Fatmir Terziu: Shkëlqim Cufaj, sot 47 vjeç.
- Mar 23
- 2 min read

Ka njerëz që kalojnë nëpër jetë duke lënë gjurmë të lehta, dhe ka të tjerë që ndërtojnë ura besimi, miqësie dhe dinjiteti, Shkëlqimi i përket padyshim kësaj të dytës. Ai është një njeri fisnik në thelb, një intelektual i qetë në mendim dhe i matur në fjalë, një demokrat që nuk e ka thjesht bindje, por mënyrë jetese, një trashëgimi që i buron nga brendia dhe e shfaq në çdo hap.
Si biznesmen, ai ka ditur të ndërtojë jo vetëm struktura konkrete, por edhe besueshmëri. Projekti i tij, Unity Rezidence Golem, nuk është vetëm një investim në apartamente cilësore, por një dëshmi e vizionit për të krijuar hapësira dinjitoze jetese, aty ku njerëzit ndërtojnë ëndrrat e tyre të përditshme.

Por mbi të gjitha, Shkëlqimi është njeri i familjes. Një familjar model, që e sheh suksesin të lidhur ngushtë me dashurinë dhe përkushtimin ndaj të afërmve. Në këtë udhëtim, krah tij qëndrojnë me dinjitet edhe vëllezërit, e në veçanti miku im, vëllai i tij, Gazmend Cufaj, me të cilin ndajmë jo vetëm urimin për të, por edhe krenarinë për një lidhje të tillë vëllazërore e njerëzore.
Për mua, si mik dhe si bashkëmendimtar në vlerat demokratike, Shkëlqimi mbetet një figurë e rrallë, i thjeshtë në paraqitje, por i thellë në përmbajtje; i qetë në qëndrim, por i palëkundur në parime.
Në këtë 47-vjetor, urimi nuk është thjesht për jetë të gjatë, por për vazhdimësi të kësaj drite që ai shpërndan, në familje, në shoqëri, në miqësi dhe në çdo fushë ku ai kontribuon. Gëzuar ditëlindjen, mik i çmuar! Qofsh gjithmonë ai që je: një vlerë e padiskutueshme, një njeri që nderon fjalën “fisnikëri”.



![Shpresa Fundi Gjergji: PENTAGRAM në BBR[1] – Ku arti flet me zë radiofonik](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.png/v1/fill/w_442,h_250,fp_0.50_0.50,q_35,blur_30,enc_avif,quality_auto/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.webp)
![Shpresa Fundi Gjergji: PENTAGRAM në BBR[1] – Ku arti flet me zë radiofonik](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.png/v1/fill/w_292,h_165,fp_0.50_0.50,q_95,enc_avif,quality_auto/a48dbc_e29293ec150845cab21cb4eb7c932b24~mv2.webp)




Comments