Fatmir Terziu: Poetja që shkruan me thinja plotë dije
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Apr 18, 2025
- 4 min read

Poezia e poetes Ildije Xhemali është shkruar në vite. Dhe kjo poezi çuditërisht nuk ka moshën e saj, është botuar në kohë të ndryshme, por ka një moshë tjetër, më të prekshme, më të ndjeshme, më fine, më rinore. Është poezi e lirë, lirike, e kapshme nga të gjithë, e prekshme në situata të qarta, dhe e përshtashme për të gjithë moshat. Është një poezi që i përket tërësisë, tematikave dhe përditësisë. Këtë lloj poezie kur e shkroi, poetja kishte kaluar një kohë, me të cilën ajo frymëzoi dhe edukoi brezat në bangat e shkollës, dhe ndjenja kryesore në të është dashuria për njeriun, për fëmijët, brezat, rininën, për atdheun. Kjo është arsyeja pse ne e përkufizojmë atë si një poezi të tërësisë gjithëpërfshirëse, poezi të mesazhit të herahershëm të një zonje, të një gruaje, të një bashkëshorte, të një motre, të një femre e të një eduakatore që flet me gjuhë e bukur të mendjes, shpirtit dhe zemrës.
Poezia e saj gjithnjë fillon me një adresë frymëzimi të hershëm, të ndjeshëm por të përshtatur me një gjuhë të thekur: „Të pushtuan, të penguan, të coptuan/Shqipëtar!/Me tela, hone e gremina të përçan/Shqipëtar!/Kaluan vite, shekuj, dhjetravjeçar/Shqipëtar!/I plagosur, as i vdekur, as i gjallë/Shqipëtar!“ (Xhemali, „Koha Jote“).
Dhe këtu lexuesi pikëtakon Çajupin në kohë tjetër, atë që i bëri thirrje me poezinë e tij shqiptar, që të zgjhej e të kuptonte rrethanat dhe isinuatat që i kurdiseshin. Ndryshe, nuk ndodh me një zonjë atdhetare, me një patriote që ka rrënjët familjare thellë sa në Lushnjë aq dhe në Çamëri e që i mbjedh ato me fisnikëri e dashuri në poezi. Tek kjo dashuri është gjithnjë Atdheu. Është bukuria e tij, edhe në realitet, edhe në zgjim e në grim, edhe në bukuri e trishtim. Admirimi për bukurinë e natyrës sonë vendase në poezinë e kësaj poeteje ndryshon shpejt nga një gjendje shpirtërore në një gjendje trishtimi, e futur me lidhjen kundërshtare, por duke frymëzuar Njeriun për të qenë paralel me natyrën, mirënjohës si ajo, më saktë më mirënjohës: „Për një fjalë, si lule e vyshkur /Për një punë, si bimë e rryshkur /Për një veprim i ngaddal', i vonuar /Për një gjykim, jo i saktë, i cunguar /Për një qortim të padëshiruar /Për një këshill' të papranuar/Jo, o djalë, ashpër, nxituar.“ (Xhemali, „Më mirënjohës“)
Kështu, ajo shfaqet si zëdhënëse e një brezi të tërë shqiptarësh që kalojnë jetën e tyre edhe të mërguar nga vendlindja, edhe me dhimbjet emërgimit në kohë të tjera: „E vërtet' dhe jo çudi/Jo në tok', por n' ajri/U takuan, preshevari/emigrant edhe shqiptari/Të dy kthehen në shtëpi/Zogj shtegtar' n'sezon të ri/Dor'shternguar shihen ëmbël/Mjaltëmbla: gjuh' e nënes/Nis e flet vëllai i largët/"Amanetin s'ia thyem babes./Gjysma gjallon n'tonat troje/N'fole t'Shqiponjës bëjmë roje.“ (Xhemali, „Sot si dje“)
Poetaja dhe mësuesja, edukatorja dhe krijuesja Ildije Xhemali lindi në vitin 1952 në Lushnjë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, derisa në vitin 1973 ndoqi studimet në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" dhe u diplomua për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Elbasan.
Menjëherë ps kësaj ajo edukoi dhe krijoi familje në Elbasanin. Edijes, aty ku botoi librat e saj më pas në prozë e në poezi. Disa nga librat e saj janë si më poshtë:
- “Zemrën kam lënë peng”, poezi
- “Nxitoj”, poezi
- “Më thërrasin gurët”, poezi
- “Lule mbi thinja”, poezi
- “Petalet e shpirtit”, poezi
- “Rrëmbeja rrezet diellit”
- “Pelerinë dashurie”, prozë dhe poezi për fëmijë
- “Pelerinë dashurie”, Vëllimi i dytë me prozë e poezi
- “Labirintheve të jetës”, prozë
- “Një nga Ju”, prozë e poezi
Më premtuese sot është prania e saj në rrjetet sociale mediatike dhe aty edhe komentet e saj janë një vlerë e madhe edukimi. Ajo edhe pse është pensioniste e ndarë nga puna e saj mbi katër dekadëshe si Mësuese e arsimit kombëtar, penën dhe letrën kurë s'i ka lënë mënjanë. Nga duart e saj kanë dalë me dhjetëra gjenerata nxënësish e nxënësesh, dhe ashtu sikurse në ndërgjegjen e saj imazhi i atdheut mbivendoset me imazhin e vendlindjes dhe imazhin e jetës dhe vrullve të panfdalshme ashtu i mësoi dhe brezat e tërë. Në kujtimet e saj të shfaquara në libra, natyra shqiptare jeton me bukurinë e saj por kujtimi i së bukurës sjell vetëm dhimbje për shkak të pamundësisë për t'u zhytur në të.
Përsëritja e strofës së parë në mjaft poezi të saj intensifikon ndjenjën e trishtimit, duke shprehur dhimbjen e poetes për pjesën e munguar të atdheut të saj. Është paaftësia e heroit lirik shqiptar, po aq dhe pjesëtarëve të dashur të familjes së saj për t'u rikthyer në vendlindjen e tyre Çamëri që shkakton dhimbjen e vargut të fortë. Duke përdorur krahasimin në mjaft poezi të tilla, heroi lirik përcjell idenë se si kujtimi i bukurisë së natyrës së tij të lindjes i lëndon zemrën.
Cikli i përjetshëm dhe ripërtëritja në natyrë, pranvera zëvendëson dimrin, jeta pushton vdekjen, sugjerojnë idenë se atdheu do të rilindë si gjelbërimi ripërtëritës i Elbasanit me mushëkritë e tij Ullishten. Dhe ndonëse poezia e saj është lirike, ajo gjithnjë përfundon me optimizëm dhe një pritje ndryshimi, jeta po bëhet jetë dhe duhet kuptuar sikurse është në të vërtetë. Kësisoj Ildije Xhemali mbetet poetja që shkruan me thinja plotë dije.









Ildije Xhemali
Ne krenohemi me POETËT e SHKRIMTRËT e disa dhjetëvjeçarëve të djeshëm që bën ART dhe që me fjalën e tyre plot dritë na ndriçuan mendjen( dje , sidomos ATA që e krijuan artin burgjeve dhe internimeve) por duhet t'i nderojmë edhe Të SOTMIT që i kemi midis nesh. Dhe këta Udhëheqës drite t'i nderojmë dhe të ndjekim udhën e tyre sa mundemi dhe dimë.
NJË BIR i tillë është edhe z. FATMIR TERZIU i gjithë SHQIPARISË.
JU FALENDEROJ për gjithçka që keni shkruar për krijimtarinë time.