Fatmir Terziu: „Njerëzit që ndryshojnë Shqipërinë“
Sa herë që kthehem në Shqipëri dëgjoj nga më të ndryshmet. Dëgjoj të thuhet sipas konjukturave, bindjeve, apo dhe më tej…. Thuhet. Po ai dëgjojnë të gjithë!? Në gati 30 vitet e fundit, në Shqipëri është bërë modë të thuhet se në Shqipëri asgjë nuk funksionon. Shqipëria sigurisht që duhet të trajtojë nivelet e larta të korrupsionit dhe krimit në familje dhe të plotësojë deficitet në shëndetësi, arsim dhe drejtësi. Megjithatë, prania e këtyre problemeve nuk do të thotë se vendi nuk po përparon, apo se në Shqipëri nuk ka njerëz të ndershëm, të arsimuar dhe punëtorë, që po farkëtojnë ndryshimin me veprime të përditshme.
Janë njerëz të tillë që media që unë drejtoj, „Albanian Post“ në print dhe fjalaelire.com online paraqesin dhe do të shtojnë në përditësi „Njerëzit që ndryshojnë Shqipërinë“. Frymëzimi në përditësi, dhe jo vetëm në hapësirën e ngushtë gjeografike, por për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Media debutuese flet sot me rastin e 25-vjetorit të fillimit të saj në Londër dhe kohës së tranzicionit drejt demokracisë në vendin tonë. Falë shkrimeve të përfshira në arkivë, do të njiheni përditë dhe vazhdimisht me personalitetet më frymëzuese nga bota e biznesit, arsimit, kulturës, sportit dhe sektorit joqeveritar në mesin e shqiptarëve të kudondodhur. Të gjithë ata jetojnë dhe punojnë në hapësira të ndryshme, por dhe në vendlindjen e tyre dhe dëshmojnë se mirësia, këmbëngulja dhe bujaria bëjnë punë më shumë dhe më të mira se sa ankimet dhe kërkimi i justifikimeve. Me këtë përkushtim dhe mendihmën e bashpunëtorëve profesionistë të shumtë dëshiroj ta tregojë Shqipërinë dhe ti paraqesë shqiptarët në një këndvështrim tjetër dhe në këtë mënyrë të motivojë mijëra shqiptarë që t'i përkushtohen aktiviteteve që u sjellin kënaqësi dhe në të njëjtën kohë u mundësojnë të kontribuojnë në përmirësimin e mjedisit shqiptar dhe të atij ku ata përbëjnë vlerën më të mirë shqiptare.
Historitë e këtyre shqiptarëve janë iniciativë nga bota e biznesit, arsimit, kulturës, medias, sportit dhe sektori joqeveritar. Me veprimet e tyre, ata dëshmojnë se mirësia, bujaria dhe këmbëngulja bëjnë më shumë dhe më mirë punë sesa murmuritja dhe kërkimi i justifikimeve. Njihuni nga afër duke mos iu ndarë media në fjalë…
Sot mund të them me guxim se ndihem mrekullisht mirë kur marë shkrime që më kënaqin se në Shqipëri ka shumë talentë dhe talente, po aq sa kudo në mesin e shqiptarëve. Kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se kam vënë syze ngjyrë rozë dhe jam i verbër ndaj sfidave me të cilat vazhdon të përballet vendi ynë. Unë thjesht jam duke afruar mundësi, u kam mësuar të analizojnë atë që po ndodh në një mënyrë më të gjerë dhe i kam respektuar dhe udhëzuar miqtë për të përqendruar të ndërtojnë sa më shumë që të munden, në vend që të shkatërrojnë, ose të pengojnë të tjerët të ndërtojnë. Në këtë drejtim, është mirë të merren parasysh dhe të kujtohen fjalët e shkrimtarit, filozofit, teologut dhe aktivistit të të drejtave të njeriut amerikan, Hoëard Thurman: „Mos pyesni veten se çfarë i duhet botës. Pyete veten se çfarë të bën vërtet të gjallë dhe bëje sepse bota ka nevojë për njerëz të gjallë.“
Shpresoj që të gjitha sakeni lexuar dhe lexoni t'ju frymëzojnë të kërkoni pozitiven, të ëndërroni me guxim dhe ta jetoni jetën në maksimum. Nuk po them se ka qenë e lehtë, por vështirësitë gjatë rrugës e bëjnë udhëtimin shumë më emocionues. Besoj se Shqipëria ka nevojë për më shumë njerëz të gjallë, ashtu sikurse Kosova, dhe shqiptarët në trojet e tyre etnike kudo që ndodhen. Sepse sa më të gjallë të jemi, aq më e gjallë do të jetë shqiptaria!
Comments