Zanati kryesor në kohët e vjetra ishte dyfeku dhe shpata, ndërsa feja, si për gjithë njerëzimin, ishte Paganizmi. Do të shohim me poshtë, se çfarë ka përfaqësuar feja tek ne: anët negative dhe pozitive, si dhe përcaktimet që kanë bërë njerëzit tanë të ditur. Parimi Gebelsian :"Gënje,gënje se, dicka do mbetet". Patriarkanën e Stambollit, Fan Noli e ka quajtur "Kisha e djallit". Feja tek ne është e ndarë nga shteti, por ama, jo jashtë kontrollit të tij, prandaj predikimet,lutjet,faljet,meshat, etj, duhet të bëhen në gjuhën shqipe. Kjo, jo vetëm duhet sanksionuar me ligj,por edhe që zbatimi i ligjit duhet të jetë konseguent dhe me pasoja për ata që e shkelin. Për çudinë tonë, të gjitha perandoritë ku u perfshimë, me dashje apo pa dashje, vetëm ne (po e theksoj): Vetëm e vetëm neve na u ndalua gjuha. Shqipëria është i vetmi komb në Botë, që ka edhe DËSHMORË TË GJUHËS!!! Shqiptarët e mbrojtën gjuhën sepse mbronin identitetin kombëtar. E mbrojtën dhe e mbrojtën me gjak! Gjuha dhe flamuri janë dy simbolet më të shenjta të një kombi. Dhe të parët që u flijuan ishin vetë klerikët. Shqipëria, megjithëse një vend i vogël, vëllazëria fetare këtu është një vlerë e veçantë botërore. Ashtu si Kostandinopoja (Patriarkana), Roma (Papati), Arabia Saudite (Meka), ashtu edhe Shqiperia,( Tirana); eshte qendra e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Kjo është një vlerë e madhe për kombin tonë. Vetëm shprehja e Pashko Vasë Shkodranit <> e ngre kombin tonë aq lart, sa nuk mund të imagjinohet! Pse të paktë janë vargjet e A.Z.Cajupit, <> Megjithëse i krishterë ortodoks, ai ishte një shqiptar i madh, një patriot i madh, i arsimuar në Evropen Perëndimore, nje zagorit i kulturuar, poeti i dytë i madh i Rilindjes, pas Naim Frashërit, ai shkroi kryeveprën e tij <>. Mali i Tomorrit është Olimpi shqiptar, por edhe zemra dhe shpirti i Bektashianëve. Shihni se ç'ka thënë At Gjergj Fishta, që e kanë quajtur edhe Homeri i Shqipërisë:<>. Bashkëjetesa jonë fetare është unikale në Botë. Ky është një realitet që ka vijuar e do vijojë pafund. Edit Durhami, në veprën e saj<< Brenga e Ballkanit>>, 1905, shkruan: "Kur kaloja në Rumeli, pyesja njerëzit: -Ç'je ti? -Katolik-pergjigjet njeri. -Protestant, pergjigjet tjetri. Në Bullgari pyesja: - Ç'je ti? -Ortodoks! Ne Serbi pyesja: -Ç'je ti? -Ortodoks!. Keshtu teksa po mbytesha nga dogmat idiote të njerëzve hyra në Shqipëri, pyeta:- Ç'farë jeni ju?- Shqiptarë,-m'u përgjigjën të gjithë prerë e qartë. Më në fund thashë:-Këtu shpëtova nga fanatikët dhe zotndjekësit. Feja, veç të mirave që ka, na ka sjelle jo dhe pak trazira e shqetësime. Na solli probleme në pozicionimin tonë për autonomi apo pavarësi,apo derisa me shumë mund e durim u arrit vendosja e alfabetit, atij latin që kemi sot. Ose vënia në plan të parë të çështjes kombëtare më 1920, në Kongresin e Lushnjës,ku për Gjashtë vjet, vendi u bë shesh lufte, pa qeveri dhe në një amulli të plotë,kur disa identifikoheshin si italianë, disa si turq, disa si grekë,etj. Vendi ishte i prapambetur,pa rruge, pa bujqësi, pa industri, një vend mesjetar. Por vlerat mbeten vlera. Si të krishterët, ashtu dhe myslimanët luftuan krah për krah njëri-tjetrit, si kundër pushtuesve,ashtu edhe për ndërtimin e vendit. Në integrimin kulturor Lindje-Perëndim, ata janë ashtu siç kanë qenë e do të jenë, në krahë të njëri-tjetrit. Por mua më vjen keq me keqpërdorimin e fesë muslimane dhe të krishterë që, duke sulmuar gjoja qeverinë,godasin pa të drejtë dhe indirekt me statuset e tyre ne rrjetet sociale,shprehje si :<>. Cilët otomanë? Otomanë në Shqipëri nuk ka , janë shporrur këtu e 100 e ca vjet! Pse identifikohen kështu myslimanët,kur për ortodokset nuk vihen epitete,por i kanë këto vetëm për myslimanët? Myslimanët nuk thonë që zbritën helenët, sllovenët,apo serbët, sllavët apo junanët, për komunitetin e krishterë! Kjo me çon në rrjedhat e historisë, duke përfshirë këtu edhe krahinën time. Gjatë kohës së pushtimit italian, shumë familje të krishtera,nga krahina u strehuan në fshatin tim Sasaj që është myslyman,por që nuk i etiketuam asnjëherë,ashtu si na etiketuan ata më 1914, apo në luftën italogreke,me 1940:<>. Këta (disa) të krishterë të Bregdetit, kur pyeteshin nga andartët grekë,u pergjigjeshin se këta janë <> (d.m.th. turq)! - Po ju, ç'farë jeni,- i pyesnin përsëri andartët. Këta i pergjigjeshin:- Elines, (d.m.th. grekë). Por këta të krishterë të fëlliqur,hidhnin baltë edhe mbi shprehjet e gjuhës shqipe. -Ela' dho (hajde ketu)! - Shih sa ëmbël tingëllon - Hajde këtu!- Shih sa vrazhdët tingëllon, thoshnin për gjuhën shqipe, duke e poshtëruar atë e duke ngritur lart ate greke. Këta shiten për lëmoshat qe marrin. Këta shoferë qerresh, rojtarë ferrash, këta demonë, pjella të shovinizmit dhe të obskurantizmit mesjetar e fetar, i quajnë myslimanët shqiptarë <>.Keta vetëmburren për kapedanët e tyre që shërbenin në mbretëritë e Evropës dhe që paguheshin me rroga të privilegjuara e shpërbleheshin me grada e ofiqe zyrtare. Këta nuk ishin vrasës me pagesë? Këta, që të vrasin natën e te qajnë ditën? Siç bënë me Papa Kristo Negovanin, Petro Nini Luarasin, Koto Hoxhin,etj?. Disa mediokër të tjerë hedhin baltë mbi figurën e Skënderbeut, që nuk kanë as tagrin ligjor, as kapacitetin intelektual për ta denigruar e njollosur figurën e tij. Se ç'ka bërë e cili ishte Skënderbeu,nuk është e nevojshme të na i sqarojë FEJA. Atë e ka përcaktuar qartë Historiografia Shqiptare! Origjinën dhe bëmat e tij, i ka përshkruar aq bukur bashkëkohësi i tij humanist, Marin Barleti, duke u dhënë përgjigje edhe disa pseudohistorianëve tanë dhe të huaj që, herë na e nxirrnin grek, herë sllav, ose që nuk u pëlqente ta quanin Skënderbe! Ç'janë këta që e vendosin veten mbi të tjerët,mbi Botën? Këta janë fundi nën këmbët e Botës! Lëreni fenë ta bëjnë fetarët, shkencën ta bëjnë shkencëtarët, historinë historianët! Mos u përzieni në punët e të tjerëve! Feja s'ka punë me politikën! Prandaj... luftë sistematike ndaj kuajve të Trojës! Kollonave te Pesta! Vorioleshave! Reaksionarëve dhe ekspansionistëve! Për t'u ndarë njëherë e përgjithmonë nga ajo që thoshte Noli, më 1924: Tek ne mbretëron një nga të pesë anarkitë, ku e para ishte ajo fetare, katër fe të ndryshme që s'kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan>>.Respekt për fenë e gjithësecilit! Për gjuhën shqipe dhe dëshmorët e saj! Për njerëzit, kulturën dhe trojet tona etnike! Për Kombin tonë Shqiptar, të lavdishëm! Dhe më në fund për ta mbyllur përsëri me fjalët e At Gjergj Fishtes:<>.
top of page
bottom of page
Comments