top of page

Fatmir Terziu: Sa larg dhe afër me termin shkrimtar


Sa larg dhe afër me termin shkrimtar

Nga Fatmir Terziu

 

Termi shkrimtar ka ndryshuar në thelb. Të ishe shkrimtar, ishte nënkuptuar prej kohësh, që t'i përkasësh një lëvizjeje letrare të ndarë nga rryma kryesore. Kur themi një lëvizje e ndarë nuk ka kuptimin e ndarjes prerazi. Në kuptimin e mirëfilltë do të thotë: një rrymë e fshehtë, e shpejtë dhe e fortë. Kjo ndoshta diku tingëllon e tillë edhe sot.  Por lëvizja nuk është më e njëjtë. Pak shkrimtarë lëvizin duart mb penë, laps, stirolaps, letër e ... makinë shkrimi. Lëvizja sot e duarve mbetet një ogur tjetër mbi kompjuter e laptop, dhe shumë pak në letër. Por në një kuptim më të qartë, fjala "lëvizje" ngjall një lidhje të pasaktë, shpesh të largët dhe të tërthortë.

Të përdorësh fjalën e TS Eliot nënkuptojmë dallimin e shkrimtarit, apo poetit nga paraardhësit shkrimtarë dhe poetë, „veçanërisht nga ata të afërt“. Sipas TS Eliot „Nëse i afrohemi një shkrimtari, apo një poeti pa këtë paragjykim, mund të zbulojmë se jo vetëm pjesët më të mira, por edhe më individuale të veprës së saj, ose të tij, mund të jenë ato në të cilat poetët e vdekur, paraardhësit, pohojnë më fort pavdekësinë e tyre.“ Ndryshe nuk do të mirëkuptonim George Sand kur flet për „solidaritetin“, kur shprehet se shkrimarët „nuk ndjenë kurrë ndonjë besnikëri të veçantë sentimentale ndaj llojit të tyre, përkundrazi”.  Kështu kuptojmë qartë pse kritikat më të ashpra për librat e shkruar keq, vijnë pikërisht nga autorë të njëjtë. Ndonjëherë, dënohen edhe librat që nuk janë aspak të këqij.

Nuk është besnikëri, por vetëbesim që shkrimtarët fitojnë nga zotërimi i traditës së tyre. Ky një vetëbesim që deri më tani ka ardhur shumë rrallë nga askund tjetër. Shkrimtarët, të paktën ata që kanë zënë një rend në historinë e krijimtarisë shqiptare, kanë pasur gjithmonë mundësinë të studiojnë zanatin e tyre në universitet, dikur dhe në ndonjë klub, apo dhe në kafene, të bashkohen në lëvizje, apo qarqe, t'u drejtohen paraardhësve të tyre për udhëzime dhe ndihmë, të bashkëpunojnë, ose të debatojnë me bashkëkohësit e tyre.

Më parë kjo për shkrimtaret, që një pjesë e tyre janë në listat e krijimtarisë shqiptare, pra për pjesën më të madhe të shekullit të nëntëmbëdhjetë, u mbajtën jashtë universiteteve, të izoluara në shtëpitë e tyre, të shoqëruara në rrugë, të kufizuara me dhimbje në marrëdhëniet e tyre. Shkëmbimi i përvojës letrare ishte i padisponueshëm për ta. Kështu kohërat, sidoqoftë dhe listat e krijimtarisë për femrat krijuese shqiptare, pothuajse kanë një modul të ashpër me autoret femra.

Kur fama më në fund e sjell Elena Gjikën në Bukuresht dhe i jep asaj mundësinë të takojë bashkëkohësit e saj më të mëdhenj meshkuj, ajo shfaq një siklet dhe ndrojtje që është bërë objekt legjendë, përveç rastit kur takohet me atë që e ndjen si të përafërt me të. “Nuk mund të mos ndjej një dëshirë të fortë për të komunikuar me ju”, shkruan ajo; ... pra, Dora d’Istria që dukej asokohe sikur u bë dora e djathtë e personaliteteve si De Rada, Dhimitër Kamarda, Zef Jubani, Zef Serembe, Thimi Mitko, etj, me të cilët më së shumti rrihte mendime për kohën e saj.

Komunikimi i saj dhe letrat e tyre ofrojnë një mirëkuptim të ndërsjellë për secilën nga tematikat e tyre, por gjithashtu zbulojnë se ekziston një element njerëzor në letërsi, që një shkrimtar mund ta diskutojë më lehtë me një shkrimtar tjetër, madje edhe përtej fushës së veprimit intelektual, sesa me një njeri që jeton aty pranë, në letërsi. Në vitet e monizmit ende  formimi i gruas, aq më së shumti si shkrimtare ishte jashtë standarteve të njohura. Diku më pas nocioni kaploi terma propagandistikë dhe nisi disi fryma e edukimit. Pavarësisht ardhjes së bashkëedukimit, i cili me të drejtë duhet t'i jepte fund këtij fenomeni, gratë e shekullit të njëzetë duket se përfituan nga anëtarësimi i tyre në familjen e gjerë të shkrimtarëve. E kështu risi u qas me burra dhe gra. Historia e daljes së grave shkrimtare shqiptare është veçanërisht interesante, sepse përfshin mjaft emra, që në rrjedhë bënë epokën e tyre krijuese. Këto shkrimtare ndërtuan faqe të tëra librash që do të mbahen sidoqoftë në kujtesën historike. Megjithatë, ka mjaft arsye që duhet të shkruhet së pari për këtë tamatikë si një epokë, dhe ato, pra arsyet, kërkojnë që koha edhe sot të reflektojë mbi kufijtë më të lartë dhe më të ulët të ambicies femërore në prozë e poezi.

Kjo tematikë është mjaft e gjerë. Ajo kërkon kërkime dhe natyrisht dhe një punë të konsiderueshme. Sot po bëhet një punë e mirë nga „Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit“ dhe natyrisht në thelb mirëkuptohet vetë koha, hapësira dhe vendi në tërësinë e vetë tematikës dhe diskursit të vetë krijimtarisë, po aq sa dhe vetë termit shkrimtar, apo shkrimtare në këtë hapësirën e gjerë e të madhe gjeografike të së sotmes shqiptare.

vazhdon...

23 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page