Fatmir Terziu, Studiues dhe një Kritik “I thirrur” në letërsinë Shqipe


Arqile Gjata

Fatmir Terziu, Studiues dhe një Kritik “I thirrur” në letërsinë Shqipe

Potret


Nga Arqile Gjata

Poet dhe kritik


Fatmir Terziu është një Intelektual, Studiues dhe një Kritik “I thirrur” në letësinë Shqipe, që ti falë asaj mendjen dhe pontecialin e tij si një personalitet i çmuar në fushën e Studimeve dhe të Kritikës së sotme Shqiptare.

Profesor (kështu ma ka ënda ta quaj) Fatmir Terziun me një vullnet dhe inteligjencë mendore, i pasur me kulture dhe dije shumë të thella shkencore nga shumë fusha të kategorive Filozofike e Botëkuptimore, Gjuhësore e Letrare, një gjurmues, hulumtues dhe një mjeshtër në gjetjen e atyre vlerave dhe talenteve, të atyre prurjeve që duhen pasqyruar, promovuar dhe të individualizohen në tër botën letrare Shqiptare.

Kritiku Fatmir Terziu është sot i vetmi Shkencëtar në fushën e studimeve dhe Kritikës. Ai po punon për të sotmen duke përgatitur të Ardhmen, duke kultivuar fidanet më të qenësishme, më premtuese dhe më me vlera dhe kapacitete letrare të vëzhguara dhe të sintentizuara në studimet e tij të shumta. Vetë këto studime dhe tema e PhD-së që mbrojti në Britaninë e Madhe, Londër rreth Kulturës së Memorjes dhe Identitetit Etnik në krijimtarinë shqiptare bëjnë të jetë një vlerë e padiskutueshme për kritikën dhe analizën shqiptare të prezantuar edhe në Perëndim.

Dy Studimet e fundit të Profesor Terziut, ajo: Rreth Poezisë “Kthimi i Odiseut në Itakë” të Poetit Petrit Nika me titull «Gjysëmagim i Shpallur me Art» dhe «Fuqia dhe Kodi Moral në Poezi dhe Funksionet e Forta Estetike të Poezisë të Poetit Edmond Shallvari» “Puthja e Judës”, më kanë çuditur dhe befasuar për forcën e llogjikës argumentues, Gjetjet, si një thesar i aftësive dhe përkushtimit që ka Zoti Terziu për të na servirur ato vlera të veçanta që nuk mund t’i qas, t’i trajtoj dhe ti vlerësoj dikush tjetër, veç mençuria, forca e dijes dhe funsionet e forta estetike që posedon Studiusi dhe Kritiku F. Terziu.

Intelektuali Terziu është i pari zotrues i kapaciteteve vlerësuese që Ai merr t’i përpunojë në laboratorin e mendimit të tij, të organizuar e të kompletuar me dije nga shumë fusha shkencore të jetës. Ai e sodit, e gjurmon, e hulumton, e përzgjedh dhe e vlerëson nga një këndvështrim(hapsirë) e jashtëzakonshme, por natyrshëm, me elegance që mbledh lumenjtë anë e kënd botës letrare Shqiptare.

Fatmiri ka një shpirt të fuqishëm, të qëndrueshëm, të thellë e fisnik me të cilin ndikon tek krijuesit dhe u bënë jehonë (vlerësim) bukurive, fshehtësive individuale, arritjeve dhe ecurisë letrare të autorve të vaçant duke mos rëshqitur në monotoni dhe vlerësime egoiste, shoqërore a subjective.

Janë me dhjetra e dhjetra Studime të botuara në Antologji dhe më veti dhe kushdo mund ti studjoj dhe të prononcohet me argumente dhe analizë letrare e filozofike.

Studjuesi dhe Kritiku Fatmir Terziu në punën e tij shkencore e studimore dallohet nga një karakter thellësisht realist i ndërgjegjësuar në misionin e tij dhe hyn në radhën e Njerëzve të Mëdhenj për kontributin që ai jep në fushën e Studimeve dhe Kritikës Letrare Shqiptare.


#terziu #fatmir #arqile #gjata


12 views

Shkrimet e fundit