
Një libër diskursiv me vlera patriotike
Nga Fatmir Terziu
Kur marrim parasysh mendimet individualiste alternative, mund të na mungojë lloji i sistemeve përcaktuese, didakte, historike, vlerëdhënëse, që shtetet kombe ua imponojnë me gatishmëri qytetarëve të tyre me gjithë madhështinë dhe autoritetin e pushtetit „politik“ dhe buxhetet e pakufizuara për performancat kombëtare të kohezionit. Një ekzaminim i komenteve mbi këto sisteme të interpretimit të thellë shpesh demonstron se si individët, autorët, të zhytur në një ide të veçantë të 'personales', përqëndrohen rreth çështjes së 'ekzistencës kombëtare'. Nga njëra anë, kjo i bën tekste të tilla një lexim interesant për studiuesin e tërësisë në këtë pikë. Nga ana tjetër, ngre pyetjen e përhershme: nëse pjesëmarrësit nuk zgjedhin ta quajnë një sistem përcaktues nnjë komb, atëherë a mund të studiohet si i tillë? Dhe a mund t'i marrim ata që refuzojnë emërtimin e patriotizmit individual si të mashtruar disi, apo është rasti që, në fund, është dijetari ai që ka gabuar?
Në të gjithë këtë kontekst vjen një libër i shkruar ndër vite nga Prof. Dr. Mehdi Hyseni, që në thelb vërtet ka një lidhje gjaku, një plejadë familjare patriotike, por në tërësinë diskursive ka lirinë, dhe argumentimin lirshëm. „Më jep lirinë të di, të shqiptoj dhe të argumentoj lirisht sipas ndërgjegjes, mbi të gjitha liritë.“ Këto fjalë të famshme i përkasin sigurisht Areopagitica-s, ose Një fjalim i z. John Milton për Liria e shtypjes së palicensuar, në Parlamentin e Anglisë. Botuar në nëntor 1644, Areopagitica mbetet pohimi më i qartë i John Milton-it për rëndësinë themelore të lirisë së shprehjes. Megjithatë, ndërsa i afrohemi 350 - vjetorit të vdekjes së Miltonit (në nëntor 1674), 'liria' që ai mbrojti me aq forcë po vihet nën sulm të bashkërenduar. Universitetet po pastrojnë kanunin nga meshkujt e bardhë të vdekur (si Milton) në emër të dekolonizimit. Paralajmërimet e aktivizimit vihen në libra që përmbajnë përmbajtje gjoja fyese. Të ashtuquajturit lexues të ndjeshmërisë kontrollojnë para-publikimin e punës së autorëve për t'u siguruar që ajo të mos ofendojë askënd.
Kështu ndoshta ndodh dhe me fshirjen e emrave që përbëjnë thelbin e këtij libri të Prof. Dr. Mehdi Hysenit, që i përkushtohet në thelb: „Prandaj, ata që kanë hequr emrat dhe veprat e babit tim, Hysen (Sh) Hyseni, të xhaxhait tim, Zenel (Sh) Hyseni dhe të Shaban (Z) Qylaga nga faqet e ndritshme të historisë së brezave të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës (1941-2008), kanë bërë një gabim fatal, duke i mbetur borxh të së vërtetës historike të luftërave të tyre për Kosovë dhe për Shqipëri Etnike brenda kufijve natyralë, historikë dhe gjeopolitikë në Gadishullin Ilirik.“ (Hyseni, 2024: 2).
Mbi këtë tematikë dhe me thelb patriotizmin është një pjesë e një serie tematike nga libri i ri i Hysenit mbi aspekte të jetës, realitetit angazhimit, luftës dhe përpjekjeve të të lartcituarve dhe më gjerë, sikurse do të lexohet në këtë libër të shkruar thjesht dhe pa komplekse stilesh. Prof. Dr. Mehdi Hyseni është një gazetar me një botëkuptim të gjerë thelbësor të situatave patriotike dhe natyrisht një akademik që meton gjithnjë tema dhe probleme të rëndësishme në përditësi. Ai ka gdhendur një vend në këtë punim si një komentues domethënës i psikikës së kohërave, kështu që është shumë e përshtatshme që këtu ai të marrë parasysh marrëdhënien adekuate të individit në këtë aspekt.
Dhe kombi mbetet një thelb më vete.

Libri në fakt, nuk ka të bëjë me „patriotizmin“ si i tillë; përkundrazi, përshtatet fort me një zhanër që merr në konsideratë kultin kombëtar të patriotit përkushtues shqiptar të vdekur, dhe antitezën e tij, jetën në kushte okupimi. Ky sistem i parë i besimit shkon nën thelbin e lirisë, sepse është një kult që fillon si një ritual kolektiv i zbutjes së traumave dhe kujtimit për një numër të madh shqiptarësh që kthehen nga luftërat e shekullit në një vatër të nxehtë sikurse ka qenë Kosova. Nga vitet në përkushtim e në vazhdim, kur patriotët e larcituar filluan të angazhoheshin, sipas studiuesit dhe shkruesit të librit, kulti patriotik nuk u shua bashkë me ta, por mori një entuziazëm të ri. Kjo tani përqendrohet tek ata që e kanë sakrifikuar veten për vendin, megjithëse brenda kornizës shumë të kufizuar të luftës jashtë propagandës së shtetit.
Patriotizmi i modifikuar, dhe „kombi“ si i tillë në thelb janë një mit që është osifikuar në dhe rreth hapësirave tona publike dhe diskursit kombëtar në masën që tani dominon mbi të gjitha konstruktet e tjera mitike të kombësisë. Kjo është për mjaft arsye, të cilat për një kohë të gjatë e kanë mbajtur peng lirinë në të gjithë vendin. Kjo ka qenë veçanërisht e dukshme në vitet e okupimit serb fillimisht u përqendrua në spastrime, fushta dhe dënime, por thelbi tani lidhet me të gjithë kujtimet e shkrimet që flasin lirisht për të vërtetën dhe lirinë. Si zemra mitike e kombit tonë, vetë thelbi i trajtuar i Hysenit në këtë libër, është një kompleks rrëfimtar që është i rëndësishëm për atë që lë jashtë hamendësimet dhe trillet; përjashtimi më i madh është Shqipëria Etnike, ose Gadishuli Ilirik, të cilat i mëshon fort në libër ky autor.
Autori në fjalë guxon dhe cek të rëndësishmen e një diskursi që përcakton qartë kur sjell në pah në këtë libër një „filozofi realiste“, që sipas autorit „duhet të jetë embrioni i themelit dhe i përmbjatjes të së vërtetës historike të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike“, dhe për më tej kjo të mos jetë „mohimi dhe lokalizmi i mjerë fanatik në stilin e egoizmit dhe të egocentrizmit mëhallor mikroborgjez dhe injorant“ (po aty). Me këtë rast preambula egocentriste e urtisë popullore “Lopët e mia më të mira në katund” ka një pikëtakim të rëndësishëm në atë që kërkon të trajtoj dhe të sjellë në vëmendje autori.
Rrjedhat filozofike, cekja normative dhe diskursi në këtë çështje
Në tërësinë e vlerave dhe rrjedhave filozofike të veprës autori ndalet tek motivi për të shkruar këtë libër, por dhe tek ajo që Naom Chomsky e Albert Camus pohojnë se “durimi është virtyt më i lartë i njeriut”. Autori është i bindur në këtë pikë se kjo filozofi „nuk u dëshmua me rezultatet e saj konkrete në praktikë në Kosovë (1989-1999)“. kjo e bën interesant mendimin e autorit, i cili më pas thellohet në fakte, normativa, realitete dhe tek diskursi që thellon bindjen e tij në këtë çështje. Këtë çështje, të cilën autori e sheh dhe si një pretekst për të shkruar këtë libër.
Kjo për autorin shpjegohet, se pretekst kryesor për të shkruar këtë roman me temë historike kombëtare dhe atdhetare shqiptare për vëllezërit e pandashëm Hysen dhe Zenel (Shabani) Hyseni nga fshati Bivolak i Vushtrrisë, ishin fatet dhe faktet e tyre përfshirëse jetike. Autori mes përmbledhjeve të tij deklaron se ata „jo vetëm se kanë marrë pjesë, por edhe kanë kontribuar me të madhe me armët e tyre (pushkë, topa dhe mitralozë) në përplasjen e ashpër kundër hordhive çetniko-parizane, që numëronin mbi “40.000” veta të UNÇJ-së, të dërguara nga Titoja dhe nga Rankoviqi“ si dhe ata „të komanduara nga gjenerali malazez, Savo Dërleviq në Luftën e Shaban Polluzhës (pothuaj se njëmuajshe, java e fundit e janarit dhe shkurti i vitit 1945) për të futur Drenicën nën administrimin ushtarak më 8 shkurt 1945, me qëllim të fundmë, që shqiptarëve në Kosovë t’ua impononin Serbinë, përkatësisht Jugosllavinë si shtet të tyre, jo Shqipërinë mëmë dhe bashkimin kombëtar sipas së drejtës historike dhe të së drejtës së vetëvendosjes“.
Autori e sheh këtë si „falsifikimi i egër i së vërtetës historike i Luftës së Shaban Polluzhës (“25 janar-21 shkurt 1945”), duke qenë se për shkak të mos anketimit të protagonistëve-pjesëmarrësve kryesorë, që kanë luftuar krahpërkrahë me Shaban Polluzhën, me Mehmet Gradicën, me Aziz Zhilivodën e me qindra bashkëluftëtarë të tjerë në zë të Artakollit, të Drenicës dhe vise të tjera të Kosovës.“ Me fakte të tjera autori ndalet e sqaron për Hysen (Sh) Hyseni (1915-1991), ku mësojmë si lexues se „Xha Shini i Stanofcit të Epërm i shpëtoi me “pajtanin” e tij, pas 3 ditë lodhjeje nga udhëtimi në këmbë prej Nishit deri në Prishtinë“ dhe ku „babai i autorit, Hyseni e „siguron axhën Zenel, duke i thënë, „tash mos ke merak se di ta përdor edhe mitralezin “maxim model” të gjermanit etj.“
Nëkëtë rrjedhë filozofike natyrshëm del në pah patriotizmi, i cili ka një hapësirë të madhe në libër. Por ky patriotizëm nuk është thjesht baza në parimin se vendi mbron vlera të tilla si liria, drejtësia, jodhuna dhe barazia, por tek thelbi që duhet të kuptohen ato të tëra në tërësinë e tyre, dhe në vetë thelbin e cekjes normative dhe vetë diskursin në këtë çështje. Ndërsa dihet se Atdhetari beson se qeveria, ideologjia dhe njerëzit e vendit të tyre janë në thelb të mirë dhe se ata duhet të punojnë së bashku për të përmirësuar gjendjen e tyre, por ajo që trajton autori e bën një kuptim më të gjerë e më të nrdiçuar me të dyqind e shtatëdhjetë faqet e tij.
Konkluzion
Një libër që vjen ndryshe, me një format të thjeshtë, por të guximshëm, realist, praktik e të lexueshëm në të gjithë hapësirën shqiptare e më gjerë. Kjo për të kuptuar e nënkuptuar atë që vjen nga e vogla në dimension, dhe për të forcuar besimin se e vogla ka një rëndësi të madhe në atë që formëson tërësoren, ose atë që përbën faktorin historik. Libri në fjalë ka mjaft fakte interesante, ndriçon mjaft pika në kohë, hapësirë dhe vend, dhe i bën ato pika më të rëndësishme në leximin e plotë të një vepre të madhe të përkushtuar me jetë njerëzish të devotshëm për një kauzë të drejtë.
Ndërsa autori zbulon fakte, libri na sjell vlera. Këtu në këtë libër faktet që eksplorojnë vlerat në lidhje me njerëzit, individualitetet dhe realitetet janë vetë kompasi i vlerave që bën rrethrotullimin në arsyetoren se çfarë na mësojnë të gjithë këto fakte dhe vlera për qëllimin, jetën dhe përfshirjen. Ky libër eksploron vlerat e mjaft prej emrave më në zë në periudha të ndryshme, dhe se si ato mund të mirëlexohen në ditët tona dhe nga brezat që do të vijnë. Vështrimet e librit përfshijnë mjaft gjëra të panjohura më parë. Libri tregon se ndarjet midis mendimeve të njerëzve janë për shkak të interesit të ngushtë vetjak, dhe jo shqetësimit për të mirën e vlerës së përbashkët njerëzore.
Vlerat kanë rëndësi në këtë libër, pasi vlerat mund të transformojnë një komb dhe t'i mësojnë botës mësime të vlefshme për suksesin. Nga thelbi diskursiv i autorit të këtij libri del nënteksti se ndërtimi i një bote më të mirë mbetet një mirëdedikim për të gjithë.
Ky libër gjithashtu përfshin ide të tilla si shoqëritë më të barabarta janë më elastike dhe kanë më shumë gjasa të kenë institucione të fuqishme politike dhe politika të qëndrueshme, kur ato ndikohen dhe udhëhiqennga mendje të lira e të bashkuara në mendime e veprime. Autori ka shkruar një libër me një gjuhë të thjeshtë, por ka guxuar të na japë mjaft gjëra interesante, të cilat duhet lexuar me patjetër, edhe pse mund të kenë debate të rëndëishme, ose përciptazi në aspekte të ndryshme trajtese.
Comments