Shegë
Nga Fatmir Terziu
U poqën frutat që të dhanë emrin
në këtë muaj që të poqi dhe ty,
po aq sa edhe vitet me vrap po rendin
e ti vetëm një imazh i bukur në sy.
Si në një kanistër, me po atë frut
mbi një kalendar që pozon vjeshtë,
sytë e mi më kot m'i lodhin trutë,
më yshtin që kujtimet të risjell.
Nuk di ku ti gjej ato copa fotografish
që grise me egërsi në sytë e mi,
ndërsa pellgu u zmadhua dhjetëfish,
kur u largove përgjithmonë ti.
Se sytë e tu kishin hyrë aq thellë
diku në një vilë me dikë „Bos“,
ndaj unë isha thjesht për ty një thelë,
më ishin bërë trutë pas teje trombozë.
Eh, u mblodhën frutat që kanë emrin tënd
u qërruan nga lëkura kokërr më kokërr,
ti qëndrove si një e braktisur në atë kënd,
prite që ai „Bos“-i të ulet me ty në sofër.
S’e dije se sa dyer të tjerë më të trashë
mbanin „Bos“-in mashtrues pas një muri,
e ti e prisje që dashuria t'ju bëj bashkë,
por kurë nuk gjete më një dashuri burri.
T'u sos durimi e të bëri tërë brengë,
firoi pritja jote si gjethet në vjeshtë,
nuk e di atje nën mermer moj Shegë,
atë dashurinë e dikurshme a e pret?
Commentaires