top of page

Fatmir Terziu: Një libër institucion më vete i Fatmir Mingulit për Durrësin



 

Shkrimtari, kritiku, hulumtuesi dhe mbi të gjitha njeriu i vëmendjes së duhurtë Durrësit, Fatmir Minguli, kohët e fundit po del para lexuesit me librin që ka një titull të çuditshëm „Durrësi i Humbur“ (Botimet 2M; 2025). Me një nëntitull „Një homazh për Durrësin e humbur – kujtime, histori dhe pasqyra e një qytetiqë jeton në zemrat tona“ autori shkon rrëmon thellë në vite për të zbuluar kulturën, toponimet, hallet, dertet, trillet, figurat dhe rrëfimet, bashkëjetesën kulturologjike dhe historike dhe mes memrojes i shtron si një art më vete për lexuesin e gjithëndodhshëm.

Ndërsa jam në hapat e para të leximit të këtij libri që në fillim të herës dua të them pa u nxituar se një institucion i ri durrsak i detyrohet shumë Fatmir Mingulit. Së pari, për faktin se ai me penën dhe kërkimet e tij ka nxjerr që në fillimet e themelimit qytetës mjaft „aekeologji“ kulturologjike, dhe me penën e tij ai krijon padashje një kurrikul të mrekullueshme për trashëgiminë kulturore, e cila vazhdon të shkërrmoqet edhe sot e kësaj dite, dhe së dyti, për dhurimin e një koleksioni të tillë narrativ që ka vlerë arkivash dhe librash me vlerë. Ne i mblodhëm të gjitha në këtë pikë, duke i lexuar shkitazi, dhe themi se ato edhe pse janë në një libër, ato janë dhe kanë rënë institucionalisht në një hapësirë ​​të vogël biblioteke dhe tani emri i saj qëndron mbi këtë koleksion të çmuar libri dhe librash referimi mbi kulturologjinë dhe historinë e një qyteti kaq domethënës për Shqipërinë e Kombin. Padyshim që ky është një nga qytetet më të vizituara nga studentët, pedagogët dhe vizitorët e huaj në shkallë ballkanike, dhe jo vetëm në kuadër turizmi. Kështu mund të themi se Fatmir Minguli e ka lidhur tashmë autoritetin e tij edhe si studiues, intelektual dhe avokat i dijes me emrin e Institucionit të Ri Shqiptar, të Memorjes Kulturologjike, për të cilin e falënderoj nga zemra.


Mosha dhe shëndeti janë një dhuratë nga Zoti. Ajo që është e vështirë të thuhet është se cili është kontributi personal që dikush të arrijë një epokë kaq të artë. Një intelektual i shquar, me arritje të mëdha në depërtimin në kohët e hershme të historisë së gjatë të Durrësit, një profesionist me formim të jashtëzakonshëm në fushën e tij, por edhe qytetar dhe figurë kulturore, cilësi që nuk kombinohen lehtë në botën tonë moderne, Fatmir Minguli është e gjitha kjo sepse është një person jashtëzakonisht i përkushtuar dhe serioz. Jo aq larg nga kulmi i moshës së tij, më duket se e kuptoj sekretin e kësaj arritjeje, qëndron në partneritetin e harmonisë, respektit dhe inteligjencës, të cilat nuk kundërshtojnë të përditshmen e vogël me intelektualin e lartë.

Të njëjtën gjë e them në një mënyrë tjetër. Pranë nesh kemi një burrë vërtet të shkolluar universitar, i cili arriti të lidhë dy kohët – atë të madhe historike dhe atë më të vogël jetike. Lidhje e mrekullueshme. Sepse disa arritje të tilla janë të pamundura nëse njohja e madhe e jashtme e kohës historike nuk merr forcë nga njohuritë e vogla të brendshme të jetëgjatësisë sonë pakrahasueshme më të shkurtër, të kursyer në mënyrë të veçantë, por edhe të ngritur në shkallë nga kontakti me historinë e madhe. Ky është interpretimi im i asaj që ka arritur me këtë libër Fatmir Minguli. I uroj sinqerisht suksese të mëtejshme, ne do ta ndihmojmë. Kjo analizë e shkurtër nuk është fundi i leximit sonë. Presim më shumë vepra të tij dhe të përbashkëta dhe besojmë se kjo aventurë kohësh ndërthurëse dhe intensifikimi do të vazhdojë.


Shënim: U gëzova pa masë kur ma solli nga Durrësi, dhe më tregoi në Londër, një vepër të tillë, miku ynë i përbashkët, artisti dhe muzikanti me vlera, „Nderi i Burrelit“, Adham Prifti, i propzuar prej gati një viti për „Qytetar Nderi“ në Durrës. .

 
 
 

1 comentario


Invitado
27 feb

fatmir

Faleminderit Fatmir Terziu per analizen fluide qe i bete "Durresit te humbur" . Iu premtoj nje kopje per biloteken tuaj!

Me gusta

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page