top of page

Fatmir Terziu: Tre libra dhimbjesh për Çamërinë dhe…


Fatmir Terziu: Tre libra dhimbjesh për Çamërinë dhe…


Nga Fatmir Terziu

 

„Janë të ndjeshme dhe më duhet të eci përsëri tre orë në autostradë për të marrë librin që ma rekomanduat për ta lexuar për pushimet që vijnë, për Krishtlindje,“ psherëtin kolegja ime angleze, që ka tre vjet që po mëson Gjuhën Shqipe, duke tundur rrobën e lirshme nga këmba e saj e depiluar që shkëlqen si artefakt në sytë e qeltë të xhamit të zyrës sonë.

E çuditshme, apo jo? Disa mbështjellës çokollate të varura në kurora nga tavani plastik mund të sjellin një ndjenjë përrallore në çdo institucion. Dhe kështu, përgjatë zinxhirit të dritave dhe petëve letrore, për të globalizuar gëzimin. Planeti ndizet si një glob në një shfaqje gatimi, me krateret e furrave të nxehta që tymosin, gati për të ngrënë pjekjen në tavolina dhe grumbujt e letrave të skrapit nën pemët e Krishtlindjeve që shkëlqejnë në një parandjenjë të zbehtë dënimi. Sepse përballen me një riciklim të padiskutueshëm, në harmoni me ndërgjegjësimin e lartë të njerëzimit për një mjedis të pastër. Megjithatë, së pari, me çdo kusht, duhet të lexohen mesazhet e Krishtlindjeve! Le të jemi të gjallë, të shëndetshëm dhe fitimprurës! Ashtu si spinners me shkëlqim në bastet e ardhshme të jetës në 2025-ën që po afron e duket sikur turret me vrap, tek çmimet që ngrihen, tek lajmet që të trullosin, tek luftërat që s'po sosin.... Vetëm për të kaluar vitin e vjetër. Le ta shtyjmë atë në prag disi ... dhe të lexojmë të shohim, të ndjejmë e të mësojmë të paktën sa nuk është vonë.

Në tavolinën time janë tre libra. Tre dhurata nga miku im Fahri Dahri, mik i them, por që nuk jam takuar ndonjëherë nga afër, as edhe për të shtrënguar duart. Por e adhuroj nga larg, sikurse këta tre libra: „Enigma e Çamërisë“ (Bergamo-Tiranë; 2019); „Dhembja dhe Moshkalli i Çamërisë“ (Tiranë, 2017); „“Realitete që vulosin akuzat greke“ (Tiranë, 2016). dhe ajo, pra kolegja ime kthen sytë nga tavolina ime. E shoh kureshtjen dhe pa pritur të pyes i flas me një zë të qetë. Janë tre libra që flasin për një pjesë të mbuluar nga shumë pluhura politikë të kohës më të dhimbshme të tragjedisë shqiptare të Çamërisë. Dhe ajo përqëndrohet. Unë vazhdoj, por nuk jam në gjendje të shpjegoj më shumë e më shumë se sa ka në këto tre libra të rëndëshëm dhe kështu i shtoj dhe tre rekomandime të tjera…

Ajo e ndërron paksa bisedën dhe më flet për nënën e saj, që ka lexuar dhe ende lexon shumë libra. Por këto janë në shqip dhe kështu....

- Sepse ajo tashmë është shumë e vjetër - mërmëritë ajo përmes rrjedhës së mendimeve të mia - sa nëntëdhjetë! Kjo është arsyeja pse unë nuk mund të shkoj askund. Që kur kemi ëndërruar të pimë shampanjë në një anije afër brigjeve të Sarandës, nën diellin e një destinacioni mesdhetar kemi mbetur thuajse në një dashuri të patjetërsueshme me atë zonë, por thjesht nga librat tani. Ne mund ta përballojmë atë kohë në memorje, por nga librat kemi lexuar vetëm një anë, nga një këndvështrim. Kështu më ndohmo yë lutem të shijojmë dhe këtë këndvështrim. Po sikur të jetë e shenjtë..., dua të them kjo që më rrëfen?

- Por ne po flasim për një shpjegim të sipërfaqshëm - zëri im u duk se u deh nga kërkea e koleges dhe kështu vendosa ti shkoj më thellë e më thellë këtyre librave të studiuesit të pasionuar Fahri Dahri. Dhe unë së pari i shkëpus atë që shkruan Dahri tek, Dhembja dhe moshkalli i Çamërisë“ :„Analizohen rast për rast problemet mes dy vendeve:

a)- Nëse problemet janë të shkaktuara nga të dy palët, ka vend për bashkëbisedime dhe shqyrtim të tyre, “një e nga një”, duke përdorur lkogjikën, të vërtetat, tolerancat,

b)- Ndërsa, nëse problemet apo çështjet (të vogla apo të mëdha) janë krijuar me dashje nga njëra palë, siç ndodh me problemet mes dy shteteve tona që janë krijuar të gjitha nga shteti grek, afër mendsh, se pala greke nuk mundet të bashkëpunojë. Le pastaj toleranca, qoftë edhe për faktin e vetëm se ato janë krijuar për të mos u zgjidhur ose të zgjidhen ato në interes të saj.

Problemet e krijuara ndaj vendit dhe popullit tonë dhe që vazhdohet të krijohen nga pala greke, janë rrjedhojë e konjukturave politike dhe ushtarake të shteteve europiane, të cilat për interesa të caktuara, përzgjodhën krijimin e shtetit grek, jo mbi baza etnie, por të sajuar teknikisht në dy parime krejtësisht anormalë:

- atë të gjuhës të mësuar në shkolla, jo të gjuhës që del nga buzët e nënave që mëndin (mëkojnë) fëmijën dhe,

- atë të përcaktimit të kombit nga besimi fetar, në rastin konkret, besimin ortodoks grek.“ (Marrë nga libri: "Dhembja dhe moshkalli i Çamërisë). Shtëpia botuese "Vllamasl", viti 2017, autor: Fahri Dahri).

Kolegja më dëgjon dhe nis e mban shënime. Ndërsa unë vazhdoj të flas për tre librat e tjerë e kështu me radhë, shkojmë sërrish aty ku e nisëm. Tashmë koha ka bërë të vetën dhe orari i punës po afron, ndërsa shikoj në sytë e saj lotë. Sa e dhimbshme!

Zhurma komode e ngrohësit në zyrë ngroh shpirtrat tanë nën retë e avullit dhe shiut londinez. Dhimbja dhe loti bëjnë të njëjtin rrugëtim, relaksohen në mënyrë diskrete në shpinën që nis e tërkuzet nga pas. Kolegja nxjerr një pecetë dhe i fshin lotët. Qepalla e saj e majtë lëkundet si në hirin e një mushkonjaje, ende të gudulisur nga gjumi që zakonisht del vonë mëngjeseve.

- Në fakt, ju shqiptarët jeni njerëz shumë të mirë – mundohet të shprehet disi si me habi - lexova në shtyp lloj-lloj gjërash të këqija për ju, por…. Nuk do t'i besoj kurrë.

- Çfarë të intereson shtypi - fryj paksa si për të dalë nga situata - tako më shumë njerëz të gjallë dhe pastaj i gjyko. Pjesa tjetër...

- Një libër .., ndoshta ja si këta të tre? - qesh, e zbavitur nga habia ime - A e dini se më pas ajo dha një libër të vjetër me foto për lindjen e Jezusit, që ta lexoja në kohën e lirë. Shumë e lezetshme, nuk mendoni? Fisnikëria është e detyruar, tha ajo. Sa e ëmbël!

- Pikërisht, shtoj theksin tim më të sofistikuar tipologjik, pikërisht, e nderuar! Unë dhe ti nuk ndihemi si në gazeta. Gjithçka që duhet të bëjmë është të mirëpresim lindjen e ditës së re në ndarjen e ngrohtë të fillimit të ditës së punës. Rrugës për në korridore, për në punë. Dhe në një distancë të sigurt nga i ftohti i mediave dhe kronikave, arkivave të shkruara në tym për të vërtetën, por që ende mashtrojnë dhe shuajnë jetën!

36 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page