"The Nation-Free Recipe" a missing dietary recipe for history and Albanians
Fatmir Terziu
The study book "The Nation-Free Recipe" (2024; Austin Macauley Publishers) by author Saimir A. Lolja is now in a second edition in English. With an in-depth consultation with the people listed at the beginning of the book, this study is now given to us with a more advanced research guarantee, as it is quoted as "illuminating from an unknown angle an age-old conspiracy from before the creation of the Albanian state". This book is also in the Albanian format with the title "Receta pa Komb", but in this English edition, it is more detailed and touches the reader's attention perhaps more and more broadly with the answers to the questions What, When, Where, Who, Why and How, and naturally this happens when they have this must-read book in their hands.
The study of the Albanian-Canadian professor Saimir A. Lolja has a simplified structure, divided into subchapters worthy of discussion, from Universalism and Nationalism to the opening of the historical, diplomatic, enigmatic envelope of the existence and way of life of a Nation, which has gone through numerous assimilations and massacres. Thus, in this way, "The Nation-Free Recipe" can clearly be said to be a genuine study, which for the first time boldly bypassed the clichés learned and dictated in conditional circumstances, whether with the data from the monist system, or from the transitory period of the democratic transition.
This study can also be classified as a dedication to national history, as it is a vital part of national self-definition. While it is known that most of the precursor books on the history of Albania try to impose a uniform narrative, usually written from the point of view of a predetermined angle, this book has patronized the free hand, the free recipes of dealing with the facts and things that preoccupy today and still remain in the darkness of the years. The stories dealt with in this context within the book itself are diverse: it presents 15 essays written from a primary perspective of himself as a "self-portrait" of his country of birth, defining the characteristics that embody his sense of nationhood. Reasons and contexts are selected to represent each time and period considered. His treatments range from sad moments to mature moments in different eras, aiming for a venerable story to those aiming to be created on a loose, truth-based basis.
The author gives us many meaningful subtexts, where above all there are those that come between the mists of time up to those that, in order to come to terms with the national and cultural differences that enliven and endanger, it is necessary above all to understand the different national perspectives, as well as reading the always engaging and often passionate accounts given in this extraordinary and unusual book. The facts that the author brings seem very original and thought-provoking, this is an essential primer for the modern era that seeks to create the Albanian Nation. Therefore, it is not for nothing that many researchers have described this book as "perhaps the most important book of the 120-year history of Albanians".
For this purpose, the media write: "Modest in size but not at all modest in dealing with the hidden and invisible causes that resulted in the most important events of the Albanians since their participation and disappointment with the movement of the Young Turks, the fragmentation of the Albanian territories by the 2 conferences ambassadors in London, the impact of the two world wars on the Albanians, the seizure of power by the communists, the robbery of the gold of the population in Albania by the Albanian-Yugoslav-Russian communists and Britain behind them, the "incident" organized with the knowledge of the British about the destruction of the ships of them in the Corfu Channel."
The "The Nation-Free Recipe" is a wide window that observes and deals with the consequences and the internal and external influence in communism, as well as the background of the advent of democracy, focusing on the establishment of new post-communist figures in power. in power in the first years of political pluralism. So, this book, although with a small amount of material on the topic it deals with, seems to be really a dietary "recipe" for the aforementioned topic and a very fine window for readers in the English language.
_________________________SHQIP________________________________
„The Nation-Free Recipe“ një recetë e munguar dietike për historinë dhe shqiptarët
Fatmir Terziu
Libri studimor „The Nation-Free Recipe“ (2024; Austin Macauley Publishers) i autorit Saimir A. Lolja vjen tashmë në një edicion të dytë në gjuhën angleze. Me një konsultim të thellë me personat e shënuar që në hurje të librit, ky studim na jepet tashmë me një garanci kërkimore më të avancuar pasi sikurse citohet „ndriçon nga një kënd i panjohur një komplot shekullor që para krijimit të shtetit shqiptar“. Ky libër është dhe në formatin shqip me titullin “Receta pa Komb”, por në këtë edicion në anglisht, ai vjen më i detajuar dhe prek vëmendjen e lexuesit ndoshta më shumë e më gjerë me përgjigjet e pyetjeve Çfarë, Kur, Ku, Kush, Pse dhe Si, dhe natyrshëm kjo ndodh kur ata e kanë në dorë këtë libër që duhet lexuar nga të gjithë.
Studimi i profesorit shqiptaro-kanadez Saimir A. Lolja ka një strukturë të lehtësuar e të ndarë në nënkapituj të denjë të flasin që nga Universalizmi dhe Nacionalizmi deri tek hapja e zarfit historik, diplomatik, enigmatik të ekzistencë dhe udhës së jetës së një Kombi, që ka kaluar mes asimilimeve dhe masakrave të shumta. Kështu në këtë mënyrë „The Nation-Free Recipe“ mund të thuhet qartë se është dhe një studim i mirëfilltë, që ka anashkaluar për herë të parë me guxim klishetë e mësuara e të diktuara në rrethana të kushtëzuara, qofshin ato me të dhënat nga sistemi monist, apo dhe nga periudha kalimtare e tranzicionit demokratik.
Ky studim mund të klasifikohet edhe si një dedikim për historinë kombëtare, pasi është një pjesë jetike e vetëpërkufizimit kombëtar. Ndërsa dihet se shumica e librave pararendës mbi historinë e Shqipërisë përpiqen të imponojnë një rrëfim uniform, të shkruar zakonisht nga këndvështrimi i një këndi të paracaktuar, ky libër ka marë në patronazh dorën e lirë, recepëtn e lirë të trajtimit të fakteve dhe gjërave që preokupojnë sot dhe ende mbeten në errësirën e viteve. Historitë e trajtuara në këtë kontekst brenda vetë librit janë të ndryshme: ai paraqet 15 ese të shkruara nga një këndvështrim kryesor i tij si një „autoportret“ i vendit të tij të lindjes, duke përcaktuar karakteristikat që mishërojnë ndjenjën e tij të kombësisë. Arsyet dhe kontekstet janë përzgjedhur për të përfaqësuar çdo kohë dhe periudhë të marë në konsideratë. Trajtesat e tij variojnë nga momentet e trishta tek momentet e pjekura në periudha të ndryshme, duke synuar me një histori të nderuar deri tek ato që synohet të krijohet mbi baza të lira e të bazuara tek e vërteta.
Autori na jep shumë nëntekste kuptimore, ku mbi të gjitha janë ato që vijnë mes mjegullimeve të kohërave deri tek ato që për t'u kapur me dallimet kombëtare dhe kulturore që gjallërojnë dhe rrezikojnë, duhet mbi të gjitha të kuptohet dhe këndvështrimet e ndryshme kombëtare, po aq dhe të lexohen rrëfimet gjithmonë tërheqëse dhe shpesh pasionante të dhëna në këtë libër të jashtëzakonshëm dhe të pazakontë. Faktet që sjell autori duken mjat origjinale dhe nxitëse për të menduar, kjo është një abetare thelbësore për epokën moderne që kërkon të krijoj tashmë Kombi shqiptar. Prandaj jo më kot studiues të shumtë e kanë cilësuar këtë libër se është „ndoshta libri më i rëndësishmi i historisë 120-vjeçare të shqiptarëve“.
Për këtë qëllim mediat shkruajnë: „Modest në përmasa por aspak modeste në trajtimin e shkaqeve të fshehura dhe të padukshme që rezultuan në ngjarjet më të rëndësishme të shqiptarëve që nga pjesëmarrja dhe zhgënjimi i tyre me lëvizjen e xhonturqve, copëtimin e territoreve shqiptare nga 2 konferencat e ambasadorët në Londër, ndikimi i dy luftërave botërore te shqiptarët, marrja e pushtetit nga komunistët, grabitja e arit të popullsisë në Shqipëri nga komunistët shqiptaro-jugosllavo-rus dhe Britania pas tyre, “incidenti” organizuar me dijeninë e britanikëve për shkatërrimin e anijeve të tyre në Kanalin e Korfuzit.“
The „The Nation-Free Recipe“ është dhe një dritare e gjerë që vëzhgon dhe trajton pasojat dhe ndikimin e brendshëm dhe të jashtëm në komunizëm, po ashtu dhe sfondin e ardhjes së demokracisë duke u ndalur dhe tek vendosja në pushtet e figurave të reja postkomuniste në pushtet në vitet e para të pluralizmit politik. Pra ky libër edhe pse me një material të vogël për tematikën që trajton, duket se është vërtetë „një recetë“ dietike për temën e lartcituar dhe një dritare mjaft fine për lexuesit në gjuhën angleze.
Comments