top of page

Fatmir Terziu: Sadik Xhaferr Metra Krahinar i Klenjës në vitet 1912-1913



 Nga Fatmir Terziu


Sadik Metra është Krahinari i parë, që ka drejtuar Gollobordën nga Klenja. Në vitet 1912-1913 ai u vendos në Klenjë si Krahinar, në një kohë të vrullshme, të ethshme, të sikletshme e të mjaft-domosdoshme për fatet e truallit shqiptar. Sikurse e thamë ai ishte një njohës i mirë i bullgarishtes, serbishtes, krahas disa gjuhëve të tjera, dhe kjo ka ndikuar që ai të zotëronte këtë post të rëndësishëm e mjaft të rëndësishëm për kohën që 1913-ta vendosi fatet e kufijve që i mbetën Shqipërisë, duke aneksuar shumë toka në vendet ku nuk kishte aftësi profesionale si e intelektualit dhe patriotit në fjalë.

Duam të theksojmë se emërimi Krahinar, ishte në nivelin e lartë të Përfaqësimit të një Zone, pra në rolin që në legjislacionin shqiptar njihej si Kryetar Komune, apo ndoshta edhe më gjerë në atë situatë, pasi njësia administrative ishte më e komplikuar. Sadik Metra në këtë emërim kishte një autoritet të plotë qeveritar të dhënë zyrtarisht nga Aqif Pashë Elbasani, në kohën kur ai vetë e kishte marë nën patronazh Gollobordën. Duke qenë se ai inte në këtë post menjëherë pasi më parë kishte qenë kryetar i komisionit të arsimit në Mat, në territorin në fjalë ai krahas vendasve të arsimit, arsimdashësve dhe autoritarëve të tjerë me influencë në zonë, ndikoi në ndezjen e dëshirës për krijimin e situatave të favorshme në hapjen e shkollës shqipe në disa fshatra, gjithnjë pas kësaj periudhe, pasi dihet se shkolla e parë shqipe u hap më 14 prill 2014 në Peshkopi dhe një ditë më pas, më 15 prill 1914, ajo e Trebishtit në Gollobordë, që në atë kohë kishte autoritet më vete e më të madh se Klenja.

Të dhëna të ndryshme përcaktojnë dhe plotësojnë më tej lidhjet e shëndosha që Sadik metra mbajti me Gollobordën, edhe pas kësaj periudhe. Ai mësohet se me disa miq të tij ka udhëtuar disa herë në pritje dhe festa familjare tek familjarë të ndryshëm. Edhe pasi u zogjodh dhe emërua prefekt në Elbasan, detyrë që i zgjati deri më 7 prill 1939, ai ka qenë mjaft i lidhur me Klenjën, Trebishtin e më gjerë më Gollobordën e tërë Peshkopinë, pasi ai në vitet 1913 – 1916 kishte shërbyer edhe si nënprefekt në Peshkopi.

Në zonën e Gollobordës ai njohej madje me emrin e plotë të tij, duke përfshirë atësinë, pra, Sadik Xhaferr Metra, pasi, i ati sikurse është vërtetuar kishte lidhje të forta miqësie me Asllan Sinanin dhe Zeqir Shahinajn, dy miq të lidhur si byrazerë më njëri-tjetrin, por dhe si patriotë të njohur në atë zonë. Në një bisedë të huazuar nga miq të vjetër mësojmë se ai kishte marë amanet nga i Ati të mbante afër këtë krahinë, përfshirë dhe Zerqanin, ku më vonë Sadik Metra shërbeu në postin që e kemi cituar më parë.

Ai ka mbajtur një lidhje të ngushtë edhe me situatën e periudhës së krijuar në vitet 20-të, sidomos me kontaktet që ai ka mbajtur me refugjatët shqiptarë nga Golloborda e Dibrës,  të dëbuar nga serbët, në vitin 1921, sikurse dihet pas pavarësisë së Shqipërisë në 1912, serbët vazhduan të pushtonin rajone të Dibrës së Madhe, duke i dëbuar shqiptarët nga tokat e tyre, por që gjothnjë janë përkrahur dhe mbështetur nga figura si Sadik Metra.

 

Vazhdon…


36 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page