top of page

Fatmir Terziu: PEJË - QEPE SHQIPONJËN ME T'ZEMRËS PENJË

  • May 1, 2025
  • 1 min read

PEJË - QEPE SHQIPONJËN ME TË TUAT PENJË

Nga Fatmir Terziu

 

 

Mbi shtrat të Lumëbardhit ulen Perëndeshat,

kullat e Dukagjinit,

puthin duart e nënës,

çarshija e vjetër, mulliri i Haxhi Zekës

ndrijnë nur si drita e hënës

tek muzeu i Pejës.

 

Tek blirat e ëmbla natyra fshin djersët,

gushëkuqët me radhë ia përcjellin këngës,

timbri shpërndahet tutje mureve më dysh

ku toka papritur mbahet nën frymë

sikur zbresin e bëhen palë dhe retë

pas rrethimit tinzar që para syve të mbin

enigma shfaqet e malli brenda Manastirit të tret.

 

Një ëngjëll përkulet Grykës së Rugovës,

qesh e vallëzon i lirë shtathedhur kah bredhit

përtej rrjedhës së pastër struk plagët e gjëmës

lëngata që ballin rrjedhës ia zverdhi.

 

Në greminë oshëtin një faqore e zbrazur

mbi trup mban një gradacion cirilik

festë e mbyllur brenda Patrikanës së Pejës

vallë për tu habitur nga kush ka frikë?

 

Është gati kërcurja të kalbet nën dhe,

veç ti të mbetesh siç ke qenë Yllneshë,

disa të quajtën pesë shekuj Ypek,

të tjerë të vunë emra të tjerë yrnekë.

 

Por vetëm në shpirtin tënd mund të gjesh

sa peshon emri yt shqiptar, Pejë...

se kot këtë emër nuk e ke peshqesh

mbi Flamur qepe shqiponjën me t'zemrës „penjë“. 

 

(Pejë, 2013-2025).

 
 
 

2 Comments


Minush Hoxha
May 01, 2025

Minush Hoxha

Duket qartë se Peja me bukurinë që ka dhe historinë, inspiruan autorin deri tek shtytja të bëjë një poezi të bukur. Poezi plotë me figura e metafora por edhe me një rrëfim për historinë. Dhe, shih e habitu! Një elbasanas e londinez percepton deri në një lartësi poetike për lavd, bukurinë e historinë e një qyteti, kurse ata që duhet ta hymnizojnë-duket nga dioptri e çallatuar-nuk regjistrojnë këte. Dhe, jo vetem kjo! Autori-z. Terziu, vite më parë ka shkruar e botuar një roman të titulluar ,,Blirët e Pejes" mu në frymë të kësaj poezie. Dhe ka mahnitur lexuesit me përshkrimin e kohes të para thuaja 100 vitesh. Sikur të ndodhte sot e autori ta jetoj. Autorit urime për…

Like
Fatmir Terziu
May 01, 2025
Replying to

Minush Hoxha faleminderit! I dashur mik, avokat, poet dhe shkrimtar, por mbi të gjitha lexues i artë dhe atdhetar, Minush Hoxha. Nuk e bëra këtë zgjatje për të shënuar atë që ndjej pas komentit tuaj, por atë që ndjej për ta rivlerësuar, (se për ju në fakt ka qenë një mik i veçantë Mithat Ibrahimi që më ka folur me superlativa, e që i meritoni) se ju ishit ndër të parët që patët romanin tim „Blirët e Pejës“ në duar. Dhe me këtë rast, dua të shtoj se në realitet është ndjesi, gëzim dhe art kur gjejmë të gjithë gjuhën e duhur bashkë, sidomos në letra e në art. Ju falenderoj nga zemra! Respekte dhe uroj që të ju ketë…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page