top of page

Fatmir Terziu: Sa të pafajshëm paskemi qenë

  • Jan 24
  • 1 min read

Sa të pafajshëm paskemi qenë

 

Nga Fatmir Terziu


Sa të pafajshëm paskemi qenë,

sot e shoh dhe më dhemb pak,

rinia ikën, kujtimet vetëm flenë,

si refren që s’hesht në shpirt gjatë.

 

Mbaj në shpinë zhurmë e rrëmujë,

britma, gjullurdira, trazim,

por mes tyre më rri pa bujë

një pëshpëritje, një zë kujtim.

 

Sa të pafajshëm paskemi qenë,

ia bëj me sy fotografisë,

qindra kujtime zgjojnë folenë,

e thurrur me fill të rinisë.

 

Një skenë në ëndërr më ndjek,

bardhë e zi televizori rri,

ekran i vogël, dashuri e thjeshtë,

ku pispillosej edhe miza aty.

 

Fatmir Terziu: Vitet e rinisë, 1980
Fatmir Terziu: Vitet e rinisë, 1980

Sa të pafajshëm paskemi qenë,

(trikon s’e di në e bëra pis,)

ngjyra e saj me mua ende flen,

një sekret që s’pranon ta braktis…

 

…jo vetëm për ditët e rinisë,

por për vetë syrin Tjetër që e pa,

kur dashuria hidhte shtat si një filiz,

sa të pafajshëm paskemi qenë, ah sa!

 

Sa të pafajshëm paskemi qenë,

pa e ditur pas ç’do të na vijë,

jetën e morëm si këngë të lehtë,

pa faj e plotë barrë mbi shpinë.

 

Kjo foto më thotë: „Eh, sa je plakur“!“

Por mua, më duket thjesht … një grim.

Një botë e thjeshtë, një zemër e hapur,

sa të pafajshëm paskemi qenë… miku im

10 Comments


Dhoksa Gjoka Quku
Jan 24

Vargje, prekese, nostalgjike per vitet e pafajesise rinore,por dhe vlerave,sinqertit, deshirave dhe enderrave qe na mbanin gjalle dhe na perkeldhelnin deri ne pafajesine e pafajshme....

Like

Rami Karasani
Jan 24

Më tepër se bukur ! Urime ....të uroj shëndet dhe suksese !

Like

Dhurata Haxhiademi
Jan 24

Vargje mjaftë të sinqerta, të bukura!

Like

Kadri Çopja
Jan 24

Jeni fisnik dhe i nderuar.Urime !

Like

Tatjana Ziu
Jan 24

Sa e bukur poezia, pershtatur me kete foto te bukur te rinise.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page