top of page

Fatmir Terziu: Zgjim Kosove


Zgjim Kosove

Nga Fatmir Terziu

 

E ku mbeti gjëmbi i trëndafilit të kuq në gishtin tënd?

Kur ishte hera e parë që kuptuam shijen e gjakut në dhimbje

duke mërmëritur poezi e këngë

kuturu në mijëra monopate, shkrepa, vende,

ku ëndrrat na mbanin shtëpinë e mbuluar me rrasa në duar,

i thoshin përjetim i gjorë,

ne pëshpërisnim arkivol

nëpër mendje kërkonim një port për shpirtin tonë.

 

Cili ishte fillimi i gjithë kësaj?

Syth pas sythi, bozhur pas bozhuri, petal pas petaleje,

duke prerë çdo trëndafil në ëndrrat e ngrira,

në sytë e tu pikturonim një vend pa asnjë të vdekshëm,

një vend pa zotat nga vargjet e pakënduara,

të detyruar të ecim drejt një qëllimi kryesor:

të shfarrosim fantazmat e ditëve të shkuara.

 

A ishe ti aty kur i këputëm zinxhirët e Prometeut?

A ishe ti,

gulçuar me lotët shkumë,

të frikësuar,

kur ramë me Gjarpërin në gjumë?

 

Edhe një herë në llogore për të njëjtën luftë të vjetër,

për të përvëluar të njëjtën kufomë, për të ngarë të njëjtin rast.

Përsëri erë e keqe e një pazari që përkul shpirtin,

për të shtrënguar të njëjtin shkak: Unë, unë ... ose plas!

 

Dëgjo thirrjen tonë, shiko duke u zgjuar!

O kostum i vetmuar në platformën e ngurtë.

Thuaj emrin tënd, bërtit me zë të lartë jo më si një i huaj!

Unë jam bujku i Tokës që ka vujt’...

16 views0 comments

תגובות


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page