top of page

Fatmir Terziu: Një zë brilant poetik që nuk duhet mbajtur i strukur


Një zë brilant poetik që nuk duhet mbajtur i strukur

 

Nga Fatmir Terziu

 

Hyrje

 

Nezi Plaku Velaj është poezi më vete. Dhe këtë e dikton gjithkush që e takon për herë të parë në sinqeritetin, thjeshtësinë, respektin dhe autoritetin që reflekton në arsye të strukura thellë në shpirtin e në zemrën e saj. Dhe aty ndjen gjithkush në fakt, një poezi që struk paqe në sinqeritetin e vargut të saj. Vargu që bie në sy dhe që ndjek kohën me të cilën vetëm koha lexohet si e lëvizshme, e pandalshme, e mirëkuptueshme. Në fakt koha shkëputet të shkëpus pak pikënisje në një bisedë që enkas u bë një shënjestër për të lexuar më tej. Para rreth një viti e lexova dhe e dëgjova për herë të parë. Ishte godina e Paqes në Tiranë ajo që kishte mbledhur poetë nga shumë dimensione, e që në fakt thelbi ishte koha, paqja, ridimensionimi, vlera dhe vetë poezia në këtë diskurs të gjerë e të ndjeshëm. Në këtë diskurs ndjeva atë që pikërisht ndjen poeti kur prek me memorje udhë të ndjeshme. Dhe në fakt që aty nisi të parashkruhet projekti…

Në këtë projekt, që sot e rikthejmë në jetë, do të ndalem pikërisht në atë shënjim kohërash, kohëra që mëvetësojnë dhe shqyrtojmë poezinë e Nezi Plaku Velaj në përpjekjen e saj për t'u siguruar që poetja të fitojë vendin e saj në kohë, hapësirë dhe vend duke përcjellë dhimbjet, realitetet komplekse dhe mendimet e shumë poeteve brenda një shoqërie që i ka munguar dhe ende i neglizhohet zëri, që të flasë dhe gjithashtu të sfidoj të keqen që ndikoi dhe ende ndikon me heshtjen e pakuptueshme që po kërcënon pakuptueshëm të asgjësojë të drejtat, lirinë dhe dinjitetin e gruas.

 

Refleksioni dhe stili personal

 

Në poezitë e saj, Nezi Plaku Velaj qëllimisht refuzon të përputhet me stilet tradicionale dhe krijon me vendosmëri stilin e saj duke zhvilluar një metodë unike. Në të gjitha poezitë e saj, ajo tenton të përdorë imazhe dhe fjalë që përfshijnë mendjen e lexuesit si një uragan, për të rrjedhur me përvojën e saj të pastër, të qartë, të qashtër, të mëvetësuar e ndoshta diku-diku paksa të ashpër. Ajo manipulon emocionet e lexuesit për të ndjerë zhgënjimin, depresionin dhe traumën që shpërthejnë në fjalët që ajo shkruan pa ia dobësuar forcën. Kjo tregohet në një nga poezitë e saj “Barra e rëndë” teksa filloi me “E rëndë sa malet,/rëndon si samar mbi një qafë të filitur nga vitet”, duke përshkruar kështu momentin që njeriu humbet ndjenjën (e tij ose) të lirisë për të, dhe mbi të ngulet trauma që e deformon dhe e trajton si seksi tjetër, duke e determinuar me populloren ku gomari, pra pa u thelluar më tej është një kafshë, dhe një kafshë në të gjithë nëntekstin është vetëm për punë të rrëndomtë. Ashtu si disa nga poezitë e poetes emërmadhe Emily Dickinson, poezitë e Nezi Plaku Velaj mund të lexohen fjalë për fjalë dhe simbolikisht. Për shembull, si në një nga poezitë e saj të botuar së fundi të titulluar “Më pushtuat të tërën”. Ndërsa ka në sytë e saj dy engjëjt e saj të dashur që e kanë bërë gyshe, poetja shkruan: “E dini ç'do të thotë të jesh gjyshe?/të presësh të të vijë mjalti i mjaltit?” (Nezi Plaku Velaj, Më pushtuat të tërën”). Ajo me një dashuri të madhe, ku poezia lexohet e pastër në fjalë, “Ju erdhët si dy ëngjëj/sy dy yje që ju shkëputen qiellit,/si dy ëmbëlsira,” shton në vazhdimin e saj meditiv dhe përcaktues simbolik “mu ulët në prehër/më pushtuat të tërën /më pushtuat zemrën/dhe lotin e gëzimit ma thatë në zgavërr/ma ndalët fjalë/flisnin vetëm dy sytë tuaj të bukur,/atë natë lulëzuan dhe gjëmbat/gjelbërim,  gjelbërimesh” (Po aty) Simbolika dhe leximi fjalë për fjalë tek kjo poete natyrisht janë dy paralele që mbarten në vetë paralelet e jetës.

Dikush mund të kuptojë se duke thënë “Më ngazëllyet, më zbukuruat mbrëmjen/zemrën ma çuat peshë /natën ma ndriçuar,/e kthyet në ditë me vezullime.” shkrimtarja ilustron ato momente kur ajo mbeti në një dualitet kohor me dhimbje, pasi me shumë mundësi ishte ndjerë e braktisur, e harruar, por e dashuruar me dhimbjen dhe e përkëdhelur vetëm prej saj. Dhe ndonjëherë dhimbja e shtyn atë të përdorë simbolikën e ndriçimit, por në këtë simbolikë ndryshe nga të shkuarat “Hëna mori tjetër shkëlqim,/dhe dritat llamburitën ndryshe /më e bukura se çdo gjë, ishte buzëqeshja juaj.”, kështu që nuk e reflekton atë me mprehtësinë e dhimbjes që duhet kujtuar, por jo harruar. Në mënyrë simbolike, ajo që trajtohet mund të shkurtojë jetëgjatësinë e ditëve depresive, realitetin e ditëve më të gjata, ose ankthin e ditëve të errëta.

 

Diksursi i përvojave të hidhura

 

Është një metim me poezi, në të cilin poetesha tregon rrëfimin e përvojave traumatike të jetës së saj, dhe jo vetëm të saj. Është unike pasi përdorimi i artit të poezisë për të shkruar një kujtim është i papëlqyer në këtë epokë dhe kohë, por poetja mblodhi pjesët e thyera të historisë së jetës së saj dhe i ndërtoi ato në poezi dhe më pas i prezantoi në një poemë, sikurse është e veçantë „Poema e Lotëve“.

Në fakt kjo poemë duket e qëndisur mirë me fjalë për fjalë dhe simblika dhe nëë tërë strukturën e saj lexohet si një nëndarje e trajtuar me kujdes me një varg hyrës të shtjelluar “Gulçon thirrja ndër vitet e pluhrosur,/Shkallmon muret e kështjellës së gurtë/Shpirti gulçon dallgën e trazuar të dhimbjes,/Netëve më shfaqet si përbindësh, vrasësi i babait tim”. Kjo hyrje e tillë tek kjo poemë i jep lexuesit një pasqyrë se si ajo i mori të gjitha dhimbjet dhe traumat për të cilat ajo shkruan tani, dhe ku ende vrasësit. Ebabait i shfaqen, i dalin në skenën e saj memoriale dhe ajo ndjen traumë, dhimbje, depresion, por që në artin e saj poetik e shkruan dhe e tejkalon.

Në vazhdimin e kësaj poeme diskursi i përvojave të saj të hidhura thekson ato momente në të cilat autorja lufton për t'i mbijetuar atyre realiteteve të errëta, që lanë në errësirë eshtrat e të atit. Ajo shkruan „Thërras me zë të çjerrë, një “Ah” që del si klithëm,/Zëri mbytet, humbet thellë në humner,/Zemra shpërthen, me duf e shpalos vrerin,/Ndënë tokë, rënkojnë nga dhidhja shpirtrat e vrarë./Kërkoj eshtrat e babait, në këtë kohë të trazuar,/Atë e vrau dora e djallit gjakatar,/Se ku i kanë hedhur?! Oh sa shumë kemi kërkur?!“ (Po aty), duke ilustruar tërë procesin e nevojshëm të zgjimit ndaj realitetit të ri traumatik të krijuar nga kjo errësirë e gjatë në të cilën nuk ndodhen vetëm eshtrat e babait të saj të vrarë, por dhe ëndrrat dhe pritjet e saj të gjata e të pashpresa.

Pjesa tjetër ilustron procesin e zgjimit ndaj realitetit të ri traumatik e plotë zhgënjime „Kërkojmë drejtësi në këtë demokraci të zhgënjyer“ dhe në pjesën në vazhdim autorja e çon lexuesin në rrugën e përpjekjeve të shumta që ka bërë, në përpjekje për të shëruar veten nga përvoja të plagosura që i kanë shkaktuar asaj agoni dhe dhimbje të tilla „Ah, sa zëmra vajtojnë, kanë vite që jetojnë lëngimesh,/Si thëngjilli në hi digjen në prush e flakë,/Një zjarr i fshehur rrinë në gjirin tim i pa shuar,/Dhimbja shpirtin e trupin ma ka përflak/Po ku je o Baba? Të lutem a s’më thua?“

Pasi mori guximin për të ndarë përvojat e saj traumatike, poezitë e saj, veçanërisht nga jeta dhe përvoja e saj diskursive me mbresë të kujtimeve, u ndikuan kryesisht nga ecja e thjeshtë e saj poetike në jetë e në varg, një poeteshë e strukur në poezi, poezia e së cilës buron nga përvoja, aktivizmi dhe induksioni femëror konstruktiv jo i luftës dhe urrejtjes. Në punën e saj me vargun e bardhë, poetja ndër vite shkroi përvojën e saj të rritjes si vajzë, paragjykimet dhe heshtjet ndaj kohërave dhe vetë kohës që jetojmë dhe abuzimin dhe traumën që mund tërezultojë prej një dështimi dhe zhgënjimi demokratik.

Poezitë e Nezi Plaku Velaj pa dyshim ndajnë ngjashmëri në temë, ton dhe objektiv me atë të vetë dhimbjes, dashurisë dhe realitetit të një rruge të gjatë që ka ndjerë ajo në çdo hap. Për shembull, më poshtë është një poezi nga të shumtat e saj me titullin „Ëndërrime“ ku thekson „Ta kap hënën rrezeartë ta ul poshtë me duar,/Shumë gjëra të pa thëna i kam mbledhur në kraharor,/Në bisedime të sfidojmë ylberet plot vesë mëngjeseve,/Sfidë t’ju bëjmë viteve të vështira, pemëve kurorë./Ashtu sonanbul mbi krah pëllumbi të ulem poshtë,/Hëna të më shoqërojë me mantelin e mëndafsht/Në krevatin e ëndrrave të ulem me kujdes ngadalë,/Zgjimi të më përshëndes dhe të më thotë:/Zgjohu! Mirmëngjes!“ („Ëndërrime“)

Ajo i përpunoi me kujdes këto fjalë në një mënyrë që të dallojë dashurinë (që mund të jetë një e mohuar) dhe të bëjë dashuri në mantelin e mëdafshtë, duke e ftuar lexuesin të ndiejë dhimbjen që ndjen njeriu që i mohohet e vetmja lumturi e jetës së tij në vite.

Ndërsa „Le të ëndërrojmë duke pritur yllin të dalë“ e Nezi Plaku Velaj sugjeron që ajo (ndonjëherë) nuk po lodhej më të tregonte përvojë të pastër (vetë) në pritjen e saj të gjatë, por në atë që mbetet thjesht në ëndërrime. Nezi Plaku Velaj nga ana tjetër trajton të njëjtat çështje me autoritet dhe guxim më të madh në një mënyrë jodramatike, plotësisht autentike, duke i bërë jehonë nga një përvojë e thellë dhe e pastër vetjake, të dashurisë së shtëpisë së pastër e të dashur, siç tregohet tek poezia „Do të kthehesha si dallandyshe“ siç citohet më poshtë: „Si Hirushja, këmbë zbathur nga gjumi i gjatë,/tek ty të zgjohesha/Si pulbardhë e trumcak që kërkojnë të gjejnë folenë e vjetër/Aty, tek pragu yt, një trëndafil, një ulli ta mbillja si kujtesë./Aty të ulesha, të çmallesha, ti buzëqeshja e të më buzëqeshë,/lulja me vesë e shegës.“ („Do të kthehesha si dallandyshe).

Të dyja poezitë nxjerrin në pah të njëjtat përvoja traumatike si dhimbja, tortura psikologjike, shtypja emocionale, dhe përvoja të tjera të dhimbshme të lidhura me të cilat vuajnë poetet e një kategorie të tillë dhe janë shkruar në përgjigje të nevojës për t'u shprehur kundër përvojave të tilla të shëmtuara që të mos ndodhin e të mos bëhen asnjëherë, e në asnjë vend në mënyrë alarmante trend.

 

Përfundim

 

Si përfundim, vendimi i guximshëm i Nezi Plaku Velaj për të aktivizuar mendjen e saj krijuese duke krijuar me mjeshtëri stilin e saj unik që është i përshtatshëm për të dhe për të shprehur ato përvoja të dhimbshme që janë unike në mjaft raste vetëm për gratë, u ka dhënë grave më shumë zë dhe për të rritur moralin e tyre për të ndarë të tyren, për të ndarë përvojat e dhimbshme e të strukura e të vrara nga kohërat.

Në shkrimin e saj poetik, në vargun e saj autentik, Nezi Plaku Velaj ishte dhe mbetet, sikurse është më shumë e shqetësuar për përdorimin e poezisë për të shpëtuar nga nocioni torturues i plagëve (që është një metaforë për gjendjen e emocioneve intensivisht fshikulluese), në vend që të shqetësoj veten me mendimet se si njerëzit do të reagojnë pasi ta lexojnë atë. Dhe duke derdhur dhimbjen dhe traumën e saj pa rezerva apo zbehje, ajo ngjall emocionet e lexuesit, veçanërisht asaj që ka ndodhur dhe tentohet që të harrohet, dhe ndaj të gjithë simotrav etë saj që kanë pasur përvoja të ngjashme për t'u lidhur me poezitë e saj, për të ndjerë të njëjtat ose të ngjashme dhimbje dhe trauma që e çuan atë të shkruante e më shumë se më e rëndësishmja, ajo i jep energji dhe fuqizon shumë zëra për të treguar historitë e tyre pa frikë se cili do të jetë reagimi i njerëzve ndaj tyre.

84 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page